Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valentina Dafa: Jeta është dashuri

| E enjte, 16.06.2016, 07:27 PM |


Cikli poetik: JETA ESHTE DASHURI!

 

VALENTINA DAFA - FIER

 

NË FJALËN TËNDE

 

Nën ujrat e syve t`lundroj

gjithë lëndën tënde së brendshmi të njoh

magji e misterit m`përkëdhel mendimin

në dehje e sfidë lodhje s`po njoh

Në çerdhen e vetme të dëshirës

të tretem, të humbas, të degdisem pa adresë

o, sa dua...

Le të më mberthej çdo vorbull e panjohur,

pa frikë e mirëpres

O jetë me erëra rrëmujë!

Asnjë shteg s`le hapur,

me të vetmen dritë të qënies

krah teje vrapoj në ditët e mija...

tek lotoj e buzëqesh me dashuritë e gjakut

me të vetmet pa braktisje ...

Nën ujrat e syve t`lundroj

të marr dicka prej teje

...dhe a e di se c`gjej miku im?!

në fjalën tënde plot fisnikëri

gdhendet ikona grua

 

 

KUJTO VETVETEN

 

Mos ia fal bulëzimin e mendimit tënd të tjerëve

Mos!

Mos ia fal gjithë kohën tënde!

Mos!

Jepu sa të mundesh, t'i ushqesh buzëqeshjen

Në heshtje ec në udhën tënde

Mbushe me dritë

T'ua bësh të lehtë leximin e hieroglifeve

Përtej heshtjes

Aty ku janë ngjizur e ruhen dashuritë

Mos ia fal gjithë kohën të tjerëve

Koha jote e munguar është psherëtime

Përtej heshtjes

Ruaj

Kujto vetveten

udhën

dorën dhe syrin e përkujdesjes

me kohën për shpirtin tënd

Ku janë ngjizur dhe ruhen dashuritë...

 

 

JETA ËSHTË DASHURI

 

Sa mirë që rri larg,

me shpirt ende të paplasur

Rrugëve ecën a vrapon me buzëqeshjen në shpinë

Bota, jeta është për ty një fluturim...

Ah, fëmijë që ke fatin të rritesh

Hapat s'do të të kenë me lehtësinë e ëndrrës

diku në ecje, e bërë një kthese

pa iu lutur zotit e fatit tënd...

Askush s'të tha, rri larg

krisjes së vezës së pashkës

Harlisjes së bajamtë

Mashtrimit të stinës somnambul

ku rritja dhe kotësia t'i thithën buzët

mandej të mësuan lamtumirën pa përrallë...

Ah, fëmijë që ke fatin të rritesh

sikur t'i kishin treguar të gjitha

Guximin do mbysje bri' vatrës

si ligësia e përrallës

Sa mirë që as vetë s'pyete!

Gjyshja përherë do të stiste

zgjidhjen e pashkruar...

Do të zhyteshe në kotësi

pa u rritur

Sa mirë që s'ndënje larg

...dhe pse të thanë me frikën në gjak:

_Mos guxo të rrish vetëm!

Kohë dhelprash...

Pikë për pikë përqafove këshillën me kuptimin e moshës,

(jo sipas tyre)

Me duart e buzët e mpleksura pa dredhi

ku ëndrra dhe dita ndiqte përrallën

me vrullin e gjakut e shkëlqimin e dritës...ece

vrapove....

Ah, fëmijë që ke fatin të rritesh

Ruaju zemërimit të vetvetes!

Udhës së shkurtër!

Botës pa kuptim....

Ik, larg,

Larg...

Ku drita puth udhën në paqe...

Ik, larg ....

Mos u ngut!

Jeta është vuajtje e madhe...

Ik, larg....pa ngutje

Jeta është dashuri!

 

 

KUR VRITET SHPIRTI I POETIT

 

..liria ime pa liri

sa shpesh i nxjerr dhembët

sa shpesh

Ditë azmatike ikën e vjen

....I imi sy ngulur në pikën e vetme të mendimit,

gjeneron bardh e zi

negativin e shijes së buzëqeshjes,

lindur e mekur në kontaktin me ajrin e dritën....

liria ime pa liri

sa shpesh

sa shpesh po vjen për vizitë

tek unë "i huaji" në shtëpinë time

që pragu më mban mbërthyer

si Krisht....