Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Maraj: Hero i Kosovës Abaz Thaqi

| E diele, 15.05.2016, 03:52 PM |


Hero i Kosovës Abaz Thaqi

Më rastin e 17 Vjetorit të rënies.

Nga Milazim Maraj

Më 16.05.2016 behën  17 vite të rënies së Abaz Thaqit dëshmorë. Ra në Rrasë të Koshares. Aty ku ranë Heronjtë e Kosovës Agim Ramadani, Salih Çekaj por edhe shumë dëshmor të tjerë.  Aty ku lufta nuk pushonte 24 orë. Lufta për Kosharen ishte luftë në Rrasën e Koshares.  Kurse lufta në Koshare ishte luftë për terë Kosovën. Komandanti,intelektuali,nacionalisti,eksperti i luftës Abaz Thaqi ka  veprimtari të rëndësishme kombëtare në planin e  motivimit, përgatitjes, evakuimit të ushtarëve shqiptar në luftën e Kroacisë, armatimit të ushtrisë tonë, ushtrimëve për përdorimin e armëve dhe ushtrimeve tjera taktike lutarake,pjesmarrjën aktive në luftë dhe flijimin e tij për lirinë,pavarësinë dhe heqjën e kufirit në mes të shqipëtarëve.

• Ishte pjesmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981-1983 në Skënderaj dhe Mitrovicë.

• Në shkollën Ushtarake në Zagreb u kompletua më kualitete të artit luftarak.

• Bazuar në aftësitë e tij, përpikmërinë, guximin, shkathtësinë dhe nivelin e komunikimit,

• Sistemohet zv.kom. I objektit ushtarak ”Velebit-3”(Depoja e armatimit) të armatës së pestë jugosllave në Dellnicë-Kroaci.

• Mbante lidhje të vazhdueshme më koleget e vet shqiptar (Më vonë bashkluftëtar në Koshare) për evakuimin e ushtarëve shqiptar nga lufta e Kroacisë si dhe për sigurimin e armëve për luftë në Kosovë. Braktisë armaten kroate më 15,11,1990. Vendimi nr.43/77/2

Nuk pushoj aktivitetin e vet në mobilizim të përgjithshëm të  rinjëve për luftë në Kosovë.

Në vitin 1998 la gruan e vet Doktorreshën Alma S. Arapi në Tiranë dhe mori pushkën për lirine e vendit. Mori pjesë në ushtrime ushtarake në Golem,Kalimash,Kolsh. Çdo kund shkelqeu më cilësitë e tij humane dhe aftësitë e tijë për artin luftarak. Gjatë qendrimit të tij në Tiranë Abazi kontaktonte shumë të rinjë nga Kosova dhe i motivonte për luftë.

Kishte fituar besimin e të rinjëve, në veçanti atyre që e kishin njohur më herët.                                                                                                                     Abaz Thaqi nga  Ministri i mbrojtjës së Kosovës, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 ka qënë i emruar ushtarak në Gardën ushtarake të Kosovës ”Skenderbeu”.  Nga kjo gardë më vet deshirë  dhe pelqimin e eprorëve të vet vjen në GO-3  në Papaj ku caktohët komadant I logjistikës për repartin në Babinë.   Më 09.04.1999 vendoset në Padesh në vijë të kufirit . Ai përgatiti ushtaret e vet që të kryejnë më sukses punën e logjistikës ndërsa vet kalojë  në vetë  kalon në vijë të zjarrit.  Abaz Thaqi më 09.04.1999 mori pjesë në çlrimin e Kazermës së Kosharës. Pas çdo sulmi Abazi kthehej më trofe lufte. Duke vlersuar të domosdoshme kërkoj nga komandanti që të vendoset në drejtimin”777” Rrasa e Kosharës aty ku kishte luftime të rrepta dhe të pa ndërprera.  Më 26.04. 1999 Abaz Thaqi më dy ushtarët e tij kapi të gjallë kuririn e komandatit serb “Pilot” i cili iu dorëzua NATO-s.   Më rob të luftës ishte i kujdesëshem dhe korrekt. “Ka rregulla lufta u thoshte ushtarve të vet ushtar I mire është ai që i rrespekton”.

Abaz Thaqi më dinitet rrespektoi vendimin e komandës së Br,138”Agim Ramadani” për komandën (pas meje). Ai nuk urdhërojë ushtarët e tijë që të sulmojnë pa ju prirë vet.   Më 08. 05.1999  komanda e bataljonit të –II- dha leje Abazit që të shkojë në vizitë familjës në Tiranë  por e refuzoj.”Në këtë kohë pushimi është lluks që nuk I lejohet vehtës” tha Abazi. Abazi ishte i  guximshëm, i aftë, i përcaktuar, i përpikt dhe në komandim ishte shumë gjakftoft.                                                                                                            Sulmet e forta të armikut më potencial dhe dhe arme më të sofistikuara nuk e frigonin por e mobilizonin.  Sulmi më tanksa nuk e zbrapsi. Ai komandojë ushtaret e vet që të ulën posht në istikame. Më gjithë atë force sulmuese Abazi humbi një ushtarë. Më 11.05.1999 në ora 11.tanksi i armikut kalon mbi istikamin e Abazit ai arriti të vret ushtarin mbi tanks, ndërsa dy ushtaret e tijë vrasin të gjithë përcjellësit e tanksit. Komandant Abazi ishte i kujdesëshëm edhe ndaj viktimave të armikut. “Duhet të varrosën më rregulla ushtarake.Shënimet e tyre duhet të dërgohën në komandë”, “u kishte thënë Abazi ushtarëve të vet”.                                                                      Guximi gatishmëria,profesionalizmi dhe atëdhedashuria ishin virtyte të Abaz Thaqit.Më 16.05.1999 në mesditë Kom.Abazi  qellohet nga një snajperist serb .  Ushtaret e tij e tërheqin nga pozicioni Abazi i urdhëron që të kthehën në pozicione. “më bartin barelistat u kishte thenë ushtarëve ju vazhdoni luftën”dhe kalon në pavdekësi duke porasitur:” Vazhdoni! Liria jonë është e sigurt. Më vjen keq që po ndahem nga ju”. Shteti I lirë I Abaz Thaqit, përkatesisht  Presidenca Dësmorin Abaz Thaqi e dekoron një here më urdhërin Adem Jashari. Tani më gradën Hero I Kosovës. Kjo është mirnjohje për sakrificën e tij më vlerë të pa kontestueshmë kombëtare. Vlerësimi më i madh që mund të bëhet për Heroin  është ruajtja atdheut dhe vlerave të tij.

Biografi e shkurtër e Abaz .I. Thaqit   Bjeshka 1. Abaz Thaqi u lind në 14.09.1964  në fshatin Vojnik të komunës së Skederajt. Abazi u lind dhe u rrit në një familje më tradita  patriotike. Kjo familje tradicionalisht ishte qender e kaçakëve dhe veprimtarëve të çeshtjës kombëtare. Për shkak të qendrimit të tyre kombëtar, ndihmes dhe përkrahjes së levizjes tone kombëtare, aktivitetit në LDK, kjo familje u ndeshkue dhe u torturue shumë here. Babai I Abazit ishte arrestuar dhe maltertuar në staciont e policisë  serbe. Vëllau I Abazit Hilmi Thaqi po ashtu ishte rrahur dhe torturua. Pasojat e këtyre torturave I vuanë edhe sot. Abaz Thaqi shkollën fillore e mbaroj në vendlindje kurse të mesmën në QAMO”Ramiz Sadiku” në Skenderaj në degën Natyrore- teknike. Pas përfundimit të shkolles ushtashtarake Abazi si epror I aftë  emrohet zv.Komandant I Objektit Ushtarak ”Velebit-3.”  Ky objekt ishte më rëndësi të vaçant, depo e armatimit për zonën e –V- operative AJ. që përfshinte Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.  Në këtë vend pune Abazi punojë që nga  04. janar 1988 e gjerë më 25. Shtator 1990, pa ndërprerë. Ishte ky objekt më shumë rëndësi. Abazi këtu u sistemua në saje të aftësive dhe shkathtësive që I kishte. Deri sa ishte I angazhuar në punë Abazi bashkë më shokët e tij Rrustem Berisha dhe Skender Hasangjekaj ndihmuan shumë ushtar shqiptar që të largohën nga lufta për të cilën nuk kishin asnjë arsye të qendrojnë. Në do të luftojm për të çlitruar Kosovën u thoshte Abazi të rinjëve. Atje Serbia po bën pastrim etnik. Pretendon të na I merr tokatë shtëpitë dhe gjithë çka kemi të gjallë.  Pas demobilizimit nga ushtria Kroate Abazi vendoset në Gjermani . Në Gjermani i pranohët strehimi si azilkërkues. Malli për Atëdhe, për Skenderaj, për Drenicën e tij të dashur nuk e lente të qetë në Gjermani. Braktisi Gjermaninë dhe u vendos në Tiranë.

Posa erdhi Abazi u sistemua në Forcat e Armatosura të Kosovës. Për gati një vitë ai ushtroj detyren e shefit të logjistikës në Tiranë, Golem,Kalimash, Babinë ndonse kishte qenë një here I plagosur në korrik të  vitit 1998 ai nuk u ndal. Abazi gjatë terë kohës krahas punës që e kishte më urdher, përgatitë të rinjët për luftë. Për logjistikë, për mirëmbajtjën e armës, karakteristikat dhe përdorimin e sajë.  Në momentet më të veshtira, tragjike të luftës. Abazi gjente fjalë ngushlluese. Ai për disa moment të shkurtëra krijonte atmosferë optimiste dhe mobilizonte bashkluftetaret për luftë. Gjtatë gjithë kohës së luftës Abazi ishte I përgatitur dhe plot energji e motiv për luftë. Kur dy luftetaret e tij ranë deshmor nuk ishte I demoralizuar edhe pse shokët e luftës I donte shumë. “Të vazhdojm në!; së këta e kryen luftën”. Abazi nuk krekosej edhe kur kishte suksese. “Duhet të këmi kujdes më rob të luftës”. Ata më nuk janë më, të rrezikshëm”. Në momentet më të veshtira  kur forca para tijë ishte shumë here më e madhe ai nuk u frigohej por mblidhte forcë për të vepruar. Më shkathtësi dhe gjakftoftësi gjente formë veprimi për ta përballuar dhe fituar ndaj kundërshtarit. Këtë e deshmojë më 09.04.1999, Më 11.05.1999 dhe më 16.05.1999 kur dha mesazhin e tij moral të vazhdohet lufta.

Në brigade 138”Agim Ramadani” Abaz Thaqi ishte figure kyqe në të cilën lidhen shumë aksione dhe suksese të kësajë brigade. Abazi nga kjo botë doli I vetdieshëm dhe më porosi që të vazhdojmë luftën së liria jonë është e sigurt. Biografija e Abaz Thaqit do të shërbejë për shëmbull eprorëve ,ushtarëve dhe qytetarëve  për heroizëm në mbrojtje të Atdheut dhe popullit të vet. Në që mbetëm gjallë kemi obligim të vazhdojmë me kosolidimin e shtetit, ngritjën,forcimin, demokratizimin dhe zbukurimin e atdheut tonë te shtrenjtë.

Istog 11.05.2016