| E merkure, 24.08.2016, 07:13 PM |
Dibran Demaku
BESË E SHPRESË E KOMBIT
(Shenjëtërisë-Nënës Tereze)
Shën Naum i shenjëtëruar
me dritë e me rreze
prite prite të shenjëtëruar
Nënën tonë Tereze!
Nënën tonë Tereze
Nënën tonë të Madhe
ëndërr nëpër breze
për një Ditë të Madhe!
Për një Ditë të Madhe
të kombit e të fisit
trëndafil i çelur në livadhe
dritë-shkëlqim i plisit!
Dritë-shkëlqim i plisit
besë e shpresë e kombit
Nënë e Madhe e fisit
Nënë e Madhe e Globit!
Shën Naum i shenjëtëruar
me dritë e me rreze
prite prite të shenjëtëruar
Nënën tonë Tereze!...