Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rexhep Kastrati: Hajmalia

| E hene, 18.08.2008, 05:18 PM |


Rexhep Kastrati

Hajmalia

Një herë shumë u ligështova
Hajmali prej hoxhe kërkova.
-kisha shpresë se mos shërona,
po dita-ditës u ligështova!

Një ditë babës kështu i fola:
-“A do, babë, që unë të shërona?
Në qoftë se do me më shërue
Unë në spital due me shkue-
Hoxhën ma pse me dëgjue
Se mjaft hoxha na ka mashtrue!”

Shkova në spital dhe u shërova
Hajmali më nuk kërkova.

(Rexhep Kastrati, nxënës i gjimnazit
të ultë, nga Krusha e Madhe; botoi
revista “Jeta e re” nr. 1/1949, f. 77)

Dërgoi z. Kadri Mani