Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmetali Rexhepi: Dëshirat

| E marte, 31.05.2016, 08:05 PM |


D ë sh i r a t

 

Për 1 Qershorin - Festa e Fëmijëve


Mehmetali Rexhepi

 

Dimrin e veshi

me dëshira pranverore,

verës ia qepi

kostumet vjeshtore

*

Pa para

e me para,

dëshirat e mia

t`i jap hua.

*

Edhe ti

or nevrik,

të huajat dëshira

mos i fik.

*

Dëshirat, dëshirat

a kanë kufi?

Laramane dhe vigane

te çdo fëmijë.

*

Dëshirat si retë

hidhen sjellën poshtë e përpjetë,

më lagin si shiu bredhin

ati shtirej se më përkëdhelin.

*

Pas shiut mjegulla u shtri

sakaq  e vërshoi lumi i gjumit,

rrëmbimthi ia mbylli ata sy

kureshtar Fatlumit.

Gjilan, mars 2013