| E diele, 14.08.2016, 01:20 PM |
„PËR
HAJR DASMA E SYNETISË“
Nga Haki Bunjaku
Fatkeqësi!
Qyteti im-Gjilani me rrethinë, në mënyrë famoze po pranojnë Osmanizimin, me Erdoganin në krye “Baba i Madh”e quajtën disa injorantë.
E para e punës këtu “dasma e synetisë“ na vie si gabim kuptimor gjuhësor, sepse synetia, një operacion plastik, prerja e shaputkës (zhanglës), me asnjë kriter gjuhësor nuk mund të quhet dasmë. Nëse gjuhëtarët nuk zgjedhin ndonjë termin adekuat, atëherë mjafton të thuhet: Urime (për hajr) synetia!
Për syneti, sa ishte në rregullat shqiptare, mbaronin një kalanicë(çanak) a xhyveq petulla. Vinin për përhajrim kojshitë dhe ndoj plakë, që sillnin ndoj mollë a dardhë, ndërsa burrat ndoj pare të metaltë.
Nuse e çika nuk vinte asnjë për be.
Një ilustrim:
A u çuen fëmija?!
Një Smajl Suharrna i kishte bër synet tre nipat. Në udhën e kronit rastësisht përpiqen me nusën e kojshisë. E shkreta, si e nershme e pvet:
-O axha Smal, a u çuen fëmijtë?
-Jo nuse, ti ma pe din, bash aty okolla gugje shkuen posht.
Tash, hajde mashallah, njëqind vetë për heqjen e shaputkës, ”dasmë” edhe intelektualë, që janë rën edhe nën nivelin kulturor të rrethit.
Ani kur të tubohen e turr te filan profesori në përhajrim të haxhillëkut. A s`është edhe ky rast frustrim i kulturës tonë dhe pranim i asaj të huajës.
Dy kushëri, nga shtysa e jashtme, janë bër haxhi. I kam takuar të dytë, por as për hajr dhe as për sherr nuk u thash.
Edhe në ahengjet për syneti nuk marrë pjesë kurrë, bile kur kam rast i qortoi.
Inelektuali, profesori edhe kur ta le ditarin, duhet të mbetet intelektual! Për ndryshe mbetet injorant, edhe më ulët se rrethi ku jeton.
Intelektualët (disa) dhe politikanët (të gjithë) e kanë çitur viçin, veç inshallah Allahu ua shtie mendt në krye!
Po zor shumë.
Tash, mbasi po del fitim, do t`i synetojmë edhe femrat. Kurrëgjë s`është!
Biznis baco!
Po si do ta quajnë këte “synetim”?!!