| E marte, 19.08.2008, 05:00 PM |
Jam fis i Tefta Tashko Koços
Nga Albert Zholi
Hyrje
Ka studiuar për kanto, por zemrën e ka tek kënga popullore. Rritur në një familje që e ka pasur për zemër këngën, fis me këngëtaren e madhe Tefta Tashko Kocco, Loreta e ka provuar suksesin e skenës qysh në moshën e adoleshëncës. Kolonja i hapi rrugën e skenës, Berati e konsolidoi si këngëtare, ndërsa Tirana i dha famën. Dhe pse recitalin më të sukseshëm e ka kënduar vetëm këngë klasike, ëndrra e saj është të bëjë një recital të tillë dhe një album me këngë popullore. Gëzimi i saj i madh është se dashurinë për këngën ja ka transmetuar vajzës së vetme. E qeshur, brengat e këngëtares në periudhën e tranzicionit, mundohet ti fshehë duke sisetmuar këngët me menidmin se dita e artitë të vëertetë do të vijë. E zhgënjyer nga politika, ajo ngushëllimin e vërtetë e gjen te kënga sa tek ajo popullore edhe tek ajo klasike.
Shpeshherë thuhet se këngëtaret e kanë trashëgimi nga të parët këngën. Po për Loretën është e vërtetë kjo thënie?
Unë jam nga Kolonja , nga një vend me tradita të muzikës dhe shumë gjëra të bukura të kulturës.Vij nga një familje me tradita muzikore. Kam patur një baba që këndonte shumë bukur (serenata korçare), ai ka qenë kushëri i parë me Tefta Tashko Koçon. Gjyshen e kam patur korçare.Babai im ka qenë shumë lidhur me Korçën dhe serenatat e Korçës.Nëna ka qenë një soprano me një vesh absolut. Ata këndonin në Kolonjë me grupin popullor dhe në festat që bëheshin në Korçë për traditat e folklorit.
Pikërisht, kur keni filluar të këndoni?
Unë kam kënduar që pesë vjeçe këngë popullore të zonës së Kolonjës.Pastaj kam punuar shumë me Bajram Lapin me grupin popullor të Kolonjës. Në moshë shumë të re, kur isha në shkollën tetëvjeçare më kanë thërritur në radiotelevizion dhe dhe kam kënduar një këngë që i kushtohej Pal Mëlyshit. Njëkohësisht, kam kënduar një trio “ku bashkohet Drini dhe Valbona” me motrën time ku dhe ajo kishte një zë shumë të bukur.
Në ç’moshë ishe atëherë?
Unë isha në moshën 15 vjeçe, ka qenë viti 1975.Në atë vit u dukën vlerat e mia të vokalit.
Me grupin e Kolonjës a ke marrë pjesë në Festivalet e Gjirokastrës?
Po. Në këtë festival për herë të parë kam marrë pjesë në vitin 1978, ku kam kënduar një valle popullore të kënduar “Fiata moj Mushata”. Kjo valle është edhe sot dhe jepet shpesh në radio.Në këtë festival me këtë këngë kam fituar medalje. Pas çmimit më ka marrë në intervistë gazetari i njohur i TVSH Agron Cobani. Pas këtij momenti më ka ftuar Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Popullore, ku e kam kënduar disa herë këtë valle të kënduar. Në moshën 17 vjeçare kam qenë në Greqi me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve, po me këtë valle të kënduar.
Fiata moj mushata
Vajzë e bukur
Pra, i këndohet vajzës së bukur ose ndryshe, Fiata.Këtë valle ma ka mësuar gjyshja ime dhe unë pata sukses.
Po në Greqi kur e keni dhënë koncertin e parë?
Në vitin 1978-të, mbas Festivalit të këngës së Gjirokastrës. Kemi bërë dy javë prova në Sarandë me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve dhe direkt kemi ikur në Janinë. Kemi dhënë koncertin e parë në zonën e çamërisë në Filat, Gumenicë, deri në Athinë.Kemi pasur shumë sukses. Midis të tjerave këndova edhe një këngë popullore tradicionale greke që ma mësuan në Sarandë.Për vetë natyrën time të të kënduarit që i përshtatej kësajë kënge, kënga u mirëprit. Unë nuk dinja greqisht por ma mësuan.
Rruga e këngës sigurisht ka dhe studime. Përse ka studiuar Loreta?
Unë isha gjimnaziste në Ersekë, por dëshira e prindërve të mi ishte që unë të isha këngëtare klasike, sepse babai im e donte shumë muzikën.Sakrifikova shumë në ato vite sepse nuk kisha bërë shkollë të mesme muzike. Kur kam ardhur nga Erseka në Tiranë, ku babai më rrinte gjithmonë nga mbrapa.Në Tiranë ndihmë të madhe më dha profesori që më jepte kanto Ramiz Kovaçi. Ai më drejtoi ku duhej në këtë rrugë. Bëhet fjalë në vitet 1980. Unë studiova për kanto në Akademi.Pastaj u dashurova me një djalë nga Berati dhe ika në Berat.Mbas Intstitutit të Lartë të Arteve u emërova direkt në Berat.
Po gjatë kësajë kohe ku keni kënduar?
Kam kënduar në Festivalin e Këngës Popullore qytetare të Tiranës, në Ansamblin e Valleve, kam kënduar në Opera, kam kënduar me Afërdita Zonjën.
Vetë ju, ku ndjeheni më mirë si soprano, apo si këngëtare popullore?
Edhe si këngëtare popullore, por edhe si soprano lirike, koloraturë.Këndoja shumë muzikë klasike por edhe këngë popullore qytetare.
Po në Berat çfarë keni kënduar më shumë?
Më afër kam qenë me muzikën popullore qytetare. Berati kshite tradita të jashtëzakonëshme. Ai ishte një qytet mbushur me aktivitete dhe që këngën popullore e pëlqente shumë. Në Berat më mbanin si një këngëtare lirike. Aty fillova punë si mësuese muzike ku punova rreth 12 vjet. Por njëkohësisht kam dhënë edhe recitalet e mia në Berat. Kanë qenë këngë popullore por edhe muzikë klasike me pjesë të Verdit, Puçinit. Këngën popullore nuk e kam ndarë asnjëherë, dhe sidomos këngën popullore të Tefta Tashko Koços.”Fryn veriu në mal të thatë”, “Dola në penxhere”, “Në atë fushë të mejdanit”, janë shumë këngë që nuk më kujtohen të gjithë titujt. Më ka mbetur peng të realizoj një recital vetëm me këngët e Tefta Tashko Koços sepse janë shumë të përshtatura për vokalin tim dhe i kam shumë për zemër.
Kur ke ardhur në Tiranë?
Unë kam ardhur në vitin 1996. Kam filluar në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve dhe isha me kontrat. Në Teatrin e Operas dhe të Baletit kam nga viti 2000 dhe deri tani.
Koncertet tuaja jashtë atdheut ?
Thuajse në gjithë Evropën. Kryesisht kam dalë me Ansamblin e Këngëve dhe të valleve. Veçoj koncertet në Barcelonë, Austri, Mal të Zi. Kam shkuar me grupin e Beratit.
Ju keni bërë një recital kohët e fundit, përse ishte ky recital?
Recitali ishte dëshira ime, ëndrra ime. E shikoj që arti është në rënie. Para një viti, në Teatrin e Operas realizova një recital me muzikë klasike dhe popullore, ku mora dhe një shokun tim. Këndova vetëm një këngë popullore dhe të gjithë recitalin kam kënduar vetëm këngë klasike.
A keni bërë ndonjë album?
Jo nuk kam bërë ndonjë album.Dua të bëj një album, por është e vështirë edhe nga ana ekonomike.E kisha ëndërr të kisha një album.
Çfarë pengu keni për në skenë?
Peng në skenë kam që nuk e kam realizuar që të isha unë soliste e parë e Teatrit dhe të Operas dhe të Baletit ndoshta edhe të Ansamblit të këngëve dhe të valleve.
Në këtë rrugëtim, sigurisht keni marrë dhe ccmime?
Dy çmime. I kam marrë në një festival të këngës popullore. Ka qenë i njëjti festival ku kam marrë çmim e dytë dhe të tretë.
Sa këngë përmban repertori juaj?
Unë nuk jam e mbështetur vetëm në një trevë të muzikës popullore.Unë i këndoj të gjitha trevat. Kam kënduar këngë shkodrane me Bujar Qamilin në Berat, me Ardit Gjebrenë që më mori në një koncertin e tijë recital.Këndoj këngën popullore beratase që më përshtatet shumë. Kam kënduar me grupin popullor pleqtë e Beratit.Këndoj shumë serenatën korçare. Këndoj këngën tiranase, të Elbasanit.
Kush ka qenë dita më e bukur në skenë?
Dita ime më e bukur në skenë ka qenë festivali i vitit 1975, ku kam kënduar në Festivalin e Këngës Popullore në Tiranë, ku kam fituar çmimin e dytë dhe të tretë. Kam qenë më vogla e festivalit, 16 vjeçe. Prezantuese ishte Silvana Braçe.
Flitet shumë për disa këngëtare rë reja që janë vetëm të bukura dhe nuk përcjellin art, kush është mendimi juaj për këtë?
Është e vërtetë. Unë kam qenë vetë pedagoge kanto për 12 vjet dhe kam punuar shumë. Kam nxjerrë tre studente në Akademinë e Arteve ku dy prej tyre kanë bërë emër. Njëra është sot në Austri, tjetra është në Lion në Francë në Teatrin e Operas (kjo është një vajzë nga Kuçova).Unë shikoj tek pedagogët sot, se fusin kontigjent pa qenë artistë . Sepse duhet të mbajnë vendin e punës dhe të plotësojnë orët që të paguhen. Çdo vlerë është kthyer në aspektin materiel. Pra del e këndon kushdo që thith spektatorë. Të rinjtë sot duan këngëtare të bukura. Vetëm të lëvizin në skenë.
Kush është problemi më i madh sot i muzikës shqiptare?
Muzika shqiptare është bastarduar shumë.Për mua disa prej këngëtareve të mësipërme nuk janë këngëtare, ato mund të bëjnë shoë për bukurinë dhe shumë të tjera, por vetëm këngëtare nuk janë..
Kush është idhulli juaj i muzikës shqiptare?
Tefta Tashko Koço.
Po nga të huajt keni ndonjë këngëtar për zemër?
Mua më pëlqen shumë muzika greke.
Diku kam lexuar se keni qenë përfshirë në lëvizjen demokratike të vitit 1990?
Unë jam demokrate.Por çfarë dua unë për një demokraci të vërtetë, nuk kam për ta gjetur kurrë.Jam shumë e zhgënjyer. Të mos kuptosh që demokrate do të thotë se jam me PD.
Politika shqiptare i ka ndihmuar artistët dhe këngëtarët. A u ka krijuar kushtet dhe hapësirat e nevojshme?
Jo, apsolutisht. I ka rënduar shumë. Unë nuk shikoj një ministër kulture që të shikojë një shfaqje. Nuk e kam dëgjuar, apo nuk flet një herë se çfarë do arti dhe artistët por vetëm biznesin, të vijnë turistë dhe asgjë tjetër.
Po vajzës tuaj a ja ke përcjellë këngën?
Ia kam përcjellë. Ajo ka kënduar shumë bukur edhe në “Ethet e së premtes”. Ajo studioi 8 vjet piano në liceun artistik. Ishte një pianiste e mirë, por kur unë u shgënjeva, vajzës i dhamë drejtim tjetër. Ajo mësonte shumë prandaj për të gjetur rrugën e drejtë të artit e ccova për studime jashtë..Tani këtu nuk mund të çash në art.
Artisti duhet të ketë edhe një performancë, ju kë keni përparësi më shumë zërin apo paraqitjen?
Të dyja bashkë
Sa kohë i kushtoni lukut në ditë?
I kushtoj shumë.Gjithë ditën ëndërroj për lukun tim për veshjen time.
Modën e ndiqni?
Unë kam patur një gjysh në Amerikë. Kam qenë nga një familje tregtarësh dhe jemi rritur me veshjet e bukura.
Në këto momete çfarë do të dëshiroje të bëje një album si soprano apo si këngëtare popullore?
Doja të bëja një album të këngës popullore me këngë të Tefta Tashko Koços. E kam ëndërr dhe do ta realizoj. Do të bëj një recital me këngë popullore të Tefta Tashko Koços.
Ç’është dashuria për Loretën?
Jeta pa dashuri nuk ka kuptim.Ku ka dashuri ka art, bukuri, vlerë.Dashuria është gjithshka.
Ke ndonjë ushqim të preferuar?
Unë pëlqej shumë biftekët.
Mendoni se shumë vlera njerëzore sot janë zbehur?
Shumë. Ndoshta njerëzit janë shpërbërë nga paraja e madhe por edhe nga fukarallëku që filloi shumë shpejt.
Në sistemin komunist, a veçon ndonjë moment që e kujtoni me keqardhje dhe sot?
Ne kemi vuajtur shumë nga ai sistem. Babain e kanë luftuar shumë. Ne kishim ca të afërm në Amerikë që na dërgonin plaçka.Unë edhe kur vishja një pallto të ardhur nga Amerika babanë tim e thërritnin në Komitet të Partisë. Edhe atë vetë kur veshi një xhup të tillë e thërritën dhe nuk e veshi më deri sa vdiq. Sot e mban vëllai im. E kam peng kur e shikoj.
Pushimet ku i kaloni?
Unë kam dëshirë terrenin malor. Por shkoj edhe në det.
Jeni e dhënë mbas guzhinës?
Shumë. Gatuaj vetë. Gatuaj të gjitha gjërat.
A e shikon që politika shqiptare i ka lënë femrat mbas dore në vendimarrje ?
Është e vërtetë. Për mendimin tim këtu nuk ka politikë. Këtu politika është tregëti.