Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poetesha rumune L?crimioara Iva

| E enjte, 19.05.2016, 07:00 PM |


(Trishtimi vuan nga pagjumësia. Përktheu Baki Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht 1996)

THJESHTËSI DHE THELLËSI

Feminiteti në thjeshtësinë e saj mund të shpie drejt gjysmës së përsosur të asaj që don të thotë paritet i perfeksionimit, pa komplikime që s’e kanë vendin, por vetëm me cilësitë e domosdoshme të përjetimit në intenzitet të vazhdueshëm. Një element qenësor dhe jo me doemos komplementar. Këtu intervenon ajo gjëndje sublime të cilën në mënyrë karakteristike e definojmë poezinë si princip elementar i substancës dhe përjetimit.

Në plotninë e hapjes së hapësirave, duke vajtur nga nevoja e gjetjes së esencës, L?crimioara Iva vjen në mënyrë kategorike të justifikojë vlerat natyrore të asaj që ka arritur të fanitet gjithmonë dhe gjithandej: Duke u nisur madje që nga “Vasha e fshatit”, e cila: E përshkon qytetin,/ E zbathur./ Buzëqesh,/ Edhe pse shikimet/ E kalimtarëve/ Ia ndajnë shpirtin/ Në dy pjesë./ Nuk guxon/ T’i japin një:/ Mirëdita,/ Edhe pse e meritonte./ Duke valëvitur pafajësinë/ Porsi një shami në erë,/ Vasha nga fshati/ Në asfaltin e nxehtë/ Lë gjurmët e shpirtit të saj.”

Në asnjë rast nuk është fjala këtu për ndonjë metamorfozë të rastit, por vetëm për do etapa të mendimit të transponuar dhe transfiguruar në unin emblematik  , pa frikë nga pabesia në vetëvete, aq kohë derisa argumentet e nevojshme ekzistojnë edhe në një “Prekje” të thjeshtë: “Dantella e kishës/ Duhet kundruar / Nga të gjitha anët/ Dhe admiruar/ Nga të gjitha ndjenjat./ Në kishë do të duhej/ Të hymë zbathur/ E të hapërojmë qetë…/ Ikonat më shikojnë/ E m’buzëqeshin me heshtje./ Vetëm kambana këndon./ E thot atë që unë s’mund ta shpreh/ Përmes shikimesh, e fjalësh…,/ As përmes lotësh së paku./ Shikoj përmes një kryqi në ardhmëri / Dhe vërej:/ Se kjo po ndahet/ Në katër pjesë./ E di, është mëkat të jap parashikime./ Kundruar  nëpërmjet një kryqi/ Qielli është kaq pranë,/ Mund të preket/ Me një lutje!”

Është pothuajse njerëzisht e pamundur të mos pyesish prej nga vjen kuintezenca e çngrirë nga çiltria e njohjes që përshkon dimensionet. Apo, përse nuk ndjehet asnjë ngarkesë apo ngatërresë më fjalët e prura pothuajse me cfurk nga gjerësia absolutisht e gjerë dhe jopleonastike. Është një mënyrë e universalitetit nga mundësitë e pakufishme, të përshtatura për çdo epokë, aq kohë sa e ka prejardhjen, amzë kjo e vetëqëndrueshme dhe pa përbërës të papërshtashëm.

Ndarja e universalitetit bëhet nëpërmjet prizmit të principeve të refleksionit dhe refraksionit që qëndrojnë, sa në bazë të asaj optike fizike, po aq edhe të asaj shpirtërore: “Çdo kënd/ Është një copë pasqyre/ Që reflekton/ Aspekte të ndryshme/ Të shëndetit të personit./ Edhe pse e shikoj/ Çdo kënd/ Me kujdes të madh,/ Nuk jam e aftë/ Të diagnostifikoj/ Asnjë sëmurje,/ Ngase,/ Të tjerët mund / Të jenë të aftë,/ I mbaj prore duart/ Të fshehura pas shpinës:/ Për asgjë në botë,/ Nuk dua të më vajtojnë/ Nga mëshira!/ Për asgjë në botë!” (Strategji)

Kauzaliteti i këtij tipi të manifestimit poetik, besoj se është vetëvetiu i kuptuar si një stërzgjatje e një ideje, që nga bërthama deri te panoramimi rreth ekzistencës, prej nga kanë dalë ligësitë dhe kanë mbetur vetëm mirësitë, duke qenë gjëra gjithësesi të një ekspozite të fshehur. Nëqoftëse ekziston ndonjë farë “Pavendosmërie”, don të thotë se kjo duhej të ngjajë. Ngase deri te efekti ekziston nevoja e infinitetit të filtrimeve, përndryshe thënë, nuk mund të arrihet asgjë e qëndrueshme pa refuzim. Vetëm kështusoj mund të eliminohet çdo gjurmë e dyshimit:

“Kënaqesh me pak/ Nëse s’e din se ka me shumicë./ Kënaqesh me atë që ke/ Nëse s’e din se ka dhe të tjera./ Nuk mund të ta dëshiroj/ Një orë dore/ Nëse s’e din se ekziston./ Nuk digjesh/ Për bombona shkopi,/ Nëse s’i ke shijuar kurrë./ Edhe pse askush prej nesh/ S’e ka shijuar së paku…,/ Së paku “një qosh parajse”,/ Besojmë fuqimisht se ky është i ëmbël,/ Atëherë pse nisemi për në skëterrë?/ Nëse do të ishim flutura do ta kuptoja,/ Nëse do ishim flutura do ta kuptoja?”

Ajo që ma merr mendja se e prezanton poeteshën L?crimioara Iva, gjendet mu këtu, në poezinë “Pregaditje”, edhepse unë do ta dyfishoja nocionin “përmushje”: Qëndroj mbi një gur/ Të brendisë sime/ Dhe dua me këmbëngulje/ Të mos habitem/ Dhe as të kem mëshirë/ Për fjalët e mia me Thinja./ Kohëve të fundit/ Janë të mbyllura/ Në një kafaz./ O Zot, çfarë shamate po bëj!/ Hëm, ndoshta po mashtrohem/ E s’janë fjalë,/ Ndoshta janë do harabela të mjerë/ Që po e pregadisin arratisjen!” Do të shtoja kështusoj: Fjalët janë gjithmonë, por ja se si ato ripërtërihen, shamata është shprehja e lirisë, dhe mu për këtë zogu e zgjedh fluturimin! (Daniel Marian)

BIOBIBLIOGRAFIE

L?crimioara Iva. Membru  al Uniunii Scriitorilor din România. N?scut? la 21 martie 1964 în Gurahon?, jud. Arad. Studii: Liceul de chimie nr. 4 din Arad. Activitatea: operator chimie organic? la Combinatul chimic din Vladimirescu, jud. Arad (1982-1984); infirmier? la Leag?nul pentru copii din Arad (1985-2002); referent la Direc?ia general? pentru protec?ia copilului din Arad (2002-2008). Debut cu trei volume de poezie în acela?i timp: Nu toate amintirile sunt fluturi, C?ut?nd îngenunchiat? prin sufletul meu ?i Timpul ancorei, toate trei la Editura Mirador, 2009. C?r?i publicate: Nu toate amintirile sunt fluturi (poezii); Editura Mirador, 2009; C?utând îngenunchiat? prin sufletul meu (poezii), Edit. Mirador, 2009; Timpul ancorei (poezii), Edit. Mirador, 2009; Hai s? prindem o stelu??! (poezii pentru copii/carte+CD), Edit. Mirador, 2010; Arderi (haiku), Edit. Mirador, 2010; Pas?re de lut (poezii), Edit. Mirador, 2010; Alert? în podul casei (pove?ti pentru copii), Edit. Mirador, 2010; Care înger o fi bunica? (poezii/regionalisme, zona Dieci-Gurahon?, jud.Arad), Edit. Mirador, 2010; Cer brodat cu margarete (poezii pentru copii/carte+CD), Edit. Mirador, 2011; În lacrima mea ?chioap?t? o mânz? (poezii/regionalisme, zona Dieci-Gurahon?, jud. Arad), Edit. Mirador, 2013; R?pirea din banal (haiku), Edit. Mirador, 2013; Rug?ciuni filtrate (haiku), Edit. Mirador, 2014; A?ipind semin?e, Edit. Arania,2014; Iarna-i un anotimp sau o m?mic?? (poezii pentru copii/carte+CD), Edit. Sfântul Ierarh Nicolae, 2015; Cimpul râ?câie cu gearele în mine (poezii/regionalisme, zona Dieci-Gurahon?, jude?ul Arad), Edit. Sfântul Ierarh Nicolae, 2016; Doamne, ce-am sf?git  în ale mele gânduri! (poezii/regionalisme, zona Dieci-Gurahon?, jude?ul Arad), Edit. Sfântul Ierarh Nicolae, 2016. Poezii publicate în volumele colective: Noi Poesis (Arad,1983); Cântec pentru mâine (Arad,1983); Parfumul clipei (Editura Sfântul Ierarh Nicolae, 2015); În taverna sufletului (Amanda Edit, Bucure?ti 2016).

BIOBIBLIOGRAFI

L?crimioara Iva. Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. U lind më 21 mars 1964 në Gurahont, rrethi i Aradit. Kreu Liceun e Kimisë Nr. 4 në Arad. Veprimtaria: operator i kimisë organike në Kombinatin kimik në Vladimiresku:  infermiere në Çerdhen për fëmijë në Arad; referente në Drejtorinë gjenerale për mbrojtjen e fëmijëve në Arad. Debutoi më 2009 me tre vëllime poetike. Vepra të botuara: Jo gjithë kujtimet janë flutra, 2009; Duke kërkuar e përgjunjur nëpër shpirtin tim, 2009; Koha e ankorë, 2009; Haj ta kapim një yllzë, 2010; Djegje (haiku), 2010; Zog prej gline, 2010; Alarm në tavanin e shtëpisë, 2010; Cili engjëll mund të jetë gjyshja, 2010; Qiell i qëndisur me margaritarë, 2011; Në lotin tim shqepon një maz, 2013; Lutje të filtruara (haiku), 2014; Duke i kotur farat, 2014; Dimri është një stinë apo një loke?, 2015; Fusha fëshfërin me kthetrat në mua, 2016; O Zot, çka ngulfata në mendimet e mia, 2016. Është prezente me poezi në antologjitë Noi Poesis (1983), Këngë për të nesërmen (1983), Parfumi i çastit (2015), Në tavernën e shpirtit (2016).