| E premte, 02.09.2016, 07:10 PM |
Jusuf Zenunaj
NGRIHU ATDHE
I bukur, i miri,
imi atdhe,
mashtrimi, tradhtia
shkoi deri në re!
"Atdhetarët " - këlyshë.
Vetullen e Alpeve ta prenë,
ta prenë më shumë se në dysh
Kaçorri(Çakorri),
Gurrat e Bardha
me to Ishtedimi...
O Bjeshkët të Nemuna
siç i patet dje
sot më n'gji s'i keni.
Zërin le ta ngre
fëmija edhe plaku,
papritur na u coptua edhe Liqenati !
Lot lëshon Tomori,
vajtojn Gjeravica,
tradhtarët s'i falin- jo
Llapi as Drenica.
Oshtimën rrisin Drini e Osumi
Ngrihu n'këbë atdhe
botës tregoi,
ku e ke kufirin
e që s'të tradhtojë
në këtë rrezik gjumi......