Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Sylejman Morina: Bisedë me mikun e Arbneshve të Zarës Drago Mariqin

| E merkure, 20.07.2016, 10:00 PM |


Bisedë me mikun e Arbneshve të Zarës Drago Mariqin

Nga Sylejman Morina

„ Vështirë kishte me pas dikush që nuk ka rrënjë arbneshe ta ketë një qasje të atillë çfarë e ka Drago Mariq, në këtë vepër. Për atë ne e pranojmë si i yni, si pjesë e jona” Franka Kotlar.

Askush në Zarë nuk është njohës më i mirë i historisë së sportit në qytetin e tyre, se sa gazetari e publicisti i pensionuar zaras, Drago Mariq, i cili gjatë karrierës kishte bashkëpunuar me shumë gazeta qendrore, rajonale e lokale. Është autor 16 librave dhe tri broshurave. Ajo që na shtyn të shkruajmë për te ishte, sepse  se kemi të bëjmë me një mik të  arbneshve  i cili që nga mosha rinore kurrë nuk u nda nga arbneshët. Jo vetëm që e njeh mirë historinë e tyre, por edhe shpirtin e mentalitetin arbnesh. Prandaj nuk e ka pasur vështirë që të bashkëpunojë me arbneshin Bernard Kotlar, me të cilin i kanë realizuar këto vepra të përbashkëta: “Tregimi mbi Arbneshët e Zarës“ ( CD)2006,“Sporti te Arbneshët e Zarës“,2008,“ Bilbilat Arbnesh“(CD) 2009,“Arbneshët e Zarës dhe Biçikletat“( Ekspozita).“Kurorëzimet arbneshe nga albumet e pluhurosura“ foto ekspozitë 2010, „100 vite të futbollit ndër arbneshët e Zarës“ 2010 (CD) „Shtëpitë e vjetra Arbneshe“,( ekspozitë) 2011.Teksti për filmin e Kotlarit„Përmes Arbëneshit“2010, si dhe një vepër  autobiografike i’a ka  kushtuar  kushtuar Isidor Marshanit Trandofili i erërave të Izhit“,  2012.

Programi festiv kishte filluar me promovimin e veprës së prof.Dr. Isak Shemës

Me 9 maj 2016, fillonte  manifestimi i cili i kushtohej  290 vjetorit të shpërnguljes së arbneshve në Zarë, organizuar nga shoqata kulturore arbneshe „Vicko Zmajeviq“ në krye me dr. Maximilijana Baranqiq. Atë ditë programi fillonte kah ora 11,00 me promovimin e veprës  monografike  të prof. dr. Isak Shemes  “ Josip Vladoviq –Rela  jeta dhe krijimtaria letrare “, e përkthyer në kroatishte. Së bashku me Dragon e përcollëm programin, pastaj vazhduam edhe shëtitjet, në Zarë e Arbnesh. Ai që nga rinia si futbollist ishte shoqëruar edhe me arbneshët, ku edhe tani në pleqëri nuk ndahet nga miqësia me ata . Atë shumë lehtë mund ta gjesh në dy vendet e tija të preferuara: biblioteka shkencore Zarës ose duke u shëtitur në Arbnesh me biçikletën e tij. Çdo ditë shëtitjet i bën në pjesën më të bukur të Zarës ,Kolovare ,Karma dhe Punta Bajlo.

Kryebashkiaku Kallmeta  e drejtoi  gishtin kah Mariqi

Në një bisedë rasti me Kryebashkiakun e Zarës ,z. Bozhidar Kalmeta, ia përmenda kontributin e tij për qytetin si  e Zarës, për të cilat gjëra  Drago më kishte informua. Kryebashkiaku e drejtoi gishtin kah Drago, duke aluduar që edhe ky është ai që ka kontribuar për qytetin e Zarës.

Shëtitje në bregdetin e Arbneshit

Duke i njohur mirë bukuritë magjepse të kësaj pjese të bregdetit të Arbneshit e kishte shkruar një tekst të bukur për të, të cilin me mikun e tij, Kotlar e realizojnë filmin dokumentar. “Përmes Arbneshit”(2011). Qëllimi ishte për t’ ia bërë të njohura të gjithëve bukuritë e kësaj pjese, si edhe për të i'a tërheq vërejtjen organeve kompetente që të kujdesen edhe ta ruajnë këtë pjesë të mrekullueshme që është pasuri e krenari jo vetëm e Arbanasit, por edhe qytetit Zarës. Mirëpo, që nga viti 2011, kur ishte xhiruar filmi dokumentar, disa pamje nuk janë më ashtu siç kanë qenë të paraqitura në film, sepse kishin ndodhur ndryshime nga ndërtimet e egra, mjerisht ato po vazhdonin dhe e kishin degraduar mjaft ambientin e bukur. Vëreja se si z, Drago i përjetonte aq rëndë, degradimet në këtë mrekulli, emocionet e tija ishin dëshpëruese e kishte frikën se ato do të vazhdojnë kështu pa u penguar, do të humbet kjo bukuri e papërshkrueshme që natyra ia kishte dhuruar këtij qyteti, e shkatërrimi i saj do të ishte padrejtësi e madhe e mëkat ndaj gjeneratave të reja thoshte Drago. Duke shëtitur asaj  përgjatë bregdetit të Arbneshit shpjegonte, si kanë qenë dikur ato pjesë, kur kanë ndryshuar, edhe emërtimet si: p.sh për Kolovare ,thoshte  kjo  rrjedh nga fjala arbnishte ka la varë, dhe e tregonte një pjesë të detit, që edhe sot dallohej nga pjesët tjera e cila kishte pasur veti shëruese, kishte shërua plagë. Duke vazhduar udhëtimin në Karma një pjesë magjepse e bregdetit të Arbneshit, aty tregoi vendin se ku Drago i gjente inspirimet për shkrimet e tija, pastaj rrugën e vazhduam në drejtim të Punta Bajlos, duke  shpjeguar ketë pjesë që kohërat e vjetra, gjatë  Austro Hungarisë, Italisë që i kishte shërbye ushtrive si poligone ushtarake , ku  ende vëreheshin gjurmët nga e kaluara. Vazhdimisht  hulumton edhe disa libra i ka të  gatshme për botim  vetëm presin  financuesit.

Arbneshët e respektonin  mikun e tyre

Gjatë shëtitjes me të nëpër këto pjesë të Arbneshit, u binda për respektin që e gëzonte Drago në mesin e arbneshëve i dashur e i respektuar të gjithë nuk kalonte  njeri  pa i thënë si  të kemi  Dragoo. Personalitetin e Dragos bukur e përshkruan profesoresha arbneshe, Franka Kotlar, në pasthënien e librit të Mariqit  për autobiografinë  e Isidor Marshanit,:”Trëndafili i erërave të Izhit”, shkruan:“Ai këtu paraqitet si një arbnesh i vërtetë ,i cili thellësisht e donë atë që e shkruan. Vështirë kishte me pas dikush që nuk ka rrënjë arbneshe ta ketë një qasje të atillë çfarë e ka Drago Mariq në këtë vepër. Për atë ne e pranojmë si i yni, si pjesë e jona” (Trëndafili i Izhit “ faqe,105.