| E premte, 26.08.2016, 08:52 PM |
Kohët
i gëdhendi në këngë..!
(Me sharki e çifteli, mjaltë e këngë për ty Shqipëri !
Me rastin e 31 vjetrorit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Dervish Shaqa)
Nga Xhevahir Cirongu
Koha ecën me hapin e saj..! Bashkë me atë, edhe ne rrugëtojmë të kapur fort dorë për dore deri aty sa vjen një ditë e i themi lamtumirë! Para se t’i themi asaj lamtumirën e fundit, ajo na këshillon që kohën e madhe të Jetës ta shijojmë e ta gëzojmë; sepse koha që ne jetojmë na fton në oazin e madh të magjishmes Lirijetës për ta jetuar me ndershmëri atë. Ajo na bën me flatra mendimesh që ngjiten deri në qiellin e kaltër me yje të ndritshëm jetdhënës. Ne, si qenje njerëzore, të vetdijshëm për ato ç’ka bëjmë rreth botës që na rrethon, ajo që na lind e rrit, kjo që na fal frymarrje e tinguj kur flasim, ajo që na frymëzon e jep forcën e shkëmbinjve , por mbi të gjitha në shpirtin tonë Koha – Jetë na jep edhe fjalën e shkruar e tingullin e këngës ! Prandaj duhet të ecim me hapin e hohës, se kështu edhe kur largohemi prej saj një ditë, me gjurmët e mirësisë që lëm aty, Koha – Jetë na mban përgjithmonë të gjallë në gjirin e saj. Të dish ta vlerësosh kohën që jeton, sepse vetëm një herë vjen tek ne ajo, dhe kur Kohën- Jetë e vlerëson dhe i jep dimesionet e vlerat e duhura asaj; natyrisht, edhe ajo të jep vlera jete der në përjetësi, pavarsisht se jemi larguar fizikisht prej asaj kohe që na lindi. Të tillë njerëzjanë të rrallë që koha i vendos në peidestalin e saj. Ata i bën që të jenë gjithmonë në lëvizje në Kohë – Jetë edhe pas vdekjes si yjet që ndriçojnë në qiell. I tillë ishte dhe mbeti rapsodi i këngës popullore Dervish Shaqa.
Kanë
kaluar 31 vite, pikërisht atë ditë të datës 11 prilli të vitit 1985, kur
rapsodi ndaloi këngën për t’i thënë fjalën e lamtumirës Sharkisë e Çiftelisë aq
të dashur; me të cilat u rrit e u thinj nëpër kohët plot tallaze , e me
mjalitin e këngës që ai i këndonte me gjithë shpirt nënës Shqipëri; shëronte
plagët e gjakosura të shpirtit të tij. I digjej shpirti, i bëhej copa – copa,
sepse shikonte atdheun të gllabëruar nga shovinistët fqinjë ballkanas e ata
perndimorë, të cilët me kthetrat e tyre po i zinin frymën tokës shqiptare. Këngëtari rapsodist si
Dervish Shaqa janë të rrallë, ndoshta vetë Koha – Jetë i lind për të
përjetësuar vetë kohën e ngjarjet historike ku edhe vet rapsodi i këngës
popullore e jetoi atë. Nuk është
rastësi, por një mrekulli natyrore lindja e krijuesit e këngëtarit Dervish
Shaqa, pikërisht në vitin e shalljes së Pavarsisë më 1912. Ai lindi atje në
fshatin Llukë të Epërme të Deçanit, ku janë zhvilluar ngjarje historike që kanë
ngelur përjetësisht në memorjen e historisë së kombit tonë. Rapsodi i këngës
popullore, i cili i këndonte me aq zjarr e ngrohtësi që i buronin nga shpirti,
frymëzimin e kishin te legjendat e historitë e treguara nga të afrmit nëpër
shekuj që luftonin për lirinë e pavarsinë e atdhut. Ishte Dervish Shaqa që
jetoi dhe përjetësoi me këngët e tija, me tingujt e sharkisë e të çiftelisë
ngjarjet historike nëpër dekada të popullit tonë të shekullit XX- të. Në këngët
e kënduara prej tij, frymon tingulli i jetës dhe i dashurisë për atdheun, për
heronjtë, vendlindjen, njerëzit që sakrifikuan edhe me jetën e tyre për lirinë
e atdheut. Ai i këndon Azem e Shote Galicës, Isa Boletini e Bajram Curri...! Në
sofrat e gëzimeve familjare, ndonse i vogël në mosh, Dervish Shaqa merrte
sharkinë e këndonte si një bilbil me sytë që vështronin bjeshkëve të larta të
mbuluara me qeleshen e bardhë të borës. Ishte viti 1956, kur së bashku me
shokun e tij Demush Neziri, lën fshatin e lindjes dhe lotin e mallit në kosovë,
e vendosen me banim në kodrat e fshatit Rrashbull në Durrës. Një vit i acart
politik, por tashmë Dervish Shaqa kishte kaluar në lumin e jetës edhe shumë
ngjarje të tjera të dhimbshme për fatet e atdheut e të kombit tonë. Ai u rrit
me ngjarjet e kbshme fatzeza me coptimin e tokave shqiptare nga politikat
shoviniste që ndoqën shtetet ballkanase e perndimore ndaj vendit tonë. Në
rrugëtimin e jetës Dervish Shaqa kaloi e provoi midis të tjerave edhe dy
luftrat më çnjerëzore që provoi njerëzimi: Luftën e Parë e të Dytë botërore. La
kullat e gurta të Dukagjinit, lodrat e fëmijërisë e këngët e rinisë atje në
Llukën e Eprme, dhe prapë me valët e detit shpirtëror ai s’u nda këngës, por
këndoi deri në çastet e fundit të jetës për atdheun, lirinë edhe në durrësin e
mikpritjes. Me inisiativën dhe përkushtimin që e karakterizonte, Dervish Shaqa
së bashku me një grup shokësh formuan grupin e rapsodëve në fshatin Rrashbull,
që më von u bë i njohur në shqipëri e në diasporë, me prezencën e repertorit aq
të pasur folklorik të kënduar me mjeshtëri . Grupi i rapsodëve të çiftelisë të
Rrashbullit, me në krye Dervish Shaqa, merr pjesë për herë të parë në vitin
1968 në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër. Kënga, tashmë ishte bërë
pjesë e jetës e s’mund ta ndante dot atë prej vetes këngëtari virtuos siç ishte
dhe mbeti i tillë Dervish Shaqa. Edhe hijenat e regjimit komunist, s’e mposhtën
dot këtë njeri me shpirt të madh artisti, sepse ai kishte lindur bashkë me
këngën për ti kënduar lirisë, atdheut e heronjëve të tij. Këngët e grupit të
rapsodëve me çifteli të Rrashbullit gjenden edhe në arkivat e Radiotelevizori
Shqiptar, ato ruhen si thesare të kulturës të kombit tonë. Në këngët e kënduara
të rapsodit të talentuar Dervish Shaqa me Demush Neziri, tashmë pas kaq vitesh
kur i dëgjojmë, na japin frymëzim e jetëbardhësi të cilat kanë ndërthurje si
një gërshet prej bore e ngjajnë si lulet e zambakëve të liqenieve të Lurës.
Këtë e shpreh bukur kënga me titull ‘’ Moj e mira porsi bora! ’’. Këngët e
Dervish Shaqes, frymëzuan edhe këngëtarët e tjerë siç ishte Fatime Sokoli etj,
rapsodë që këndonin me sharki e çifteli. Te këngët e Dervishit dhe grupit të
Rrashbullit, gjeti frymëzimin edhe i madhi kompozitori Tish Daija me kompozimin
e këngës ‘’Fest të madhe ka sot Shqipëria’’. Rrapo Toska mësues nga Berati, por
edhe mësuesi e gazetari Devollit Kadri Tarelli, Bajram Gashi e Fadil Berisha,
japin vlerësimet e tyre për këngëtarin Dervish Shaqa, duke e cilësuar ‘’Një
ishull i kosovës në mes të Shqipërisë’’ apo ’’ Luan i skenës’’ etj. Megjithatë, Koha - Jetë bën të vetën. Ka plot 31 vjet që Dervish
Shaqa është larguar fizikisht mga kjo botë, por ai la pas këngën e do kujtohet
në breza. Kënga është e përjetshme, i tillë mbetet edhe rapsodi i çiftelisë
Drevish Shaqa, sepse kohën e ngjarjet historike ai i gëdhendi përjetësisht në
këngë.