E premte, 04.10.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush na e solli Janullatosin?

E merkure, 27.07.2016, 08:47 PM


Kush na e solli Janullatosin ?

Nga Fahri Xharra

Në çdo cep të hapësirës mbarë kombëtare , shqiptarët janë ballafaquar më një kundërshti,jo natyrore por të sjellë “kastile” për të penguar të ardhmen tonë . Nuk dëshiroj të ngarkohem, me mëkatin e dyshimit të padëshiruar por koha ka me tregue dhe mund të thuhet se kjo e ligë nuk ka pikur nga qielli.

M`është kujtuar thënja e Kajmekamit të Gjakovës nga viti 1747 kur ai kërcnohej: “Ata që dyshojnë në sëmundjen, janë armiq të Perandorisë dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje dënohen pamëshirshëm”  Pra pritet me padurim dhe me imtësi të planifikuar të çfaqet sëmundja e mohimit total kombëtar . Se kur do të ndodhë e di dikush , por heshtet ky parashikim.

Ngasësit e mohimit kombëtar na e sollën Janullatosin , kush ? Nuk e di . Dikush e di . Qytetarët habiten që sëmundja paraqitet në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të  Shqipërisë. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sëmundja përhapet dhe fiket, falë gjeturisë së prurësit, që në të vërtetë ngërthen kundërvënien më të ashpër, jo me infrastrukturë ushtarake, por me mbushje mendje  të urdhrave të dhënësit. Pak e komplikuar ? Jo, aspak . Heshtja e jonë është e komplikuar; jemi të varfër materialisht por nuk e dija që edhe mendërisht. I frymëzuar me “arushat e malit “ e mendoja se në një ditë të caktuar do të ndodhë diçka e caktuar që bota ka për t`u habitur.

Botës i iku vëmendja nga ne.

“Janullatosi ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytë e Nolit, që e akuzonin për uzurpimin që po bënte.”

“Të gjithë e dimë se Janullatosi e quajti statusin e kishës tonë që ndalonte intrigat e klerikëve të huaj brenda kishës tonë “një reckë që duhej flakur tej”.

Sytë e Nolit,janë sytë e drejtësisë,ndaj dhe Janullatosi e hoqi portretin e Fan Nolit.

“Lind pyetja; Kush je ti zoti Janullatos qe heq portretin e te madhit Fan Noli?Heqja e këtij portreti është një veprim prej brejtësi i cili nuk është gjë tjetër veçse nje krimb.

Kjo sjellje prej krimbi qe benë Janullatosi....ai ''i shenjti'' ka për qellim te heqë simbolet e Atdheut tonë Shqiperisë.T`i shuajë këto simbole,t`i beje te harrueshme apo dhe t`i zhdukë po qe e mundur. Janullatosi e di mire se ai para Fan Nolit është krimbi i qyrravitur. Ndaj dhe nga ultësira ku është,ai nuk e duron Fan Nolin. ( nga Forumi rinor )

Forumi rinor tërheqë  vërejtjen : Fan Noli është një nder figurat kombëtare te Shqipërisë.

Figurën e Fan Nolit,nuk pati guxim ta hiqte nga historia as diktatori komunist.

Na del një Janullatos i pështire dhe bën këto veprime.

Fan Noli është i yni zoti Janullatos.

Ke ardhur ne Shqipëri që të jeshë i përkohshëm.

Shqiptar nuk je,atëherë me çfarë te drejte ti prifti grek  të pengon Fan Noli?

Me çfare te drejte ndërhyn ne historinë e Shqipërisë,ti prifti grek Janullatos?

Nje nga pikat e poshtërsisë greke ne lidhje me Shqipërinë është edhe shtrembërimi apo zhdukja e historisë shqiptare dhe, me ketë rast Janullatosi po zbaton programin anti-shqiptar . Perse nuk te pëlqen Fan Noli ty o prift grek me emrin Janullatos?

Çfare ke ti me Fan Nolin?

Apo me qe Fan Noli ju a vuri kufirin tek thana,ju priftërinjtë greke keni vetëm urrejtje për te. Na e paskeni ç'kisheruar pale....!

Dhe kush?

E kane ç'kisheruar ata qe nuk kanë kishë...sepse ajo kisha juaj qe kërkon te shtrije metastazat e saj edhe ne shoqërinë shqiptare.”

“Dhe vetë Fan Noli simbolizon tërë paraardhësit e tij. Por jo pasardhësit. Çfarë faji kam unë që në krye të KOASH-it sot është kryepeshkopi Anastas, vërtet poliglot por që nuk meshon dot tërësisht në gjuhën shqipe? Ndoshta nuk është as faji i tij. Por i kujt ama?

Po pse Fan Noli nuk nderohet siç i takon? Mos është faji im? Fan Noli nuk nderohet sepse për fat të keq KOASH, konceptohet në mënyrë kundër historike si një domen grek pikërisht në Shqipëri. Dhe kjo është absolutisht e papranueshme. KOASH është një monument i gjallë kombëtar dhe nuk mund të shpërbëhet. Nuk mund të helenizohet, as ritualisht, as konceptualisht. ( nga Moikom Zeqo )

Por edhe tjetra : Unë, si dhe të gjithë shqiptarët që me modesti mbrojmë tezën se në ritualet ortodokse duhet të flitet gjuha shqipe, në një funksion tashmë të patjetërsueshëm, anatemohemi. Dhe pse? Predikuesit e krishterimit që i tregojnë ungjijtë në një gjuhë që populli nuk i njeh, nuk bëjnë gjë tjetër veçse pengojnë në mënyrë kulte që të vërtetat e krishterimit të mos kuptohen. Shikoni se sa e thjeshtë dhe e kuptueshme është kjo gjë.

Vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe besimtarët ortodoksë shqiptarë do të mësojnë dhe do të kuptojnë tërë botën e krishterimit frymën dhe simbolet e tij. Pra çështja e gjuhës shqipe nuk është thjesht një çështje linguistike në këtë rast. Nuk ka se si të jetë thjesht linguistikë.

Kush e solli Janullatosin?

Perse ky prift grek na e quan ''rreckë'' statusin e kishës Shqiptare??

Apo sepse statusi ynë i ndalon priftërinjtë greke te fusin turinjtë e tyre ne punët e kishës Shqiptare. A nuk është ky nje veprim arbitrar dhe armiqësor kundra Shqipërisë?

Perse ne shqiptaret jemi te detyruar te durojme ?Kush je ti Janullatos qe ke kurajën te cilësosh se çfar është rreckë ne Shqipëri?

Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora