| E diele, 05.06.2016, 01:44 PM |
Qeveritë
e hajnave
Shkruan: Faton MEHMETI
Fytyra e buzëqeshur e Ises nuk pasqyronte gëzimin e të qenurit nikoqir aq sa mundësia e mbulimit te dështimeve të tija, nën ombrellen e patriotizmit. Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës kësaj radhe në Prishtinë, ashtu sic pritej nuk solli asgjë më shumë e as; nënshkrimin e disa marëveshjeve, shitje të pordhave dhe fytyra të buzeqëshura të hajnave. Këta njerez që flasin për bashkim kombëtar ( Edi Rama e theksoi më së shumti ) në të dy anët e kufirit, a nuk janë vallë të njejtit që kanë katandisur këtë shoqëri në buzë të greminës, kanë rrjepur e po rrjpin këtë popull që 25, respektivisht 17 vjet. A nuk janë këta njerëz që janë milionerë e boss të drogës e krimit të organizuar ???...si mund të flasin për bashkim matrapazët e hajnat, edhe patriot edhe hajn nuk mund te jesh. Me mbi 65 % të qytetarëve që rënkojnë nga varfëria rezultat i keqqeverisjes , kjo është veshtirë të kapërdihet.
Këta njerëz që sot folen me pompozitet e populizem për bashkim , popullin shqipëtar e kanë shndëruar në popull të rrugëve të botës, cdo ditë shqipëtarët në të dy anët e kufirit gjejnë cdo mundësi të kërkojnë azil në vendet e botës pasi jeta është bërë e pajetueshme në Shqipëri e Kosovë.
Femijët tane në mengjes kërkojnë bukë e jo p…të Ramës e Ises, mjaft më manipuluat me ndjenjat e popullit. Do të ishte krejt e natyrshme të behën mbledhje të përbashkëta të dy qeverive sikur në ato kolltuqe të uleshin njerëz të ndershmë e me vyrtyte të larta kombëtare e njerëzore. Kosova importon nga Serbia cdo ditë 1 milion euro, ndërsa nga Shqiperia as 300 mijë euro e kështu ndodh edhe me Shqipërinë, derisa populizmi në këto mbledhje jepet me vrull për të mbuluar dështimet e njëra tjetrës ,realiteti është krejt ndryshe.
Fatkeqësisht jemi dy shtete të të papunëve, skamjes dhe oligarkëve, shtete të cilat nuk gezojmë respekt askund. Shqipëtarët bosset kryesor të drogës në Ballkan , të lidhur direkt me politikën, vrasës në kuvend , përdhunues e “ dilingjinj ”. Ndihem i fyer kur shoh se njerëzit e shtresës më të ulët të shoqerisë perfaqësojnë një komb në dy shtet , njerëz pa pike ndjenje kombëtare as njerëzore flasin në emër të bashkimit. Jemi katandisur si mos më keq si komb, fatkqësisht cdo ditë po tkurremi si me teritor si me dinjitet, kush ishim e si u bëm ehhhh…
Sikur për një moment te ngrihen nga varri Skenderbeu , Ismail Qemaili, Avni Rrustemi, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ibrahim Rugova e të shikonin se kush po e perfaqëson kombin shqipëtar të ndarë në dy shtete, do mërziteshin shumë, e mbase më mirë që nuk mund as të shohin . Një kërkim falje për të gjithë këta që i ceka më lart, që punuan ditë e natë dhe kombit shqipëtar i dhanë respekt nëpër botë, respekt që cdo ditë po e humbasim.
Na falni o burra se nuk patët cfarë të linit pas, bashkë me juve në varr si duket kanë marrë edhe nderin e atdheut. Jemi katandisur si kurrë më parë, shqipëtarët ky popull i lashtë si duket po vdes cdo ditë nga pak, fatkqësisht…!!!