| E hene, 29.08.2016, 06:03 PM |
Pajtim
po, por se pari kerkimafelje nga Serbia
Nga Zejdush Kastrati
Lideret tane dhe institucionet e Kosoves, karshi veprimeve dhe kerkesave te Serbise , qe pas largimit te forcave serbe nga Kosova me 1999, e deri me sot, po sillen dhe po tolerojne aso veprime, qe nuk do ti lejonte asnje shtet ne rruzullin tokesor, qe proklamohet si i pavarur, sovran dhe funksional.
Te rralle jane ata, bile edhe ata qe humben tere familjen, dhe me te afermit e tyre , ne luften e fundit, qe nuk do te pajtoheshin per pajtim me serbet, sepse e deshem apo jo, i kemi fqinje dhe edhe gjeografikisht komshinjet e pare, por kurresesi nuk do duhej te lejohej qe pa kerkuar falje filimisht lideret e Institucioneve te Serbise, dhe ate qe nga "varremihesi " Nikoliq, "demokrati" Vuqiq , sugari i Millosheviqit, Daciq, por edhe te tjeret publikisht te pekulen para varreve te shqiptareve kur vizitojne Kosoven, veprime qe do te ndihmonin me se shumeti ne pajtim mes dy popujve.
Ka shume arsye qe gjithesesi serbet do duhej te paret te kerkonin falje, pasi qe ata ne trojet e ish Jugosllavise bene 5 luftera, ata nuk pajtoheshin per ndarje paqesore, ata ishin qe erdhen dhe bene dhune .terror e gjenocid ne Kosove, dhe nuk ishim ne, qe shkuam ne Serbi , ata jane po te njejtit qe edhe pas 16 viteve qe u larguan nga Kosova, provokojne, deklarohen dhe angazhohen per zhberjen e Kosoves, bllokojne proceset integruese te Kosoves, pengojne e provokojne gjithkund e gjithnje qofte ne forume nderkombetare , por edhe sa i perket integrimit te serbeve ne Institucionet e Kosoves.
Edhe perkulja e Hashim Thacit para varreve te serbeve te vrare pas lufte ne Kosove, (me epitaf ofendues per shqiptaret), mendoj se eshte e hershme dhe kurresesi nuk eshte dashur te behet para se nje gje te tille ta benin lideret serbe te Beogradit, por si duket gjinthnje ne shqiptaret ne kohe jemi ngutur dhe po ngutemi, andaj nuk me habisin edhe deklaratat e dy ministarve serbe te cilet vetem me letra dhe sa i perket benefiteve jane ne qeverine Mustafa, sepse slloganet i kane edhe me konfrontuese e irituese se sikur te ishin pjese e kabinetit te Vuqiqit, dhe pa fije turpi e pergjegjesie , sillen sikur Kosova te ishte Shumadi !!!
Pra, pajtim po, por se pari kerkimfalje nga Serbia, dhe ndryshim rrenjesor te raporteve me Kosoven.