Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Logjika e linçeve dhe e mashtrimeve

| E merkure, 24.08.2016, 07:01 PM |


LOGJIKA E LIN?EVE DHE E MASHTRIMEVE

Nga Afrim Caka

Unë them: Një politikan i pavetëdijshëm kundërvepron në dëm të shtetit, ndërsa një politikan i mençur thjesht vrojton në të mirën e saj!

Ne duhet të bëjmë përpjekje për krijimin e një filozofie të re në planin e politikës së jashtëme dhe të brendëshme, por konsideron se kjo filozofi rrugësh, odash, e proklamuar si politikë zyrtare nga ana e e “udhëheqësjes qeveritare”, që mbështetet në konceptim e servilizmit, përuljes e tradhtisë, megjithse në parim është antishqiptare, nuk përkon me realitetin dhe nuk funksionon si duhet dhe si kërkon në praktitk.

Nëse unë kam gjetur një këndë në këtë facebook, kurr nuk do të pajtohem me gjendjen ku jemi katandisur. Jam gjithnjë i ashpër me veten time dhe ndjej që për rrjedhojë kam lënë të më ikin një pjesë e madhe e gëzimeve në jetë për ta gëzuar shijën e një shteti pa korrupsin, pa krimë politik, pa varfëri, pa spiunë e tradhtarë. Nuk ia arrij as të dua, të urrej ose të hidhërohem totalisht. Nuk i arrij të jem i tërsishëm me Atdheun, i tërsishëm në asgjë. Gjithçka përbën një pesh, një barrë: po mbaj në shpinë në menyrë të panevojshme tërë të kaluarën. Dhe ky nuk është personaliteti im.

Prandaj, çfarëdo mospërputhje në mes vrojtimit dhe spontanitetit është jashtë çdo diskutimi. Vetëdija kombëtare apo nacionalizmi është fillimi i spontanitetit, spotaniteti është kurorëzimi për jetë a vdekje ndaj flamurit, kombit, kulturës dhe ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Refuzoi logjikën e linçeve dhe të fushatave të partive politike PDK e LDK dhe sidomos të një pjese të deputetëve që flasin shqip e mendojnë serbishtë, por nuk mund të heshtë përballë sjelljeve e veprimeve politike të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Adem Grabovcit, Murat Mehës, Petrit Selimit, Sami Lushtakut, Xhavit Halitit dhe zagarëve tjerë që zbehin rolin e shqiptarëve të Dardanisë si komb, pavarësishtë se nga kush vijnë ato.

Natyrisht, në gjithë këtë tronditje shqiptare veproi aleanca e vjetër turke, greko-serbo për ta dobësuar sa më shumë faktorin shqiptar në Dardani. Destabilizimi shqiptar dobësoi vetvetiu edhe çështjen kombëtare.

Ta duamë atdheun, por të jemi gjithmonë të gatshëm për luftën e re. Ka mundësi që kjo luftë të mos bëhet, por ne nuk duhet ta dobësojmë litarin e harkun tonë dhe mos t’i harrojmë shigjetat. Shpatat tona duhet t’i forcojmë dhe nuk duhet ta zërë pluhuri. Ne duhemi të jemi gjithmon të gatshëm për luftën, të zakonshmen ose intelektualen; por ne duhet të jemi në gatishmeri. Vetëm kjo gatishmeri do t’i jap japë bukuri dhe hijeshi atdheut ku kemi lindur dhe ku duhet të vdesim. Vetëm atëherë mund të heshtim dhe të jemi të pa trazuar kur e kemi harkun dhe shigjetën, përndryshe do të lindin grindje. Le të jetë paqja dhe lufta e ynë fitore për atdheun.

Kështu po zbrazej Dardania nga nacionalizmi i saj.

E bashkë me nacionalizmin ikte fryma e rebelimit, me te fikej çdo shpresë. Detyrohem t’ia privoj vetes kënaqësinë e lëxuarit e një libri në këtë mëngjes, për shkak të gjëndjes së rëndë politike, sociale dhe ekonomike. Kjo dëshmon se ky problem nuk është individual, por është ngritur në nivel shoqëror e, që është edhe më tragjike, është ngritur në nivel gati nacional duke i përfshirë edhe strukturatë “shtetërore e paramilitare të PDK-ës dhe të LDK-ës”.

Mendoj se kjo është mjaftë për të kuptuar se kurrsesi populli shqiptarë nuk duhet të bjerë në grackë. Ne këtu jemi për lirin, për jetën e Dardanisë dhe jo për vdekjen e saj. Duket sikur Dardania po nxjerr frymën e fundit. Shpresoj që ngritja e vetëdijës do të na shpëtoj nga e keqja që e ka pllakosur këtë milet pa kokë! Tani popullit s’i mbetet veç të mendojë llojin e vdekjes që na përgatisin armiqtë dhe gjak prishurit tanë Shqiptarë kudo që janë, me zinë dhe vdekjen nëpër këmbë, besoj se e kanë përcjellë këtë shëmti me aq shpërfillje, saqë nuk do të kenë pasur kohë as të zemërohen. Nga e gjithë kriza që përjetojnë sot shqiptarët, kriza politike e morale duket më e tragjike. Gjithashtu, duhet nënshtruar vetëdijës kritike dhe opinionit demokratik të gjitha shkarjet politike-diplomatike nga vija e interesave vitale kombëtare. Politika shtetërore nuk guxon të shkelë mbi interesat kombëtare.

Nga politika shqiptare do të varet  se çfarë statusi kombëtar do të krijojmë dhe çfarë situatash për zgjidhjen e dramës kombëtare në Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Mal të Zi etj. Kështu Kuvendi Mbarëkombëtar do të forconte përbakësinë tonë kombëtare dhe pozicionin tonë ndërkombëtarë, sepse pa u marrë vesh sot me vetveten, nuk mund të mirremi vesh me botën.