| E enjte, 19.05.2016, 07:43 PM |
Lum si unë per Ty moj Zanë!
Nga Mustafë Rugova
Sa shume me ndodhi në kete jete
Me zana t'malit per me u zatete
Sa here dale n'livadhe e në stane
Bie ne pritë me keto virane
Rend me rend vijnë si orebardha
Herë jeshile e here te kaltra
Por ta leme tash kete rrefane
Dicka tjeter dashta me iu thane
Kam kujtu qe oret e t'bjeshkes
S'kane dallim njana prej tjetres
Po kaq shumë Njana m'ka idhnu
Sa..., s'po gjej fjale me ju tregu
Ajo m'thote; - djale more djale
Me m'çu zoti e me dashte
T'baj me fole Ty vet me veti
E t'del ashiku krejt prej qefi
Fort e keq jam idhnu me zanen
Gati sa nuk ia kam sha nanen
Porse shpejt mu m'ra nermend
Me kete Zane me nrru kuvend
I tham une T'bekuemes n'vesh
Pse nuk lidhim ne nje bese
U zbut ora per t'madhen Perendi
Me t'shku menja se ra n'magji
E mas k'saj e lame me fjale
Prape me u pa e me çu mall
Me dashte zoti e me pase shnet
Kem me u kenaqe vjet e per-vjet
Hajt njatjeta moj Diell e Hane
Lum si une per Ty moj Zanë!
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda,mes-Maji 2016-