| E enjte, 30.06.2016, 07:25 PM |
Cikle nga jeta
ËNDËRRAT E TATJANA KYÇYKUT: Nga vorbullat e krijimit tek dalja në breg.
Nga Dhimitri Pojanaku
Kisha kohë pa ja dëgjuar zërin nga afër.Ish po ai,i qeti,i shtruari gjer në pafundësi,i dikurshmi... E dija që zëri i njeriut,si rregull,kur kordat nuk sëmuren, nuk ndyshon gjatë gjithë jetës.Mirë, zëri,po ngjyra e tonit?Mund të rrijë gjithnjë e njëjtë,i shtrirë si përroi në fushë,i qetë edhe kur shpirti ka jo vetëm gëzime të mëdha ,dashuri të mëdha,por edhe tërmete,vullkane,nga ato, të afta të maisin dhe shpërthejnë brengat më të nxehta?!Si mundet të rruhet ajo qetësi që po e has edhe tani pas gati 17 vitesh mërgim?!Ajo, edhe kur i nxjerr fjalët duket sikur i mban ende në dorë,i laton,i urtëson pastaj t`i përcjell në vesh.Thua të jëtë gjithnjë e trembur mos pickojnë membranat.Si mundet ta bëjë njeriu këtë,që nga mosha e fëmijërisë edhe deri tani,tani që ka rrokullisur edhe të pesëdhjeteat?Kush ja jep këtë qetësi olimpike zërit të saj? Mirë së motrës,Vaskës,q ë ish një yllonjë me bisht si nga pamja edhe nga zemra,zëri i shtruar i duhej si ilaç magjik për të sëmurët, se ish mjeke,po Tatjanës? Më e vogëla e dajos,përse duhej ta ruante zërin e shtruar,të ngrohtë si avull buke e sapothyer pas sapopjekjes,përse me kaq fanatizëm ,me nota kaq të pagabuara,kaq të lëndinta ?!Nuk e di!Kush të ma thotë? Mund të jetë dhunti nga ato të Zotit, që nuk zbërdhehen dot,le më t`u gjesh zanafillën.
xxx
Rrashë pas me dalldisjen time mendimtare dhe mend e harrova që t`i të thoja një llaf,se nuk pritet tjetri pas kaq vite kurbeti,me shastima.Tatjana është ulur atje ku pikërisht ulej i ati kur vinte të takonte time ëmë,se kishin një gjak nga njëri prind,nga babai,Sandri.Dhe mua më erdhi e gjallë shëmbëlltyra e dajo Llazoz,ku sa herë vinte i sillte nënës kajkushka nga vreshti,që po ti piqje në kuptur,lere, ta çmendnin gjuhën nga kënaqësia. Më kujtohej ,se mua, me pat përjashtur nga bërja e kafesë pasi me kapi gafil duke i lëpire lugën e vogël të sheqerit,me të cilën trazoja kohë e pa kohë, çezven mbi zjarr.Unë i laja vetëm.Flisnin gjatë.Dajos,kurrizin ja kish ulur paksa jo vetëm zdrukthi mbi dërrasë,por edhe jeta,gruaja,që kish një bukuri të rrallë, e pat lënë në moshën të re.Vetë rriti të pestë fëmijët.Nga Kopi,Vangjelia,Vefi,Vaska,Tatjana,që ish tre vjet e ca kur e la e ëma Persefoni apo Conka siç e thërrisnin me pëkëdheli.I rriti me mund e art mbi dërrasë,duke kthyer dërrasen në karrige,në krevat,në shkallë,t`i japësh drurit jetë,dhe nëpërmjet jetës së saj prej dërrase,t`i japësh jetë vetë jetës njerëzore,nuk është asnjëherë pak,jo!Është një luftë e vërtetë! Më lumturoi pamja e saj! I them se 17 vjet në mërgim,paske qënë si ajo pema në mes të lumut,ku uji i shkon anash dhe nuk e thyen,madje as nuk e përkul.Po,ndoshta edhe kështu mund të krahësohet lufta ime.Punonim si kuaj,pa pushim,se vajzat rriteshin,shkëlqimi i tyre në shkolla na shtonte rrahjet e zemrës dhe shpirti nuk lodhej me dëshiren e epërme për tu`a bërë atyre jetën e lehtë,dhe dolën në dritë,në dritë të dukshme,të domosdoshme edhe për jetën amrikane.Ina ështe pegadoge në dy ne universitete në zemër të Manhatanit,Persiana, eh,Persiana çfarë nuk bën,pa bën esse,botime,pa ushtron amerikanët me mësime joge.
Epo, nuk ka kujt t`i ngjajë,e ngacmova unë.Ka dajo Kopin,akademikun tonë,krijuesin ,gjuhëtarin,linguistin me nam në të gjithë vendin,ka kushëririn e parë, Ardianin,një nga penat më të ndritura bashkëkohore në Bukuresht,ç`të ketë më tepër?!Po edhe nga ty duket të këte marrë, më përkedhel sendrën ,me zërin ëmbëltor thua se po fliste bari. A nuk kemi ne nga prindërit të njëjtin gjysh,Sandrin?!E di që ja gjetëm varrin në Ulster,Ma,ja gjetëm…pas kaq vitesh…I çova ca lule të bardha,me një dritë të tërbuar,i çova për të gjithë,edhe për tim atë, edhe për tët ëmë, i çova lule me dhe`.Stefani,Flora dhe Irena kish shkuar më parë.Më thanë fjalën të mbesat amerikane se do i ujitnin,por nuk e di….e kam larg varrin,gati dy orë por do shkoj,do ja ujit lulet,apo s`janë nga ato lule që e ruajnë vetem,gjysmën e ditës rrinë çelur,gjysmën e tjetër mbyllin petalet si me kyç.Ajo më tregonin rrugën e ëndërrave te saj në botën amerikane.Si lindnin,si ecnin,si merrnin frymë nga dhomat e trurit drejt rrugës .Se si ndërkohë që punonte në fabrikën e sklupturave,në sektorin e qiririt,ku merrte jetë vepra e artistit,mendonte te bëhej ndhmës dentiste,sesi pas kursesh mësimesh e arriti ambicjen.A nuk vijnë ëndërrat si vorbulla në det?A nuk vërtiten e vërtitën me ditë e net brenda nesh,a nuk na ngrejnë furi derisa kthehen në dallgë,derisa marrin rrugën për në breg?Mund t`i trembë ndonjë anije pirati,por më të zonjat,nuk shohin kiçin e anijes por, bregun.
xxx
Po qeshnim.Kujtuam edhe Piter Panin,rrëmuam edhe se mos ndonjë ëndërr na kish rrëmbyer gremçi e famshëm.Së brendshmi ,Tatjana më dukej pak e lodhur, se nga jashtë, askush nuk do e vinte re.Po fundja,jeta, pa gjurmët e lodhjes,ndoshta do dukej si një pemë shterpë,e dënuar të mos i lulëzojnë frutet mbi degë, për asnjë mot.