| E enjte, 16.06.2016, 06:24 PM |
Luan Kalana
Cikel me poezi
ASKUSH , -e kam emrin shqiptar
E di mirë, se pas ca vitesh,
si të kalojnë dhe dy breza,
do harrohem, më s'do te jem,
mos u trembni, ksisoj gatuar jeta.
-E kam mësuar fshehurazi, nga Niçe,
"nga içi vijmë , ne iç do shkojmë"
e kam kënduar nga i madhi Ditero,
"kur s'do jem, në ndonjë libër a shkronjë,
në raft t'librave të mykura, kërkomë..."!
-Jeta ma tregoi, vdekja e gjyshërve ,
qyteza e vareve, ku treten trupat në dhe,
"Askush"nuk e dinte, as un vetë,
se do vinja si engjell ne jetë.
Do linja gjurmë, udheve për dije,
Korçë, Tiranë, Vishocicë-Devoll,
ku s'do ngrija foletë, nomad a shtegetar,
shkolla, nxenes studente pa mbarim,
ne Moker Pogradec, një emër do gjesh.
Do kaperceja me ballon deta dhe oqeane,
do ndrroja si xhaketat, qytete dhe kontinentet,
Connectikat, Florida, tërë Amerikën kam bredhur ,
me makinë e me vapor, edhe në Meksikë në Ekuator.
Pastaj..do te mbetesha epitaf në një gur,
i ngopur me brenga do merrja rruget në qiell,
askush në Botë, s'do më njohë, më nuk do jem,
shpirt i ëndrrave, ASKUSH -këtë emër do kem!
PREHJA E POETIT
&-Prehem çdo ditë për ty, Njeri,
Prehem për Fëmijën e barkut,
të shohë dritën e diellit,
Prehem për të vobegtit,
mos ketë të sëmurë,
që shtrirë , lëngojnë, var zbuluar,
të mbeten në këmbë, të gjallë ,
vetëm duke i uruar.
&-Me fjalën, vargun e lirë,
fal urata, jap bekim,
t'u ngjiten në mendje,
shpresë, besim,
jap ilaçin e shenjtë,
Zemër!
&-Të këndon poeti, pa ditur ti,
lexoje do jesh tërë energji,
do të çelen sytë,
s'do jesh si më parë,
ja sa thjesht Prehet poeti,
për ty, të mbetesh Njeri ,
Amen !
JETES , I kemi borxh
Nuk i kam borxh Njeriu, në dynja,
jetës tonë me shpirt borxh i jam!
Më kanë e nuk i kam, zoti t'na i dijë,
atij me zemer ja kam falë.
-Na kanë borxh Piramidat, pushtetarët,
na vodhën gjakun, djersën ashiqare,
na lane trokë, me gisht në gojë,
prandaj i thirrën fatit, rrugeve të Botës.
Borxh i kam jetës tonë , një "thesar" :
-Qumështit të gjirit të Nënave,
që i lamë vetëm, kërcure në vatër.
-Baballarët që treten në vare,
që luftuan per liri dhe për vatanë.
-Grave, që u rropitën tërë kohën,
që rriten si lule fëmijet tanë.
-Fëmijve të urte, engjejt të rallë,
fjalën dysh s'ja bëne prindërve tanë,
-Motrave dhe vellezerve, binjakëve tanë,
që ndamë kafshatën, jetes t'i bënim ballë.
-Nxënësve, studenteve të mij te mbarë,
jo për falin tim, që mbeten në klasë,
të pakten ne i mesuam shkrim e këndim,
jo analfabetë, emrin e tyre të shkruajnë.
-Mjekësisë e shtetit amarikan,
që na dhuruan gjak na ringjallën.
-Atdheut i kam borxh, se u larguam,
e lamë me kokë më një anë,
kur"sharlatanet "e bënë gërmadhë.
-Borxhe i kam shokëve dhe miqve,
që na falen dashuri dhe respkt pa anë.
Keshtu qënka shkruar, sa s'është vonë,
me penen time te derdh fjalë zemre,
të qendis me arne, vëllazerine shqiptare,
të shlyej borxhet, në moshën e bardhe.
LULEKUQJA JONE
Në vogli këndoni vjersha për ty o lule ,
vargjet e bej Naimit, manushaqe bukuroshe,
kur shëtisnim e mblidhnim lule lëndinave,
kush te gjente gonxhe me lulekuqe.fushave.
Na pëlqenin lulekuqet me degë burbuqe,
i hapnim , ngjanin si barbi , kuklla te kuqka,
të veshura me fustanka te bardha si nuskat,
i vinin në valle, lodronin si shtojzavalle.
Kur u rritëm u poqën ndjesitë,
lulekuqet shkelqejnë flakë si gjaku,
simbol kuq e zi, Flamuri ynë kombetar,
lulekuqja , zemra shqiptare e pashkruar.
PER SHPIRT TE NENES
Kur ishin te vegjel , femijë,
nuk e njifnim gënjeshtrën,
edhe kur thoshim të vërtetën,
për fjalnë e thënë, bënim betim.
Dëgjonim te gjithë, ne çdo bisdë,
herë pas here, një fjalë të shenjtë,
gjer sa u rritem, s'ja dinim kuptimin,
pa e ditur:-"për Zotin!", "për Besë"!
Me shoqet e shokët kur loznim,
shpesh fjalet e arta, përsërisnim,
zinim Be , kur dialogonim,
për kokën e babait, të Nënës !
Tani që u rritëm u burrëruam,
nga goja, fjalë zemre dalin vetiu,
për të madhërishmen Shenjtore,
betohemi:-"Per shpirt të Nënës"!
Betimi i Shqiptarit, fjalë ithtari,
-"për Flamurin"!-"për gjakun e të rënit",
"për Liri!", "për besë", -jap jetën,
kur Atdheu, më thërret, besoni,
-" PER SHPIRT TE NENES !"