Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pierre-Pandeli Simsia - ''Oh, sa shumë po vuaj''

| E marte, 19.07.2016, 04:05 PM |


Botim i fundit i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia

Shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia del para lexuesit me librin e tij më të ri, vëllimi me tregime: "OH, SA SHUMË PO VUAJ!"

Përpunimi grafik: Aurel Kaçulini.

Kopertina: Xhozef Kaçulini.

ISBN 978-9928-189-84-4

Fragment i shkëputur nga libri:

"... Një natë, u çova nga krevati për të shkuar në banjë.

Në koridor, në errësirë, poshtë derës së dhomës ku flinte babai, pashë një fashë të hollë drite.

Nuk doja ta shqetësoja, të trokisja në derë edhe pse meraku për shëndetin e tij nuk po më linte të qetë. Përkula kokën në vrimën e çelësit të derës.

Ç'të shihja! Nuk doja t'u besoja syve të mi. Gjunjët, i gjithë trupi filloi të më dridhej si purtekë. Babai ishte ende zgjuar; ishte ulur në mes të dhomës. Përpara kishte hapur disa fotografi të mamasë sonë dhe të vëllezërve të mi.

Ia pash syt e përlotur që herëpashere i fshinte me pëllëmbët e duarve. Fytyra i kishte marrë ngjyrë të trëndafiltë.

Mbytyrazi, ia dëgjova zërin. Po fliste, po bisedonte me fotografitë si të ishin qënie të gjalla.

Nuk po duroja dot më. Nuk doja të bëja zhurmë t'ia tërhiqja vëmendjen babait.

U ktheva. Me hapa të ngadaltë, me hapa të rënduara nga pesha e madhe e dhimbjes, shkova drejt shtratit tim të fjetjes. Mbulova kokën me çarçaf. Nuk po mundesha t'i përmbaja lotët; po qaja me ngashërim. Në veshë më trokiste zëri i mbytyr i babait tek fliste me fotografitë.

Doja të çohesha prap nga shtrati, t'i trokisja në derë, të rija pranë tij, ta puthja ta përqafoja, ti thoshja se je babai më i mirë në botë. Por nuk e bëra. Nuk po mundesha dot. Nuk po e përmbaja dhimbjen e madhe që më kishte kapluar shpirtin. Nuk doja të mendonte babai, se unë e përgjoja.

Që nga ajo natë, e vendosa, nuk do largohem kurrë nga babai, nga shtëpia, nga atdheu..."