Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Donika

| E marte, 24.05.2016, 08:01 PM |


DONIKA!...

Nga Dibran Demaku

Emër i bukur shqiptar!Me rrënjë në lis e në fis!I ardhur nga historia.I ngulitur në mendjet dhe në zemrat tona.I dashur sa vetë atdheu.I dashur si vetë Skënderbeu.Këtë  emër e kishte edhe vetë bashkudhëtarja e Kryetrimit tonë kombëtar.Andaj si i tillë nuk kishte se përse të ishte ndryshe,veçse i rrezatuar me rrezet e praruara të diellit!Vetë ky emër kishte buruar nga rrënjët e lisit e të fisit!Si i tillë ky emër ishte shndërruar në simbol të jetës e të lirisë sonë!...

…dhe një ditë pas shumë shekujsh,një tjetër njeri i madh i kombit do ta përtrinte këtë emër.Këtë emër të bukur e të dashur:Donikë!Me të do ta pagëzonte të bijën e tij.I bindur se nën atë emër e bija do të hapëronte krenare në jetë dhe se nën atë emër do të frymonte një shpirt i shquar në përmasa kombëtare dhe njerëzore!Ai njeri i madh një ditë do të binte për lirinë e atdheut të tij! Do të binte siç bijnë të mëdhenjtë.Viganët!...Do të binte pasi kishte dhënë gjithçka për atdheun e vetë:fjalën,këngën,rininë,dashurinë!Dhe në fund kishte dhënë edhe pikat e fundit të  gjakut për lirinë e atdheut të vetë!...E ai ishte kush tjetër përveq se Jusuf Gërvalla-hero i kombit!...

…rrugën e babait do ta vazhdonte e bija! Edhe atëherë kur ishte e vogël,krejt e vogël!Kënga e saj për atdheun dhe lirinë do të jehonte në një festival kombëtar të këngës së fëmijës.Kënga e saj për atdheun dhe lirinë do të dilte nga zemra e saj,ashtu e ëmbël,ashtu e lehtë dhe si e tillë do të zinte vend në zemrat e dëgjuesëve!Ashtu siç do të hynte edhe në zemrën e një kombi të tërë!Ashtu siç do të hynte në mendjen dhe në zemrën e një kombi të tërë emri i sajë-Donikë! Donika Jusuf Gërvalla!Dhe aty do të mbeste për jetë të jetëve!...Ashtu siç kishte hyrë edhe emri dhe kishte mbetur në mendjen dhe në zemrën e një kombi edhe emri i babait të saj!...

Donika Jusuf Gërvalla…Ajo qupëza e vogël dhe e brishtë e festivalit kombëtar të këngës së fëmijës tashmë kishte rritur shtatin.Dhe me rritjen e shtatit ajo do të kërkonte edhe fatin.Fatin e vetë dhe të atdheut!Të atdheut të robëruar që emrin e kishte-Kosovë!Të atdheut që duhej liruar!Ajo do ta vazhdonte rrugën e babait të saj për liri,që kishte mbetur e papërfunduar në rënien e tij!...

…rruga e Donikës për lirinë e atdheut ishte me përplotë vështirësi dhe sakrifica,por ajo do të dinte se si t`i mposhtte ato vështirësi dhe sakrifica,për lirinë e atdheut të saj dhe babait të saj!E ndodhur larg atdheut të saj dhe babait të saj,ajo,pra Donika do të ngriste zërin për liri! Zëri i saj do të bëhej udhërrëfim për luftëtarët e lirisë!Zëri i saj për liri kishte zgjuar edhe ndërgjegjen e fjetur të njerëzimit!Ajo do të ngriste zërin për lirinë e atdheut të saj,të atdheut që babai i saj i kishte kënduar nën telat e gitares,të atdheut që ajo vetë i kishte kënduar në festivalin kombëtar të këngës së fëmijës,kur ishte një qupërlinë e vogël  dhe e brishtë!...

…dhe liria kishte ardhur! Donika…,Donika Gërvalla…,Donika Jusuf Gërvalla…,ju kishte gëzuar si askush tjetër lirisë së atdheut të saj,lirisë së atdheut të babait të saj!Dhe që në ditën e parë të lirisë së atdheut të saj,të lirisë së atdheut të babait të saj,ishte betuar në besën e saj,ishte betuar në besën e babait të saj,ishte betuar në besën e të rënëve për lirinë e atdheut të saj se nuk do ta ndalte hapin e saj në jetë,por gjithmonë dhe gjithënjë do të vazhdonte rrugën e nisur të saj,rrugën e nisur babait të saj,në të mirën e atdheut!...

…por ata që në jetën e tyre e kanë vetëm një ideal,dhe për atë ideal janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe jetën e tyre,shpeshëherë në jetë edhe dëshpërohen,kur në rrugëtimin e tyre u dalin pengesa e kurthe të ndryshme!Në pengesa e kurthe të ndryshme të vëna nga të tjerët!...

…në pengesa dhe kurthe të tilla do të haste një ditë edhe Donika!Donika Gërvalla.Donika Jusuf Gërvalla!Të vegjlit me trup, me mendje e me zemër vënë pengesa e kurthe! Të mëdhenjtë i eliminojnë ato! Donika është e madhe! Donika!...Donika Gërvalla!...Donika Jusuf Gërvalla!...Donika!...