| E shtune, 23.07.2016, 04:40 PM |
KUR PERZIHEN
TUBACIONET...
Nga Fritz RADOVANI
?VETEM HAPJA E DOSJEVE I PASTRON TUBACIONET E ZEZA...
U bane 25 vjetë që dy partite kryesore politike në Shqipni, vazhdojnë me mbushë biruca e skuta të shtetit me ujnat e zeza të tubacioneve që ka instalue tirani Enver Hoxha, dhe ka meremetue pasuesi i tij skilja Ramiz Alia, tue ua ngjyrosë here kuq e here vjollcë të dy palë ujsjellsave të tubacioneve, që sot, derdhen nder të gjitha zyret qeveritare...
Nuk asht e vështirë me kerkue burimin e ujnave që mbushin këta tuba, mbasi pa kenë nevoja me lexue listat emnore të këtyne 25 vjetëve të qeveritarëve tanë, vetem sasia e ujit që rrinë në brrakat poshtë tyne, qelb edhe shtetet “miq” fqinjë me ambasadorë!
?Perfaqsuesit e politikës shqiptare porsa zgjohen e derisa dalin nga nevojtoret e veta në darkë, ibrikët i kanë plot me ujë nga këta tubacione. Asht e vertetë që edhe në mbledhje u duhet me shue etjen me ata ibrikë, të cilet janë “simbol i vllezërve me turqë!”...
?Atëherë, kur i madh dhe i vogel thërriste: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, ishin qeveritarët tanë anadollakë që me 2 Dhjetor 1992, na futen në “Konferencen Islamike”...
?E si do të mendojnë Shqiptarët me koken e vet per “Reformen në DrejtësI”?!
Kaq u ka ardhë Shpirti në fyt shteteve që me të vertetë e donë Popullin Shqiptar, dhe po perpiqen tash 25 vjetë me ndryshue rrugen e vorfnisë dhe të masakrave tona, sa kohen e fundit një gazetë gjermane, sunduesit shqiptarë.., i quen “klikë e Enver Hoxhës”!!
?Po, me ke mendohet nga kryeministri Rama, me realizue detyrat e Europës, Amerikës, apo “Konferencës Islamike”... Kur kryeministri tash tri vjet nuk gjenë një Ambasador per me e dergue në Vatikan, as per “Shejtnimin e Nanës Tereze”!?
?Në të vertetë “Reforma në Drejtësi” do të bahet...
Edhe “Dosjet” do të hapen!
?Edhe tubacionet do të ndrrohen...
Nuk besoj se, BASHKIMI EUROPJAN.., pranon me perzi tubacionet e veta!
?Në Bruksel, unë kam pa me syt’ e mij: GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN !