| E merkure, 20.08.2008, 05:58 PM |
FJALA - SEVDA – NË EROTIKËN PËRMETARE
Niko Tyto
Nga Niko TYTO
Jane te shumte dashamiresit permetare e pse jo dhe mbare qytetaret e Shqiperise qe shijojne embelsine dhe bukurine e kenges erotike qofte e shkruar apo e kenduar . Ne kopshtin letrar , plot hijeshi e plot aromatik, parcela me interesante , me e vleresuar e me admirushme e kopshtit folklorik permetar qe , me aq dashamiresi , si nga ata qe e kane mbjelle e velesitur, si nga ata qe aq bukur i kane kenduar e po i kendojne me ate vokal , sa te embel , aq dhe melodioz, si dhe nga te gjithe ata qe i kane ruajtur e qe i kane vjele nder popull , pa dyshim, eshte parcela me kenge erotike.
Nder fjalet me te populluara qe ka fituar qytetarine e padiskutushme nder keto kenge te moshave te larmishme , eshte fjala “Sevda” , e cila, edhe pse eshte me gjeneze nga gjuhet orientale , eshte e mirepritur dhe eshte bere si gur qoshe ne kete parcele.
Me dashamiresi, pa dale nga tema e ketij shkrimi , dua te citoj se fjala sevda ne gjuhen tone te njesuar perdoret me nuanca kuptimore si….dashuri, merak, pasion, me qejf, me deshire ne shprehjet frazeollogjike si : E kam me sevda zanatin, ai ka rene ne sevda , s’ ka sevda per pune, s’me del nga sevdaja kollaj , e mori me sevda shkollen etj . Madje, fjala sevda perdoret edhe ne fjalet e prejardhura duke formuar shprehjet Eshte sevda pas gjahut , eshte sevdalleshe për pune etj… Po ashtu kete fjale e kemi te perdorur rendomte tek fjalet e urta si … Me mua llafose, me ate e ke sevdane , Po te kesh sevda per are, do te kesh edhe per fare , Kush s’do nenen dhe babane, asnjeri s’ia ka sevdane.,,,Sevdaja del nga sevdaja etj.
EMOCIONET NE KENGE DHE TEJKALIMI I VRULLIT TE TE RINJVE
Nuk pretendoj se studimi im eshte i perkryer per kete fjale , megjithese jo pak frute me ka sjelle, por deri tani kete fjale e kam gjetur te perdorur ne IO5 kenge popullore erotike permetare . Theksoj se roli i saj eshte fokusuar qe nga kenget e djepit e deri tek ato te dashurise , ne erotiken familare e deri tek erotika shoqerore , aq shume e njohur. Duke perkundur djepin , nena i kendon femijes qe te rritet e te respektohet , te adhurohet e te dashurohet nga te gjithe , sa me dashuri , aq me kimet, duke shkrire te gjithe kujdesin e adhurimin e saj.…….Nena ty mezi te ka …..te ka bere per sevda…..per sevda e per kimet……si florijte ne qeset….apo Se nena mezi te ka……te ka rritur me sevda…..me simite, baklava….
Ne atmosferen festive qe krijon dasma , fjala sevda eshte kryefjale , sepse ajo i jep tonin ketyre kengeve duke harmonizuar nje fluks ndjenjash me nje risi te pashtershme, duke shprehur me dliresi dashurine e vajzes si……Tarinanina , hajde moj Manushe……sevdalleshe qenke per t’u bere nuse…., si dhe deshiren e flakte te djalit qe me shpirt kerkon ….As e vogel, as e madhe….kam sevda ta bej manare apo te dy familjeve krushqare:C’na ujdisi kjo krushqi….djale e nuse sevdalli.Kujtoni skenen e dasmes se hershme kur nusja vinte me duvak , sepse ishin te forta nomet e kohes. Megjithate , forca e brendeshme , ndenja eshte e qarte sa vajza e dashuruar shpirterisht , i thote djalit …….Hiqma vete , o tufanda…..ndaj te mora me sevda….apo aman ,more djale…sa ta kam sevdane…
Per djalin, duke e pare me syrin e mendjes , gjithcka eshte e bukur tek potreti i vajzes ,sepse sevdaja , ky zjarr pervelues , kjo ndenje me diapazon te gjere ,joshese , gjitheperfshirese, shpreh nje mall te perjetshem ,si pjese e qenies njerezore qe here shtohet e here rebelohet ,duke na dhene nje trashegim gjenetik si:Se u bera sevdalli…..per nje vetull, per nje sy…
Prinderit e djalit , duke shprehur deshiren per ta mirepritur , si pjesetare te denje te familjes , nusen e re, per ta njesuar si bijen e tyre, i kendojne ….Nena ty mezi te ka… te ka nuse me sevda….Pra, ndenja sevda eshte si nje sherqerke qe tretet ne gojen e nuses , djalit dhe te prinderve per t’u embelsuar , apo nje vokacion poetik i kendshem..
Fjala sevda eshte e ngarkuar me shume emocione. Per ta fituar ate , djalit i duhet nje rruge e gjate , e lodhshme , e besdishme , do kaloje nje kalvar sakrificash e do flase me vete se…sevdaja jote me ka lodhe… , sepse sevdaja nuk njeh moshe,e per kedo eshte ushqim shpirteror . Ja disa shembuj….E shkreta sevda ku paske kurdisur…..mbi nje djale te vogel….. mustaqe pa dirsur…..ose Sevdane ta kisha…..qe kur ishe foshnje….. Po ate nuk e le rehat as mosha e thyer , e cila edhe pse dihet qe fizikisht eshte e renduar nga barra e viteve, edhepse opinioni shoqeror e vret, prapseprape ajo , duke qene nostalgjike per kohen e shkuar qe s’ka kthim, mes pasthirmave dhe epiteteve , nuk njeh as moshe, as gjini,por rebelohet. O ti malli djalerise……O sevda e pleqerise…..apo…..C’u plaka i shkreti,……sevdaja s’me dolli……..Ne kete kendveshtrim , eshe pse eshte individuale te rremben, dua te them se edhe nder ato femra qe jeta i ka denuar para kohe, me kamzhikun e saj te rrepte, sevdaja si ndenje eshte e perhershme ashtu sic eshte edhe ndaj jetes me brenga,me halle,me lodhje e merzitje qe i kemi me teprice……Fshati i tere ra ne bela……vejushen kishin sevda….apo… Kush qe mashkull u terbua….vejushen kishin sevda….. Ne raporte shoqerore sevdaja nxit sedren e mashkullit pa caqe, se ajo eshte e lire. Vajza , duke shprehur shqetesimin e saj , thote…….Mbolla borzilok, o perpara shkalles………c’m`u be sevdalli , nje djale i mehalles…….apo…Mbolla borzilok, o perpara portes…..c’m’u be sevdalli, o nje djale i botes…..
Ndenjat e gazit e te hidherimit e mundimit dhe e sacrifices , e dhimbjes dhe e krenarise , jane ndenja binjake , bashkudhetare ne jete, me sens te barabarte ne jete, me fuqi magjike dhe intriguese , te helmatisura e te sheqerosura, te lehta e te renda, qe bashkjetojne ne nje pus te thelle e te gjere, te pashtershem qe ndenjat pine uje e s’ ngopen, notojne e nuk mbyten , por kendojne…. O sevda, sevda…..c’qenka kjo dynja…..apo ,ne sevda hodha sevdane…vane mend e mia vane…
Sevdaja eshte majaja e dashurise e cila nuk eshte kollaj te fitohet. Ka shkaqe e pasoja te fuqishme. Te rinjte ne keto raste te dhimbshme , faqesojne prinderit , te cilet nuk i kane kuptuar e nuk u kane krijuar rrethana lehtesuese per mirekuptim. Prinderit, duke mos e pare me optiken e te rinjve, e kane penguar sevdane qe te harmonizonte jeten e te rinjve. Pra, sipas kesaj llogjike , prinderit mbeten fajtoret e perjetshem. ……Fajin ta ka nena………nena me babane…….qe s’te lane nje darke…. Te nxirnim sevdane……ose Nena me babane s’ma dhane…..qe na prishen ne sevdane…… Megjithate, ka aq fuqi fjala sevda sa te rinjte marrin vendime dhe hidhen ne veprime konkrete, shpesh here te rrezikshme, te renda, duke i quajtur veprime te ndergjeshme , te arsyeshme e bindese,sepse dijet qe dashuria dhe logjika jo gjithmone e kane rrugen e jetes te perbashket…….Ti te vrasesh nenen ….. une te vras babane….qe s’na lane bashke…..te lidhnim sevdane…..
Natyrisht, keto veprime te paimagjinushme , sillen ne kujtese e te dashuruarve , sepse krijojne skena marrezie qe fitojne mbi llogjiken njerezore , qe jane te perjetshme , te pashoqe e te patjetersuara , qe , si thote populli, …sevdaja u ka zene syte…Per ilustrim po citoj vargjet domethenese… Mjalte e patretur……mjalte e pakulluar…….sevdaja per ty……nuk ka te mbaruar……..
Per poetin e talentuar popullor , per kengetarin e embel e per lexuesin e apasionuar , fjala sevda i ka te dyja ndenjat , si ate qe djeg e te zhurit, qe te semur e te hedh ne shtrat per te lenguar, ashtu dhe pjesen tjeter qe te sheron e te gezon , te ngjall e te burreron.
Si shembull jane keto vargje….O bobo c’ qenka sevdaja……qenka plumb, thike me maja…. Kesaj force regressive poeti i kunderve ilacin qetesues, kur shkruan……Sa me gezove sevda……me dhe force, me dhe krah… Pra, vlerat pozitive , me ndjesi fine e harmonizojne egersine dhe bashkejetojne …..
SINQERITETI NE DASHURI DHE SAKRIFICAT
Kur vihen ne balance roli dhe vlera e fjales sevda me fjalen e rende fukara dhe dihet se sa shume ta ul personalitetin kjo fjale , poeti popullor jep nje gjykim te prere , pa asnje ekuivok. …..Sevdaja, shoke, sevdaja…….me keqe se fukaraja….
Sevdaja qe shoqeron cdo moshe , kryesisht te rinjte, lind qysh heret. Ate e shoqerojne si pjese perberese bashkudhetare gjesti i nazeve , te cilat vleresohen e certifikohen sipas fuksionit qe kryejne ne jete. Disa njerez i vleresojne e i pergezojne kur kendojne….. Bubu nga keto nazet e tua…..c’me cmendi sevdaja mua…. Te tjeret shqetesohen dhe merakosen , se gjejne belane. Ndryshojne kushtet historike , pjekuria, realiteti , diferencimi , ne moshe e ne llogjike dhe si pasoje nazet behen me rol negativ. Ja , si kendohet…Ta hodha sevdane….qe te vogel fare…..tani qe u rrite…..fillon e ben naze…..
Ka te tjere qe terhiqen ndoshta te lodhur nga jeta:C’kam qene sevdalli per kenge…tani nazet i kam lene.
Si shprehen ndenjat e dashurise te zjarrta dhe te flakta, te sinqerta e te ngrota, po aq te shumta e te vendosura jane dhe sakrificat qe flijohen ne altarin e sevdase. Kur themi se jeta eshte lufte , duhet te kuptojme se njeriu i dashuruar, ku zemra i shperthen si vullkan sakrificat jane sublime. Ne kete kendveshtrim pasthirmat dhe epitetet e shprehura aq te kudogjendura si Obobo, Ububu, e mjera, i mjeri , qe i behen bashkudhetar kenges erotike , kur kendohen , gershetohen me deshirat e virtutet te kendshme dhe te shoqeruara me elemente te natyres , e humbasin ate force tronditese , duke u zbutur e ledhatuar boten shpirterore qe na japin tone te admirushme si…..C’ po kendon bilbili, mbi dege te hurmase,……..u bubu i mjeri , si t’ia bej sevdase……Apo ,c’po kendon bilbili tek porta e kalase…Mjere une i mjeri si t’ia bej sevdase.
Eshte e vertete qe djali , si nismetar ne dashuri, kerkon e deshiron qe paralelisht , sa eshte i gatshem te shprehe dashurine , te flijohet per ate, eshte po aq me personalitet e me ndenje krenarie, qe di te vleresoje virtutet e tij, dinjitetin e tij …Djale ti si une…….ti s’ke per te marre….kaleshe nenese….ty ta kam sevdane….
DHURATE E DOBISHME PER JETEN NJEREZORE
Ndenjat e sevdase ne erotiken permetare nuk jane nje dukuri abstrkte , nuk konceptohen si nje dhunti qiellore , platonike, nuk imagjinohen si nje ndenje planprishese ne jete, perkundrazi, poeti popullor e koncepton dhe e vlereson si nje dukuri te bukur, harmonike, qe ndez e normalizon ndenjat e te rinjve , si nje gurre frymezimi , qe sherben per bashkim ndenjash e mendimesh, si nje dhurate te dobishme , qe harmonizon jeten njerezore , bashkekohore. Ka aq fuqi mahnitese sevdaja sa qe, nepermjet nje paralizmi figurative, e ngarkuar me vargje emocionuese e trokaike, plot muzikalitet , sa te rimuara, e me kadence, refektojne ne boten shpirterore , duke krijuar kenaqesi. Po t’u referohemi disa vargjeve poeti popullor perhere i frymezuar e me sediment, , ka skalitur mjeshterisht , si me dalte disa momente pikante symbol shprehese . Ai shkruan dhe kendon……Ne penxheren tende…..po kendonte zogu……nga sevdaja jote……celi borziloku……nga sevdaja jote ….celi trendafili….nga sevdaja jote…. Po kendon birbili……Shkurt, forca e sevdase beri qe ligjirimi i zogut me ate cicerime te embel detyroi celjen e borzilokut ne krine, te trendafilit ne bahce e te birbilit ne peme….
KOMBINIMI I VLERAVE EKONOMIKE ME ATO MORALE
Jo vetem njeriu dehet qe merr force e krah , nga bukuria e femres, por edhe shpendet ne pyll frymezohen.Ja paralelizmi figurative i goditur: … Kendon zogu ne fole,…..del zonja ne penxhere…
Paska nje lidhje konkrete midis sevdase dhe parase. Po te jene te dyja tek njeriu , tek cifti gjithka eshte e shijshme,e dobishme, gazmore dhe e vleresuar.S’ka me mire kur cifti kombinon vlerat ekonomike me ato morale, . Jeta te buzeqesh e te krijon harmoni.Nje bote shpirterore, mbush nje gjoks poetik ….Me rroba te bukura…..edhe xhepi plot para….
Natyrisht, paraja ka vleren e saj . Plotesimi i kerkesave te femres jo vetem per te kenaqur ate, por dhe per opinion , per sy te botes, ndikojne tek sevdaja, e cila nuk eshte ndenje platonike, qiellore, por e mbrujtur me llogjiken njerezore. Ne versionin e dyte te pabarabarte te parase, kur kjo ploteson gjithcka, madje dhe kerkesat e femres jane bindese,aq sa djalit i ve detyrime ….Ai djale qe kish sevda…….me bleu me para…….apo, …Ne je djale sevdalli…..varem tre sere flori….. Kerkesa e vajzes duhet te kuptohet si nje vlere qe ajo kerkon , per t’ia shtuar bukurine e saj ,sepse per kedo eshte e qarte se bukuria e jashtme , konkretisht ne veshje , eshte nje kerkese e pranuar nga te gjithe dhe se ajo ka vleren e saj ne kompletimin teresor te stolisjes se nje vajze, kryesisht diten e dasmes . qe ne te gjithe jemi kureshtare…
Jeta njerzore e ka domosdoshmeri sevdane, prandaj prinderit behen nismetare dhe nxites kur kendojne ……Martoju me tha….jeto me sevda…. Kur behet bilancimi i te dy kraheve , kush ka vlere me shume ne jete, sevdaja apo paraja, dhe te gjithe e dine vleren e parase qe ters e vertit dynjane apo perpjete e kthen Vjosen, mesojme se sevdaja eshte me e forte ,ashtu sic dihet se paraja rrit mireqenien material e financiare ndersa sevdaja rrit mireqenien shpirterore….Oh, c’ qenka sevdaja…. Sa s’e blen paraja…..Ne fund te fundit ja sentence e njohur: Plaste ai qe s’ka sevda…sepse jeta s’eshte para
Jane te shumta kenget erotike qe pershkohen apo sigmatizohen nga pikantizimi i fjales sevda. Ajo eshte celsi i larte i dashurise se te rinjve. Ajo simbolizon sa dashuri, aq sakrifice, sa fisnikeri , aq bukuri. Vajza e dashuruar eshte rruge frymezimi qe di te godase ne shenje e qe di te bluaj zemra … Moj mike ballesuljote…..me treti sevdaja jote……ose , ….Per sevdane e asaj bejke….qe zemra me gudulis…..
Eshte ne baraspeshim sevdaja dhe meraku apo inati me sevdane qe sa japin hijeshi shkaktojne dhe dhimbje , shkaktojne pezmatim ndenjash . Shembulli….C’ pati gushebardha, c’ pati……C’pati qe dolli nga fshati….. Nga sevdaja a nga inati……ose, …Lesherat e tua,…..derdhur si sermaja….valle nga meraku,……apo nga sevdaja…..
A KA FUQI MAGJIKE SEVDAJA…
Tingellimi I fjales “sevda” ka force magjike ,eshte e domosdoshme,jetike ,si nje force mobilizuese,qe e meriton cdo sakrifice sublime,aq sa vajza eshte e gatshme qe shpirterisht…te kendoje ne maje te malit…sa t’ia marre sevdane djalit…
Ashtu sic ka force sevdaja qe te zbukuoje e te lezetoje femren, te krijoje skena te harmonizuara , per t’i patur zili , po aq force rreqethse ka ajo per te te shqetesuar ,duke krijuar skena dhimbjeje te theksuara , te dhena bukur e me finese , me nje shkallezim poeik te rralle e me nje larmi magjie te shprehur ndaj bukurise, gjithmone larg vulgaritetit …,, Kjo sevda qe me ke vrare…….me ke trete e me ke thare……
Sevdaja potretizohet si fuqi magjike e plotfuqishme , e dashur, e shtrnjte , por edhe e pashpjegueshme nga mendja e njerezve , aq sa djali i dashuruar , i ndodhur ne udhekryq eshte i pazoti te gjeje rrugedalje ,vihet ne dileme ,ne medyshje dhe i shqetesuar thote : Mjeri, une i mjeri…..si t’ia bej sevdase….
Sipas kenges erotike permetare , ndenja e sevdase , sa magjike , aq tokesore , sa e ngrohe, aq shqetesuese , eshte e fuqishme edhe kur konceptohet e perceptohet , edhe kur nuk arrihet e nuk preket….Per nje vajze ne mehalle…..e kerkova e s’ma dhane……une me te kem dhene sevdane…….
I riu i dashuruar eshte i gatshem te beje cdo sakrifice . Ai ushqen e ndersen me sinqeritet e pasterti ndjenjash duke shprehur vendosmeri e kembengulje , duke mos lejuar asnje lloj diskutimi vetem te fitoje sevdane , si gjene me te shtrenjte, me jetike, simboli i mistershem, por jo i pakapshem dhe as i pashpjegueshem….. Mos me hidh maja me maja……nga ty nuk me ndan sevdaja….
Perpara dashurise ai eshte i gatshem te flijoje cdo lloj pasurie , si fjala vjen……Nga sevdaja jote…….Shita dhen e dhi…..Ndersa ne nje version tjeter lexojme…Cupe nga Permeti,nuse ne Janine…Nga sevdaja jote,braktisa shtepine, apo,nga sevdaja jote e humba rinine.Dihet se shendeti eshte kryefjala e jetes njerezore, se pa te nuk ka vlere asgje, e megjithate sakrificat per te fituar sevdane e detyrojne djalin qe te shprehet me dhimbje per humbjen e saj…..Sevdaja qe pace shkoi……….u bera per tek jatroi……
Tek femra djali capken dashuron gjithcka qe eshte e bukur ,ne cdo qelize te dukshme te trupit femeror,duke u perkushtuar ,menderisht e shpirterisht si……Me ato dhembet e rralla…..ta kish vene sevdane nje djale…apo ,sec me ra sevdaja…mu tek xhamadani…ja te marr per nuse,ja s’me ndahet xhani… dhe pastaj shtohet dhe ndjehet kenaqesia ,si nje dhurate e bukur ,nje shans i rralle , kur e fiton kete bukuri me permasa joshese…Keto vargje kane embelsi e natyershmeri,thjeshtesi e bukuri,duke shprehur thellesi mendimi dhe ndjenje besnikerie nga nje pene mjeshterore..Baluket e tua…..sa s’t’i nxe shamia…….te shtiri sevdaja moj….ne duart e mija…..
Pra, ne emer te sevdase djali u jep liridalje ndenjave qe te shperthejne , minimizon cdo sakrifice , i anashkalon veprimet llogjike, te matura, vetem e vetem per te shtire ne dore nje vajze balukeprere, qe eshte sin je trendafil me ere dhe e gjithe kjo sakrifice sublime qe shprehet me tone te revoltuara ,por asnjehere te acaruara, ne antiteze me epizmin e kengeve erotike labe si : hajde ,po te pres,,,ngriva,, dil,,…….Ma trete shpirtin dhe xhane……vetem ty ta kam sevdane…..
DASHURIA MIDIS SMIRES DHE XHELOZISE
Dashuria e shprehur me fjalen sevda eshte e dhene me permasa te madherishme . Femra s’ka nevoje per emer apo mbiemer , per nje potret fizik ,si e beshme dhe e kolme. Boll qe ajo eshte njerezore , e prekur nga shqisat e te parit dhe kenget aq brilante shprehin nje embelsi qe sheron shpirtin duke mjekuar emocionet.
…Kur me shkon sokakut….capen si sorkadhe……kjo sevdaja jote…. Qenka pune e madhe….
Si gjithmone prane dashurise bashkejeton si nje korb i zi , ndenja e smires, e xhelozise , qe behet bariere ndalese …Sevdaja jote c’m’u shtua….po s’me lene te te dua…..disa ortaket e tua…..
Natyrisht,vajza qe aq bukur eshte skalitur ne vargjet e ketyre kengeve , plot hijeshi e elegance, eshte dhene me njerezillek.Ajo eshte e kolme edhe kur del shetitje, edhe kur shkon ne pune . Ja si thote poeti popullor …Tri here ne dite…. Nderroje fustane…..vogelushe vogel….sa ta kam sevdane…… ose,,,,Me veje ne cezme…. Me laje fustane….. vogelushe vogel……..sa ta kam sevdane….
Sevdaja eshte aq e kapshme dhe aq e domosdoshme , eshte aq fisnike sa qe edhe kur epitezohet si bela e marre, ajo serisht eshte e ngrohte , e dashuruar per zemren dhe sakrificat e mundimet,qederosjet dhe lengatat,minimizohen dhe justifikohen si…O moj vajze gjec belane….gjithe ta kane sevdane…. Ose….Ububu sevda e marre…..c’me ka trete e c’me ka thare….
Kjo fjale eshte e konceptuar si nje mjet i domosdoshem per njeriun, qe sjell zjarr,pathos e fuqi te dobishme…O moj sevda….e shkreta sevda….ku me je kundisur….Asaj i kerkojme veprimtari aktive si ne natyre, ashtu dhe ne shoqeri . Po citoj disa vargje.. O bilbil, o qerrata…..ku ke hedhur sonte sevda……ose, Ku me hodhe , moj sevda….ku rri dallandysheja…..qe kendon qe ne saba…..kendon te shkreten sevda….Te njesuara ne unin poetik keto kenge stolisin nje tufe lulesh aromatike qe kundermojne ne cdo stine
SHQISAT DHE BUKURIA TRUPORE
Djemte jane krenare qe e shijojne sevdane , se veprimet e tyre dashurore jane te mbeshtetura ne ndenjen e sinqeritetit e te mirekuptimit . Ata jane krenare kur thone….O moj vashe e bukura….ndaj te mora me sevda…., duke shprehur dashurine e sakrifikuar , dine dhe te ruajne personalitetin e tyre e jo te perbalten,t ‘u ulet nuri,dinjiteti,por krenarisht thone si…Sevda kam sa pervelohem…..por jam djale e turperohem….ose, . Te kesh mall per sevdane time….
Kur lexon . apo degjon vargjet…Fol e mos fol, …..fol se kam sevda….belin e holle…. Hajde marshalla….apo… O sevda ku me kulise….me dy cica byrynxhyke * te holla * njeriu gezohet marrezisht , jo vetem kur degjon zerin e embel , por edhe kur prekin shqisat disa pjese te trupit…Pra, konkretizohet abstraktia me konkreten ,harmonizohet ndjenja e urimit dhe befasise dhe bukuria e vargjeve e shoqeruar me melodine aq te bukur te kenges , krijon nje harmoni dinjitoze dhe fitojne zemrat e njerezve qe me aq deshire e kurajo , i shijojne,duke krijuar nje mozaik elegant kengesh..
Lirizmi i shprehur , jo me pikatore , por me dashamiresi e me bujari, ne te gjithe erotiken permetare qe eshte kulmuar tek fjala sevda , ka nje frymemarrje gjitheperfshirese qe di , pa ekuvoke , te qelloje jo thjeshte per te vrare e plagosur , por per te shumefishuar ndenjat , per te embelsuar e gjalleruar jeten , per te mbajtur te ndezur emocionet qe ta shijojne jeten . Pra, shprehet brenga dhe dashuria tek nje kenge aposionante si nje dukuri e zakonshme, . E vleresuar nga specialistet , te gjitha kenget erotike , si te gjitha vlerat e tjera, kenget permetare , jo te pakta ne numur e ne cilesi , me vlera te shumta, te kenduara me saze e pa to, jane melhelm per plage te djegura nga prushi i dashurise , jane buqeta te freska e aromatike , jane krijime lirike , emblematike . poezi te freska , jetesore e te sukseshme qe jane shkruar me stil te ralle e me individualitet krijues.. Te gjitha bashke e stolisin si nje bahcevan me pervoje , parcelen erotike qe lulezon e hijeshon kopshtin letrar te begate te kultures permetare , qe cdo dite e shton bukurine e shumellojshme.
Keto vargje me nektar erotik u gatuan me brumin e dashurise , te pastertise e te cilesise se ndenjave , te afshit rinor qe shpreh pushin e dashurise, ndaj u thithen nga njerezit e u perhapen goje me goje , sepse te keto vargje , ku fjala sevda edhe kur ka lot hidherimi apo lot gezimi eshte e dashur. Ajo ka shume ngarkesa emocionale qe harmonizon ndenjat e te rinjve, ka ndjesi per te gjalleruar e fokusuar ndenja e shpresa optimiste , te cilat japin ne jete pune mjalti.
Eshte kjo fuqi magjike e shkrire ne mendje e ne ndenjat njerezore , e stolisur dhe e ruajtur me merak si xhevaire midis xhevaireve , se erotika permetare eshte fildanishte e pashtershme dhe magjiplote , qe pluhuri i harrese , si nje fuqi qorre qe nder jete ka frymemerrje , nuk do te munde dot te gjeje fuqi e te fshije nga repertori i kengetarit permetar qe kengen e ka ushqim te perditshem.
Duhet te theksohet se ne erotiken permetare potreti i vajzes eshte dhene me nje individualitet qe ruan prurjet gati ne cdo fshat , si fjala vjen…Cupat e Permetit ……te tera qiricka…..ndaj dhe fustanet ….i mbajne me bishta…..Ose… Cupat e Leuses te gjitha arhonda dhe fundet , te gjitha i mbajne me polka…
Cupat e Leshices jane fudulle….dhe fustanet i mbajne me futa…..dhe te gjitha si thote kenga….Jane sheqer per bandillat…..Nder kenget e tjera potreti i vajzes permetare , se paku ai i jashtmi eshte krahasuar ….Si kumbull gerqinje….apo Si thelleze mali….qe …Syrin e ka si filxhan….e gushen rathe- rathe….mezin si rreth unaze…e ballin si flori…etje. Ndaj djali , me te drejte ,si thote kenga kendon…. Moj neperka gushebardhe…valle kush ta ka sevdane.…apo,…Moj syzeze vetullgrame….kush ta hodhi ty sevdane…..apo :Ajo sevdallesha…i ndrine sy e vetulla
Pra, sevdaja eshte aq e madhe , sa qe djalin e detyron qe te shpertheje me nje deshire te fuqishme qe …Kur te vije vdekja…te vdesin te dy bashke….
Gjografia e ketyre kengeve eshte e pamatur,ndersa huazimi eshte i pranuar dhe logjik,sepse ruhet begatia dhe autentiteti i treves permetare
E pare ne strukturimin gjuhesor ne te tre komponetet te bie ne sy nje larmi perdorimesh te fjaleve te gjuhes letrare , apo te ligjirimit bisedor , me nuance perkatese . Gjithashtu, vrejme ne perdorim te figurave tingullore me nje mbizoterim te aliteracionit e asonances , si dhe te perdorimit te figurave retorike , kryesisht metaforike e metonemi , te figurave te natyres morfologjike si proteza e epiteza , te figurave sintaksore me elipsin e asindetin , si dhe te figurave te llogjikes si litota e eufemizmi, te cilat ne vargjet stofike a monokolone , me ate teterrokeshin karakteristik te harmonizuar me ritem e larmi rimore, na japin nje muzikalitet te admiruar.