| E diele, 29.05.2016, 12:55 PM |
QENI
I KEQ – UJKU N’ TORISHTË
- Motërzim popullor -
Qeni i keq rri te torishta ,
Ujku rri nëpër ahishta ...
Qeni i keq lehë klam, klam, klam –
Hajde ujk , se këtu jam !
T’ kallëzoj delet mbyllë ku janë –
Të bëjmë bashkë mish për të ngranë !
Hajde ujk se m’ kanë lanë mentë –
Të kallëzoj ku i kemi dhentë !
Hajde ujk , e mos rri unët –
Të kallëzoj si i kemi punët !
Gjilan, më 13.05.2016. Demir KRASNIQI