| E hene, 29.08.2016, 04:34 PM |
Mustafë Rugova
Zana... Zefi e Mustafa...
Jo me shume se dy jave dite
njaj Zefi djali prej Malsise
me çon fjale e mbush me qefe
per nje zane atje mas-bjeshke.
Qe' çka m'thote i miri Zef
(pifte dolli e pastë shendet):
- per njat bese o vlla Mustafe
Zana ty fort asht' tuj t'dashtë.
Nisu prape pra me e takue,
tashti rruget ti i ke m'sue
vec kur çel Ajo njanin sy
drite e ban krejt nje Nahi.
e me ba me i hap dy syte
krejt Rugoven ka me zdrite
kur te bahesh ti me zanen
Oret e bjeshkes nisin kangen.
Zana vete Ty ka me t'thane
-po kjo kangë more ti djale?
ke me i thane unë nuk di gja
Ajo qeshë e nuk dvet ma!
Zana e lume shpirt-tranue
krejt me flok ka me te mbulue
ma andej s'di çka me t'thane
deshmitarë paç diell e hanë.
Ato t'shohin prej n'hava
nje zot e din aty çka u ba!
Keto fjalë t'Zefit t'Malsise
fort e rrast i'kam begenisë.
...!
Qeshtu pra o miqte e mi,
Zana... Zefi e Mustafa...,
Bajne kuvend per bukuri
ah moj Zanë hajrin ta pasha !
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, Gusht 2016-