Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Selimi: Qyteti mbi gjoks gruaje

| E merkure, 01.06.2016, 06:59 PM |


QYTET MBI GJOKS GRUAJE

 

-Poezia fituese e vendit te pare ne "Ora Letrare 2016", B. Curri-

 

Nga Hasan Selimi

 

Mbi cullakun e gjoksit të një gruaje

Rri plakshëm një qytet

Mbi gjirin e shpluar të një nëne

Jeton një qytet fjalëshumë

Nga çelja e gjethit e përsërin

nëna gjirin gati të ushqejë qënien

Zhveshur e shkreta nën atë qytet

Nga djersa e kripur rrobat

Djegur e tretur

Në hyrje vendosur si për shpërfytyrim

Krenueshëm rri në krahkthyer

Çmallet syhapur mos sheh të birin

Asnjë se përshëndet

Flasin për cullakllëkun e saj...

Qyteti vetullrrudhur nga mosha

Prej vesit në heshtje hallakatur

Tani shtatin lëshuar poshtë

Asaj gruaje nënë...

-Per ZemraShqiptare, Maj 2016-