Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Rrënimi i vetëdijes shqiptare

| E shtune, 18.06.2016, 08:36 PM |


RRËNIMI I VETËDIJES SHQIPTARE

Nga Afrim Caka

Zbardhja e së vërtetes! Është koha e analfabetizmit dhe e amullisë!

Të gjitha qytetet në Dardani janë mbushur me hafije. Ishte koha e zhdehjes, përndryeshe koha e mendimit kritik, pikërisht atij mendimi, që rilindasit tanë ishin përpjekur gjithsesi ta shmangnin për të mos ligështuar shqiptarët.

Për fat të tyre klerikët fetar më mirë të themi tradhtarët nuk u prekën, si: Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu, Enes Goga, Fuad Ramiqi, Naim Tërnava, hoxhë Mazllami, Sadullah Bajrami, Fuad Ramiqi, Drilon Bytyçi, Gëzim Këlmendi, Rexhep Memishi etj, domethënë, djaj, burim të këqijash, shkaktar të terrorizmit dhe islamit radikal, kamë drojën se e vërteta do të ishte, megjithatë, jo e plotë. Të pavëmendshëm, siç na ndodhte shpesh, shqiptarët nuk kishin vrejtur se në shtetin fqinjë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë po ndodhte një proces i kundërt më ate të shqiptarëve. Është e habitshme sjallja e hoxhallarëve shqiptarë  për të future hundët në çdo gjë, për të ngatërruar çdo gjë, për të shitur çdo gjë, për të kundërshtuar me vend e pavendë, për të shitur mend, për të qenë në qendër të vëmendjes…

Sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesa e shqiptarëve që posa është shkëputur nga e kaluara turke dhe ajo serbe, po përpilitemi e s’gjejmë dot rrugën, qëtësinë në trojet tona. Një njeri me vetëdije nuk kontrollohet as nga e kaluara dhe as nga ardhmja, atëherë pse shqiptarët detyrohen që të sillen në një mënyrë të çorjentuar. Një njeri i pavetëdijshëm  kundërvrepron, ndërsa një politikanë i mençur thjesht vrojton. Politikani i mençur nuk vepron pa vrojtuar...

Gjendja në të cilën jemi katandisur aktualisht ne shqiptarët, që jetojmë në trojet tona. Bie fjala, pse shqiptarët e kanë humbur shumë organe të shqisave, bie fjala nuhatjen për politikë, histori e kultur. Njeriu pothuajse e ka humbur shqisën e nuhatjes. “Shqiptarët duken shumë të varfur!”. Çfarë ka ndodhur me hundën dhe mendjen e shqiptarëve? Pse shqiptarët nuk mund të nuhasin po aq mirë, sa hunda e qenit ose e kalit? Kafshët i kapin aromat në një largësi prej shumë miljesh. Ndërsa shqiptarët sikur s’kan asnjë aftësi t’i mbajë mend historitë e kaluara. Sikur shqiptarët s’mundë të mbajnë mend krimet turke e serbomalazeze...

Autorietet serbomalazeze e ndihmen firmëtarëve tanë kanë ndërrmarrë një fushat të egër antishqiptare për ndryshimin e identitetit etnik e historik të Dradanisë 90 për qind shqiptare, për të krijuar kështu fizionomin serbe të qytetërimit të saj. Shqiptarët kanë humbur kontaktin me qenien e tyre, që janë të kufizuar në personalitetin e tyre dhe injorojnë plotësisht individualitetin, janë gati të humbasin çdo lloj përgjegjësie ndaj atdheut. Historia jonë përfundon kështu: që atëherë e shëmtuara e politikanëve shqiptarë fshihet nën rrobat e të “bukurës”, ndërsa e bukura është e detyruar të vesh rrobat politike e të shëmtuarës, të palaqove. Politikanët tanë duhet të jenë kërkues. Dhe të njohin vetën e tyre duhet të jenë përgjegjës ndaj vetës e kombit. Këta politikanë e hoxhallarë dhe nuk janë mësuar të marrin përgjegjësitë ndaj kombit të tyre, ndaj xhamisë, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Perëndisë. Por tek  ata mungon përgjegjësia themelore dhe ajo kombëtare.

Unë do të doja t’ia vija ndalesën kësaj kaste politikanësh e fetarësh! Këta nuk përgjegjës për vetën e tyre dhe për asnjë shqiptar, për asnjë xhami, për asnjë Perëndi. Janë përgjegjës vetëm për një gjë, për njohjen e korropsionit, tradhtisë dhe shprërlarjes së trurit njerëzor.

Drejtësia duhet të pranojë faktin që e kanë shpërdoruar pjesën më të rëndësishme të ekzistencës, e: shtetit Dardanë. Dhe kur drejtësia me ligjet në fuqi të fillonë të vëzhgojë brendësinë e politikanit dhe të imamëve, hipokritë dhe radikalëve fetar këta do të zhdukën vetiu, spontanisht. A mos vallë shteti ynë, nuk do të ketë më kuptim: nëse këta individë e arrijnë akoma më shumë të përshtyjnë kombin e flamurin, atëherë pse duhet t’ju besojmë? Nëse mund të fitojmë përvoja të drejtpërdrejtë, pse duhet t’i lëmë në këto hapsira për të jetuar këta injorantë e servilë dhe këta mjekërzinj e spiunë me kuran në dorë që ta çorodisin atë dhe kulturën tonë?

Pyetja është: Si dhe përse, dhe a është e mundur që padija e jonë të jetë i vetmi shkak! Çështja nuk është se ne nuk e zotrojmë më vetvetën, të vërtetën që e kemi dashur gjithmonë, por e kemi harruar. Jemi bërë pa memorie, sytë tanë janë errësuar, truri na është tharë. Shikimi e ka humbur qartësinë e nevojshme për të qartësuar ndërmjet të vërtetës dhe kalbjes në brendinë tonë? Kalvari, nëpër të cilën kaloi kombi shqiptarë, e ka brendaj saj edhe zinë shtatëmbëdhjetë vjeçare, por një ditë do ta gjenë edhe dritën e triumfit mbi të keqën. Në qoftë se ajo nuk ndalet me kohë, gjaku i derdhur do ta turbullojë për një kohë të gjatë shpirtin e këti populli të lodhur. Shpresoj se ky popull do të bën gjithçka, që ky komb të gjejë më në fund edhe ne paqën dhe qetësinë tonë.