Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pireva: Muharrem Kosumi - Bari poeti nga Tygjeci

| E diele, 29.05.2016, 11:46 AM |


BARI POETI NGA TYGJECI

Nga Mr. Bislim B. Pireva

1.Muharrem Kosumi edhe në veprën e tij të dytë,e cila del voluminoze sa vepra e parë,më 438 faqe,ka dhënë një tabllo të jetës si të bashkëdyzuar mes vete:Objektiven me subjektiven. Edhepse vepra e dytë (Kupto:Do duhej fituar guximin për të dalë nga lëvozhga e kreaturës:Frikë) ai sërish mëton të ruhet nga megalomania artistike,prej ku edhe veprën e dytë e titullon: BARI POETI NGA TYGJECI,pra titull modest.

Mirëpo,brenda kësaj modestie,siç shkruan edhe në analizë të veprës së parë kritiku letrar Ismail Syla,i cili pos tjerash,po zgjedh një citim perifrastik,na këshillon që të jem paksa të kujdesshëm karshi këtij poeti të ri;ngase mu ajo thjeshtësia e tij,apo në brendësinë e tij ledhatuese na del ajo e “Papritura”,ajo aroma e figurshmërisë e cila,posa t’i marrim erë na shkund,përkatësisht,na sjell në realitetin rehabilitues...

Andaj,fjala bari,që në përditshmërinë tonë kuptojmë personin që ruan bagëtinë,gjënë e gjallë ekzistenciale,druaj se nuk na mjafton vetëm me kaq shpjegim e interpretim...Bariu këtu na del si emër,por figurshmëria e emrit ngërthen në vetvete nyansa të një figur Biblike...Bariu gëzon pietet të lartë,ruan delet,ruan krerët jetik,por ka përimtuar interesimin jetik me poetikë.

Atëherë kur të lirohemi nga gjallëria objektive e atij bariu,del një personazh biblik,i cili,jo në mbllaqitje nofullash, jo në kërcitje dhëmbësh,por me frymë poetike ka vendosur ta fitojë atributin e dalëzotësisë ndaj vendit ku lindi-Tygjec.Brenda titullit jetojnë:Fëmija duke qeshur në ballinën e parme dhe vet fshati ku lindi bari-poeti,(Ballina e pasme), përkatësisht Tygjeci. Janë përimtuar gëzimi,harmonia në vendlindjen e tij.Realist bariu ruan delet,figurativisht poeti ruan vargjet si qingja dhe si dele. Delet kullosin në vendlindje të bariut,por edhe vargjet poetike në përmasë të lartë të përqindjes (%) i janë kushtuar Atdheut-Tygjecit. Që të mos e ripërsërisim,tani e tutje sa herë ta lexoni emrin Tygjec, djeni që poeti ka thëne ATDHE.

2.Poetika jetë e jeta poetikë i del poetit si matematikë,me rrënjë katrore,me thyesa e deri te përthyeshmëria trigonometrike.Pra këtu autori ka solidarizuar edhe aktorët e shkencave ekzakte:Fizikë,matematikë,përkatësisht ka shprehur solidarizim për t’ua gjetur formulën e “Pagëzimit” të gjithë historianëve,të gjithë poetëve,të gjithë theologëve(Doli Lahi te Allahi),nisur jo nga frika e anatemimit,por nga kërshëria e gëzimit se në Atdheun e tij gjindet kjo pasuri.

Krahas atij gëzimi,poeti nuk anashkaloi as hidhërimin politiko-poetik.Për tërë jetën e vet poeti e kishte kuptuar se kalliri jep frutin e jo trungu i kallirit;fatlumësisht nuk parapëlqehet “Dhuntia “ e të lartit,andaj poeti pyet:”Si ta gjejë këtë formulë?Ku të jetë ngulë? Në rrënjë të mosdisë,apo të lakmisë?!”

Te ky poet gjejmë poezi filozofike të cilat do duhej hequr të zitë e ullirit për t’i zbërthyer dhe analizuar.Ta zëmë: Fenomenin e Përjetësisë e ka rikonstruktuar trigonometrikisht,me via harkore të papërpjekura...

Harkoret e papërpjekura japin stimulimin e gjallërisë,jetës normale,(kupto jetës jo të mbyllur) biologjike.E në çastin kur thua se don poezi e jo matematikë trigonometrikë,poeti në fjalë na shkund pak: “Po u përpoqën majat(e vijave) mesveti,Do t’i gjindet perimetri rrethit”.Pra,edhepse poezia titullohet “Përjetësia”,derisa vijat nuk janë përpjekur (Përpjekja e vijave figurë e fsheht artistike),andaj në momentin kur nuk i gjejmë perimetrin rrethit do thotë se jemi jashtarrethi,jo të mbyllur por në jetë. E po u përpoqën vijat kemi një rrethformulë për poezi- Përjetësi...

Edhe te poezitë tjera ku përkohen defilime filozofike autori përmes adhurimit filozofik ka komunikuar me vetminë,formulë enigmatike ku në çështjet e lëndëve: Psikologjike,logjike,filozofike,vetmia është çelës i të gjitha notave muzikore;pra jo në kontestin pesimist,por në kontestin e pakontestueshëm  të zgjidhjës së ideve,rjedhave etj.Së fundit,mu nga ajo vetmi,jo me formulën “Deus ex machina”,por me bindjen se:Do t’i sulët pa ndihmë të Dantes,pa pesimizmin e harbutërinë e Chajlld Harolldit,ky Plak Ri do ta kundërshtojë trumpetën zhurmonjëse...Si poezi antologjike do t’i quaja dy,ku filozofia e tyre plotpjestohet me rjedhat e jetës “Komfore” ndër shqiptar.Poezia:”Sikur të më pyeste Perëndia” dhe tjetra,ku malësori i Gollakut(Gallapit) në mjetin jetësor të shoqëruar që nga lindja (mauzerin) ia kishte ngjitur edhe 2 telat e çiftelisë.

3.Është përshkruar jeta e shqiptarit në mënyrën filozofike,lindi me çifteli e pushkë dhe me to jetoi.Kur një harbut shtroj pyetjen se sa jetoi ai, kështu,poeti iu gjegj: “ Një jetë”! Do ta dramatizoj pak ndoshta po të thosha se te asnjë poet, qoftë edhe me famë diçka të tillë si te  këto dy poezi nuk kam hasur.Poezi psiko-filozofike,poezi me udhëzime meditative,poezi me ironi të skajshme do të shprehej Dr.Ismail Syla.

Poeti na drejtohet neve lexuesve,anise bisedën e ka filluar me Perëndinë.As me Perëndinë poeti nuk don lajka,nuk l’shon pe,por si shpejt e pyet :”Pse,a kundër dëshirës sate më paske krijuar a?! Mos vallë në shenjë proteste kundër vetës sate më krijove?!”

Pasi i ka shtruar pyetjet në dialogun e drejtpërdrejtë,si dukët Plak Riu ia ka  bërë me dije se e paska kuptuar, që nga arqipelagu i hidhërimit të tijë qenka shkëputur një dromcë hidhërimi dhe ja është ky që është!

Shprehja sarkastike se “…mos vallë t’u paskan përzie farërat…?!”portretizon

Satisfakcionin botëror:

“Ku ka gëzim më të madh në gjithë këtë gjithësi,

Të isha demon me kaq vogëlsi?”

Nuk mund të mos e nxjerr para lexuesve se M.Kosumi është i mishëruar në

labirinthet filozofike,përkatësisht solidarizimi, që t’jetë qoftë edhe DEMON në këtë Botë,pranon, ngase i dukët si shpëtim karshi njerëzimit dhe Botës mu në saje të asaj se poeti(Kupto tani Demoni) është një vogëlsi.

Një poezi tjetër “Kthema Kusurin”,që në vrojtim të parë,me fjalë përditshmërie(Aludimi te buleta ditore udhëtimi apo te çdo një kthimi tjetër),mu ajo përditshmëri jetike përthekon filozofinë:

1.Filozofinë e spektrit motivim

2.Ajo e zhgënjimit,jo e privatësisë personale,po e popullit.Në poezi del fjala “Më detyrove...”,çka poeti jo që fjalën e qet te detyrimi,por te angazhimi i primatit nacional,për udhëtim drejt asaj ku shkohet në Parajsë,jo Parajsë qiellore,por Parajsë e Atdheut objektiv-kolektiv.

4.E kur energjia poetike arrinë droen te pesimizmi “Kusurin kthema,se ato tjerat i hangër dreqi!”,poeti për t’mos rënë në rezignatë,për t’ treguar të tjerëve se nuk dorëzohet dot, përdor fjalët: “Se nuk e ndrroj këtë ferr me parajsën tuaj!”.Poeti e din se fjalën Parajsë duhet shkruar me shkronjë të madhe,por këtu i hakmirret edhe vetë tingullit.

Pra,kjo laryshi poetike e kripur me kokrra kripe patriotike,me salcën filozofike,ka nxjerrë jetën e rendomtë të atdhetarëve të rendomtë në Atdheun e tij.

Muharrem Kosumi ka studiuar gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare,por krahas kësaj,si thotë ai vetë ka qenë i interesuar shumë edhe rret filozofisë dhe historisë,çka,vërtetë çdo e folme vargëruese të jep përceptime të tilla.

Nga ky kënd poeti na jep një poezi,e cila si thotë vetë del të jetë e shkruar më,

1973/74, “Në Kullën e Lugut të Baranit”,ku përthekohen një fontanë dritash e

figurash artistike,të cilat si fjalë i kuptojmë,por semantikën(Kuptimësinë) e tyre e kemi paksa vështirë ta zbërthejmë.Nuk e shoh të arsyeshme ta komentoj, ngase humb kontinuiteti i analizës së veprës në fjalë,por do t’thosha: Ti dëgjosh duke folur,t’i kuptosh fjalët,por t’mos e zbërthesh kuptimësinë e tyre

kjo del te figurat e prehnit të burrave t’oxhakut te ne,kurse në filozofi del si e folme platoniane:    “ Gjithë natën thuprra premë,

Thuprra lajthie,shkoze,kaçe”;

Jo-jo,nuk janë këto thupërra,as kaçe,as lajthie,po janë fjalë të folme sipas kanarit e kararit formësuar sipas gjedhës sokratike...Ose dikund më poshtë :  “Reja e Zotit,mukajeti nuur,veq krue e bashqe dijmë me thurrë”.Edhe këtu gjatë një interviste kolegiale,autori më pat treguar se vetë ishte mysafir n’at kullë.Bisedës i kishte prirë bajraktari i Lugut.Thurrja e luleve nëpër ballkone përkufizonte kujdesin e Lulës;mirëpo kur poetit i japin fjalë,ua kishe bërë me dije se te Malësia e Gallapit thurret bashqja dhe kroni,përimtësisht,kjo del nga konzervatizmi prapanik,por për sa i përket filozofisë kemi trashëgimin e njejt.

Po i përmend edhe dy-tri poezi tjera të po këtij rrafshi filozofik dhe do t’interesohem se a do të mund poeti t’i realizojë me një këso lloj mjeshtrie edhe motivimet tjera shpirtërore.

5.Aq na është përqëndruar autori nga mesazhet që i kanë buruar nga shpirti sa neve na dukën si të servuara në pjatë.E në përgjigjjen natyrale të së mirës me të keqën,të dyftyrësisë me atë njerëzoren,poeti na këshillon që t’mos hutohemi fare,ngase ato dallohen nga fakti se : “ Edhe fshatari i Tygjecit i njeh vezët e pubëzës dhe t’turrecit”. Filozofia poetike,skalitur aq thjesht na jep dritën e gjelbërt për kalim,mirëpo sapo kemi kaluar,hasur në figurshmërinë muzgëtuese e cila nuk na lejon ta shohim të tërën,por vetëm pjesën e së tërës,edhe këtu Plak Riu,është rinuar,na këshillon për dioptri terri.Dioptri terri,një variabël figurshmërie,ku jo çdo lexues do ta konceptonte këtë figurë sarkastike: “Aparat me plus/Terrin e trus! Pastaj?” Pyetjen “ Pastaj?” poeti e ka shtruar.Do t’i përgjigjemi edhepse pak me vonesë: Po shohim ma shumë terr.

Rrugë e cila nuk guxon të mbyllet këtu,ngase u kuptua që dioptria e rritka terrin...

Vetëm edhe një poezi të këtij shtrati do ta marrim,dhe do dalim te motivet tjera.Poezia: “ A ma mirë të jesh trim apo horr?”,ua zbërthei figurshmëritë djallëzor të shumtëve.Pothuajse askush nuk pohoi me fjalë se do t’ishte më mirë të isha,të ishe,apo të ishte horr,mirpo,pas përgjegjës. “Trim more,si horr?” Poeti i riteston: “Po tani cili me cilin po bisedojnë?” S’ka fjalë,biseda u mbyll;unë dhe pyetësi u dorëzuam para këtij që quhet Plak Ri.

Sado që poeti,Muharrem Kosumi tenton t’i ruhet asaj se nuk është i vjetër,është akoma vital,dosido ai nuk mund ta ripërtërijë vetën me pietetin i ri,por do t’ia bashkangjesë një tjetër emërtim,ku edhe kënaqet vetë,por edhe të drejtën flet:PLAK RI...E tani si plak dhe si i ri,do t’ketë të drejtë ta elaborojë edhe motivin erotik. Këtij motivi do t’i ruhet,së pari nuk do të shkruajë shumë,pastaj do të mundohet që  mu nga ato të paktat ta zëjë stadin elartësisë optimale.Nga e tërë krijimtaria e tij artistike që kapin 1000 poezi,nga ai arsenal artistik nuk ka nxjerrë më shumë se 20 poezi erotike.

6. Ai eros do t’fillojë me parandjenjën se dashurisë ia din emrin ende pa e pyetur,ose edhe fare pa i treguar ajo;edhepse në një rast Plak Riu ankohet,atëherë ishte i ri e jo si sot: “Emrin nuk ia dija/A thu si t’i tham!?”.Këtu si dukët Pëllumbi i Anakreontit do t’i dalë në ndihmë dhe tani e tëra del në breg:”Do t’thërras Gjylistane se lule na qenka!” Hutia,shkundja psiko-analitike bëri çapin e parë,tani kaloi te shpirti përballë tij,prej ku,nga e folmja,nga shtrimi i pareshtur i pyetjeve :” Aman arnaut,emnin kush ta tha?!” Tash e tutje poeti këtë motiv nuk do ta  piklojë me ngjyra fëmijërore,por do t’i reshkët me një maturi akoma më të skajshme.Do ta kërkojë dhe do ta gjejë (Kodin e deshifrimit),do ta zbulojë alfabetin erotik  dhe nuk ka të ndalur derisa t’mos ia zbulojë,derisa të mos ia zbërthejë  edhe“Rrënjën katrore”.Poetin tani nuk e kem djalosh që përlotët orë e çast,që din të rrijë orë të tëra natën pa gjumë,por një burrë të pjekur,i cil na qenkësh betuar se do ta gjejë kompaktësinë e asaj që quhet dashuri.Po si do t’lexohet dashuria pa alfabet?Po si do  t’ia zbulojë rrënjën dashurisë po nuk njohu rrënjën katrore?Si do ta nxjerrë nga rrethi atë dashuri,mos vallë me rrënjën Pi greke?Të gjitha këto do ta mundojnë Plak Riun derisa të vijë te bindja se ka nxjerrë mbi sipërfaqe arti formulën e cila ka mundur rastësinë: “Këso tragjedie nuk ka parë jeta/Si Romeu dhe Xhulieta!”Te poeti i këtyre vargjeve nuk ka vdekje,po ka jetë me trishtimin,ka jetë me vëllimin e pamatur dashuror,prej ku edhe citimi i vetë dashurisë :”Po vdes e po shkoj,por fati im i dytë nuk ka pas shansë të më puthë aty ku m’ka puthë i Pari! Ai vend ishte i  huaj jetë e mot!” Ndaluni dhe vetë analizojeni fjalinë: Ai vend i huaj ishte dhe mbeti i huaj...Kjo ishte formula,ky ishte alfabeti,çelësi i notave muzikore në dashuri që mundi Xhulietën dhe Romeun e ri.Poeti pasi alfabetin e dashurisë gjeti,pasi dha shenja rehabilituese për të rinjtë,nuk do të ndalet edhe pak,përkatësisht,është zotuar se do ta zbërthejë edhe rrënjën katrore të saj.Por si dukët tani para këtij ashiku të ri ka dalë “Pragu”matematior: “Dyfishi i të Parit here i Dyti në katror”Tani e tutje poetit do t’i marrë kohë e pazbërthyera e ashpër:Cilin ta emërtojë për “Dyfishin e të Parit” e cilin për “ I Dyti në katror”!?I prirur për jodiferencime poeti nuk nominon me emër,mashkull,apo femër,e lë hapur portën e zemrës,megjithatë vetë pohon : “ Dyfishi i të Parit here i Dyti, i treti,apo edhe i nënti në katror!Tekefundit: “Dashuro me tërë qenësinë shpirtërore/Nga dashuria nxirr përjetësinë e flijimit/Le t’arrijë frymëzimi deri te djepi/E bashkë me Të marshoni drejt Epit!” Me këtë porosi mbyllet porta-poetike e dashurisë së Plak Riut.

7.Ta analizosh motivin patriotik të krijimtarisë së Plak Riut,do të thotë ta ndash periudhën letrare të tij në 3 përimtime,përkatësisht ndarje kohore:koha e angazhimit sensibilizues,koha e qëndresës që në letërsi e përdorin si Stoicizëm,dhe e treta: Angazhimi aktiv.

Për kohën e angazhimit patriotik poeti si dukët ka qenë i angazhuar edhe nga literaturat tjera pos literaturës shqiptare.Për ta fuqizuar sensibilizimin edhe objektiv po edhe subjektiv,poeti shpalos ide,nxjerr fatura të të tjerëve se ç’kanë bërë për Atdhe dhe i fillon pa reshtur pyerjet : 1.Cili shqiptar e puthë Atdheun siurse Sllavolubi sllavizmin? 2.Cili shqiptar emërtohet si mbrojtës i Atdheut sikurse Branisllavi që mbron atdheun e vet? 3.Cili shqiptar i puthë bjeshkët e Atdheut të vet sikurse Gorolubi?Kjo poezi,ky shkrim,mund të trajtohet edhe si pamflet politik për sensibilizim.Pasi poet ka sensibilizuar masën,masa tani në veprim;e nga ai veprim mase,nga ajo lëvizshmëri me konatacione patriotike,ka hisen e vet në humbje dhe fitore,ka hisen e vet në burgje dhe varre,por poeti sërish me një përkushtim të pashoq na thotë:

“Jij krenar kur qesh,Krenar edhe kur vajton/Atëherë unë të gjitha t’i falë

Sepse Hiret e Atdheut bashkë i varëm në Dardhën e Demaçit”. E shoh të udhës t’i përmend 2 poezi që i përkasin parapregatitjes për dalje nga faza e parë e angazhimit sensibilitik.

Poezia e titulluar “Lëmoshë”,aspak nuk ka të bëjë me lëmoshën,por nga objektivteti fillestar,nga vrojtimi dhe nga përceptimi i të tjerëve-shikuesve. Pasi formohet bindja se personazhi në udhëkryq lypka lëmoshë, poeti ua la atë marrëzi derisa vetë ta pastrojnë vetvetën e tyre.I  Burgosuri politik,anise fizikumi i tij kishte pësuar katrahurat e tejkaluara,psikika poashtu shkalluar, por thelbi ideopatriotik ishte ngulitur dikund thellë në brendësi zemreje dhe nuk i dilte dot.I njejti,i ulur këmbëkryq në udhëkryqin e Botës nxjerrë ka plisin, e bisedon me Të. Menduan të tjerët se ai lëmoshë po kërkuaka,por sakaq e vërejtën se ai s’kërkuaka  lëmoshë por drejtësi dhe Liri.

Poezi tjetër e po këtij karakteri,e po kësaj mase e përmase,pos që shtjellon temën e kundërshtmit frontal kundër rexhimit në fuqi,kap edhe dhimbën që pothuajse në literaturën Botërore nuk e gjen dot! Demostratat e Vitit 1968,vritet demostruesi e kur shoku i tij i vë lule natën në varr e vrasin edhe atë.Studenti demostrues  me lule në dorë para varrit të shokut,kurse në anën tjetër i vëllai pa e ditur se cili qenka ai student,hapin zjarr. Iu vra i vëllai.

7.I vëllai iu vra,por ky nuk din asgjë,derisa kthehet në shtëpi.Këtu e tutje fillon muzika funerable e filmimit poetik nga ky Plak Ri.

“Mos vallë të ket qenë ai?

Mos vallë ta ketë qëlluar kjo?!”

Motivi patriotik te ky poet i ri zë vend koordinatash të kryqëzuara.Edhe aty e atje ku flet poeti për jetë,dashuri,mençuri e sheh të arsyeshme ta kripë me motivin në fjalë.Ta zëmë, te poezia “ Kleopatra”,e cila si personazh tërheq vëmendjen e artit botëror, te Plak Riu kjo figurë historike me simbolikën e bukurisë,me simbolikën e krenarisë,me simbolikën e triumfit,para Plak Riut del si personazh real,si personazh që poeti nuk i frikohet si komandantët e legjioneve ushtarake,bile ka fituar bindjen se mund t’bsedojë me Të si me Lejlanë e Sirisë,apo si me Alienën e Turqisë,por jo edhe si me Norën e kelmendasve.Po pse dhe nga ky guxim dhe ky atribut trimërie te poeti?Leht-leht,Plak Riu ka dalë te Kulla e Tygjecit,te ajo rrafshlartë ku harrohen të gjitha frikësimet,amdaj edhe Kleopatrës në pyetjes së saj, se, a e din se ça do t’thotë emri Kleopatra? Poeti i përgjigjet me vulë patriotike-historike: “ E DI HIRËSI,KENI EMËR ILIRIE”Nuk pajtohet poeti me kaq pa ia përmendur edhe “d.m.th:TRIUMF I ALEXANDRIT TONË”.

Para vdekjes, strukët e ka frikë çdokush,pra edhe poeti në fjalë,por kur këtë e gjejmë te Kulla e Tygjecit,bijnë poshtë të gjitha poret frikësuese,lindin e rilindin inde jetësie apo pavdekësie;mirëpo sërish pajtohet me rjedhshmërinë logjike natyrale,pra: “Nuk e di se kur vdes,me dhe(tokë) Tygjeci kam mbushur 1 thes”;si dukët Plak Riu vetëm  sa nuk na ka obliguar ta varrosim te ajo rrafshlartë-Te Kulla e Tygjecit, po në mos atje,të paktën sa zë një thes dhe,dhe  Tygjeci  hudhmani sipri,aludon poeti.

Aq tepër është përqëndruar poeti te ajo rrafshlartë e Tygjecit sa ka vendosur të bëjë dialog miratimi me Perëndinë:

“ Sikur ta kisha mundësinë,

Dimrin ta bëja verë e verën dimër,

Do ta lusja Perëndinë t’i bëjmë trampa ato mundësi,

Dy për një i jap,Ai po del n’fitim,

8.     Vetëm t’ma jipte Rrafshlartën e Kullës së Tygjecit ta fusja n’thes...”

Motivi patriotik te poeti ka tingëllima të pjestuara,sipas meritës së vet rjedhës apo aftësisë krijuese poetike:Poeti sensibilizon,lavdëron dhe bukur vlerëson,por  ka raste ku poeti edhe loton edhe qorton, e kur t’ dukët se është sipërfaqëzuar me rrethanat e shpërfaqura,ai na e zgjatë dorën që t’na largojë nga eskalimi.Poezia: “Nënlokës që varri  i t’birit  i ishte rrafshue”,poeti përmes nënës dhe nënave qorton elitën politike dhe shoqërinë në përgjthësi se,pse i lan të devotshmit që ishin pa krahë në mëshirën e lotëve të nënës.

I biri i nënlokës,tani dëshmor kombi,kur i shkon e ëma në vizitë,ai ka dëshirë ta dijë gjendjen reale në Atdheun e vet,andaj pyet:

“Nënloke,çka është ajo ushtimë,

Kishe lufta ka mbarue?”

-“Jooo or djali jem,nuk asht ushtimë,

Po shok’t e tu me xhipa po vijnë.”

Ironia,sarkazma nuk mbarojnë këtu,ato vazhdojnë rrugën derisa autori t’ua ndërpresë : “ Mos imja nanë mos mallko,vijnë edhe ata n’veti herdo-kurdo!”

Ata të cilët e meritojnë kamxhikun ndëshkues Plak Riu nuk i lë pa të,në mos asgjë,të paktën ua përmend idealet e “Dikurshmërisë” : “ Idealistëve aq ua bën/Pse shpata dhe shigjeta romake ua prishi rrathët! Ideali sipas poetit nuk matet me vrapin për karierë;a nuk e patëm thënë së bashku:” Nuk duhet shkuar siç fryn kjo erë...!?”

Tani ,nga veprimtaria letrare që kemi para nesh nuk kërkuaka shpatën e Damakleut,e as grushtin e hekurt për t’i rënë Mont Everestit,porse vet shtron pyetje: “ E dini që u del marre me ba me Kosovën pazare?!”   Po kur mer përgjegjen se pazari qenka hallall,dhe aludimi te falja e saj,poeti si dukët,ose e tejkaloi skajshmërinë e ironisë ngjeshur me groteskë,ose vërtetë hoqi dorë : “Sa t’jetë  gjallë kush t’u folë s’e nien!”

Poezia patriotike e M.Kosumit është maft temperamentale;edhe kur gënjehet,edhe kur zhgënjehet,edhe kur kalon vijën e kuqe të qortimit,të mosdurimit,ai edhepse me pak nuk kënaqet,ai sërish thotë : “Miti mbi Kosovën vdiq! Jo dikujt mer e dikujt jep,Kosova nuk është djep!”.

9  Një vistër poezish shkruar nga ky Plak Ri,që po të sistemoheshin në lidhje të veçantë do ta përbënin një vepër të re më vete,janë ato poezi të cilat do t’i emërtosha si poezi të përkushtimit.Poeti u kushton poezi individëve:Nënës,babait,vëllait,birit e bijës,shoqës së jetës,nipit,dajve, gjyshës së linjës femërore,nga prizmi i  ngushtë,kurse:A.Demaçit,A.Jasharit,R.Malës,N.Berishës,M.Dajkocit,Antigona Fazliut,Lekës së Madh,UÇK-së,Sokratit dhe vendeve:Ilirisë,Shqipërisë,Kosovës dhe mbarë Bashkimit Kombëtar.Është karakteristikë e tij njerëzore që te asnjë persnalitet nuk anon t’i jap atë që ai nuk meriton,përkatësisht Plak Riut nuk iu desht ngjyra për stilizime,po as goma për pastrime.Sipas krijimtarisë së tij dhe sipas asaj që unë e njoh,M.Kosumi idol kishte dhe ka Demaçin,por edhe Demaçit i tha : “ Bac,dole më i mençur se Tolstoi. Tolstoi Ana Kareninën e futi nën gjunj treni,kurse Ti Shegën nën gjunj t’juaj!”.

Kurse te rasti i komandantit Legjendar, poeti këtë gjeti :”Komandant,bunkerin kur e pash/Tri herë kokës i rash!” Aludonte se bunkeri nuk do duhej ndërtuar afër shtëpisë,kurse ai ishte brenda oborrit!(?)Shoqës së vetë kur i thotë se shkroi më shumë se 1000 poezi, “Po asnjë për ty”,ajo i jep përgjegje: “ Muho,im shoq,ti ke shkruar ma t’mirën poezi,kur ma hoqe duvakun-shami”.Pra,shihet se malësorja edhe në gabimin e shkrimtarit gjen metodën e rehabilitimit për t’ia ruajtur krenarinë. Bisedën me Perëndinë dhe me Sokratin poeti  e  ka gëdhend aq mrekullueshëm sa me pak fjalë jipen karakteristikat e dashurisë së pamatne ndaj Tygjecit ( Sa herë përmendet Tygjeci dhe Kulla e Tygjecit kupto-ATDHEU)!   Plak Riu që tani i afohet dekadës së 7-të,ka fituar aftësinë të bisedojë edhe me elementë jofrymorë: Kullë, breg,odë, dhe nostalgjia e tij për ato vite ku kosit’shin në odë,ku pritnin mysafir si Gjergjelezalitë,Mujë, sokole Halilin e Talin nga Budimi, janë insinuata akordike ku sipërfaqëzohet rrita e tij fëmijërore në veçanti dhe rrita e të gjithë fëmijëve shqiptarë në përgjithësi.

Poetika e këtij shkrimtari të ri ka rekrutuar instrumentet e të gjitha llojeve muzikore,e,sa i ka akorduar,ç’farë ritmi nxjerrin, mbetët ta defilojnë edhe kritikë tjerë letrar e gjuhësor sepse vetëm  nga ky kënd vështrimi im nuk mund dhe as që do duhej dhënë atë përfundimtaren.

10.  Tani e shoh të arsyeshme t’i them disa fjalë rreth gjuhës,stilit që ka përdorur poeti.Poetika e M.Kosumit ngërthen në vete një gjuhë të lehtë për ta kuptuar.Ka përdorur edhe fjalë e shprehje të cilat sot ndoshta edhe kanë dalë nga përdorimi.Kur e pata pyetur privatisht se pse,ashtu thjeshtë m’u pat përgjegjur : “Unë e zotëroj gjuhën letrare,gjuhën e unjësuar,por nënën dhe gjyshen nuk munda t’i mësoj,andaj nuk deshta t’i hidhëroj “. Kjo përgjegje s’do mend se pranohej,megjithatë unë mendoj se i ka hatruar pak si tepër personazhet që ceku poeti.  Stili i shprehjes është sipas kategorizimit të tij përceptues,përkatësisht sipas rjedhës së tij shpirtërore dhe sipas rjedhës kohore. Mendoj se ka ndjekur stilin e mesëm poetik,për të lënë vend edhe për ngritje po edhe për ulje. Mirëpo sç thoshte Ismail Syla se(Citim perifrastik),nga narracion qesh frikuar se do mërzitem,por brenda atij sugjestioni narrativ mëshihej ajo figura që thotë:Hej,ndalu,vrojto pak se ke të bësh me një plak...) kemi të bëjmë me një poet, po i ri,por Plak Ri.Mbesim me shpresë se Muharrem Kosumi do të botojë edhe vepra tjera,qoftë të këtij zhanri qoftë të zhanrit tjetër.