| E marte, 24.05.2016, 06:59 PM |
NUMERIM I GABUAR...
(Ose: Zemra vetveten skanon në dy dogana!!)
-Një nga poezitë konkuruese në "Ora letrare 2016" B. Curri-
Nga Azem Baliaj
Ka miljona vjet, sa t'mujsh me numrue
Emnin tem per keq ma deshifrojnë
Edhe sot ne festen "gjysmake" tuj festue
Apet me sherr ma grisin, ma pergojojnë!
Sa t'mujsh me numrue tash miljona vjet
Jam prej Babine, gurgac i moçëm shqiptar
Sternip i Teutes nga Nishi deri ne det
Qysh ne paganizem botës i prina mbarë.
E tash, ne kohe moderne krejt tradhetisht
Emnin tem prap e perdreqnojnë me kufi
Me lypin identitet a thua se jam me bisht
A thua s'kam themel as kulm ne shqipni!
Më merr malli per votren ku jam le e rrit'
ku me tamel bjeshke m'bekoi nina-nana
Ne kufinin gjarpen me duhet me pritë
Zemra vetveten skanon ne dy dogana!!
-Kalo vllau jem , -m'vjen zani prej sporteli
E sytë tanë sikur thonë: -Çka kem me ba!?
sa t'jetojne planetet, lisi, hana e dielli
Betohem vet me veti: -Jo, nuk duroj ma!
Udhetoj drejt vendlindjes te trojet e t'parëve
Perkundem gjumit të ambel andrrave hutue...
Tash miljona vjet shoh vargun e shqiptareve
Të njejten zemer..., oh, dy here tuj numërue!
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Lezha e Gjergj Kastriotit, Maj 2016-