| E premte, 01.07.2016, 09:22 PM |
Xhavit Gasa
NGREHINA
Mbi themele,
ngritën muret,
me gjak e pika djerse,
llaci që lidhte gurët..
Me bojë të kuqe,
ja lyen nga jashtë muret,
nuk hapën asnjë dritare,
brenda plot fole merimange.
Ngrehina e mallkimit,
nga jashtë me bojë të kuqe,
brenda strehohej trishtimi
merimangat rrjetat thurnin.
Kur u shemben,
muret e ngerhines,
vetëm merimanga gjetën,
ishi mbretër të errësirës..
Dhe sot
mbi gërmadhat e ngrehinës,
vetëm merimangat zvarriten.
SYTË
Sytë e mi i kam për vete,
nuk t'i jap dot ty or mik,
se ja besove sytë partisë nënë
për besë ky nuk është faji im...
Unë kam sytë që me dha nëna ime,
që më rriti me ngrohtësine e saj,
para së vërtetës mos i mbyll sytë,
më këshillonte nëna ime zemërartë.
NESER
Kur lëmshi i zjarrtë i diellit,
buzëmbrëmje zbret në folenë e tij,
e kuqe bëhet kaltërsia e qiellit,
shpreso neser dielli të vijë përsëri.
Nga ëndrat e natës mos u tremb,
ëndrat lindin edhe nga dhimbjet,
lutu, neser qielli re t'mos ketë,
toka sa më shumë ura që lidhin brigjet!
ZEMRIMI I MIGJENIT
Si dallgët e trazuara të detit,
si oshtima e maleve prej stuhive,
n'ëndër pashë të zemruar Migjenin,
Pamelën e vogël për dore kishte!
Pas tij vraponin me buqeta lulesh në duar,
dy engjëj që jetën në humbën trafikndarse,
në sytë e bukur pikonte loti permalluar,
s"arritën me babin pa faj burgosur të çmallen.
Zemrimi Migjenit të madh arriti kulmin,
kur një tufë policë suleshin si kodosha,
një grua si lecke flakën mes të rruges,
ishte krim femijeve t"ju shiste kokoshka.
Kur më doli gjumi kuptova se ishte ëndër,
gjithë ato që pashë realitet i diteve t'sotme,
reale janë dhe vargjet brilante të Migjenit,
vijnë si oshëtimë e fuqishmë ndër mote!