Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Sadik Jashari - Veprimtar

| E marte, 24.05.2016, 07:23 PM |


Në 13 – vjetorin e ndarjes nga jeta :

 

SADIK JASHARI – VEPRIMTARË QË NUK NJIHTE KUFIJ

( 1947 – 29.04. 2003)

 

Nga Medvegja , Sadik Jashari –

Shpirt e zemër , gjak shqiptari ,

Luftëtarë me vlera ari ,

Shëmbëlltyrë prej atdhetari !...

 

Ish  gojartë , ky trim i këndshëm ,

Vizionarë  i gjithanshëm ...

Luftëtarë n’ vepra e n’ fjalë –

Lumja nëna , që dha këtë djalë !

 

Djalë i nënës , rrush me mend –

Luftëtarë me vepra e penë !...

Sipas kërkesave të kohës –

Nuk e lëshonte pushkën prej dorës !

 

Luftëtarë me plot fuqi ,

Veprimtarë , s’ njihte kufi !...

Kishte  shtrirje gjeografike –

Gjithandej  trojeve  etnike !...

 

Luftëtar me plot ndërgjegje ,

Që s’ duronte robëri n’ Medvegje !

Nuk duronte robërinë e kohës –

Përmbi  trojet e Kosovës !...

 

Sadik Jashari , veprimtarë ,

I devotshëm ,  atdhetarë ...

Trim pa shoq që s’ trembej fare –

Për çlirim t’ trojeve shqiptare !

 

Nga Medvegja  kishte  prejardhje ,

Ishte pjesëmarrës në  shumë ngjarje ...

Me angazhimet e tij  gjithë fare –

Ishte i tërë trojeve  shqiptare !

 

Kudo n’ luftë me “Besa – Besë” –

Nën emblemë të UÇK-së !

Kudo n’ luftë me trimëri –

Nën Flamurin Kuq e Zi !

 

Angazhimin s’e ka ndalë –

Zot Atdheut për me i dalë !

Me Qoviqin kishte bërë  fjalë :

“Nuk kam tokë –  Serbisë me i falë”!

 

Për te thoshin shokët e tij –

Luftëtarë që nuk njihte kufij !

N’ shërbim t’ Atdheut  ishte   i paepur

Dhe si i tillë , ai  ka vdekur !

 

Gjilan, më 29.04. 2016.      Demir KRASNIQI