| E hene, 09.05.2016, 07:13 PM |
THIRRJE TELEFONIKE
PASMESNATE
NGA KALOSH ÇELIKU
(Patat e egra dalin
nëpër Qytet)
Patat e egra dalin nëpër Qytet
E kalojnë Urën e Gurit.
Sorrat e zeza pas tyre grupe - grupe
Ferexhenë hedhur krahëve.
Pyetja: Ku i kemi gjelat e Katundit
Këngën e tyre, para agimit mbi gardh?!...
(Sot nuk kam blerë lule
për Ditën e Grave)
Sot, nuk kam blerë lule Kopështi
Për 8 Mars. Ditën e Grave.
Shkaku, se: Nuk kam kujt t’i dhuroj lule
Festa është bërë patetike. Vdekjeprurëse
E Unë e dua Lindjen. Lulet mbi varre.
Sot, nuk kam blerë lule Kopështi
Për 8 Mars. Ditën e Grave.
Arsye, se: Sot, Gratë vetë janë lule
Vetëvetja natyrore: Dy shtamba me verë.
Nesër, të vdekurit t’i ngrejnë nga varret...
(Thirrje telefonike
pasmesnate)
Moti kohë nuk kisha qenë në Vendlindje
Edhe: i vizitova familjen. Livadhin Pukoshta.
Vendin e kullosës së lopëve. Sot, që Shteti
Ende nxirrte qymyr druri. Unë desha, mu në atë vend
Kutadi, pas kaq viteve arratisje nëpër Atdhe
Themele të shti, vikend shtëpi. Ik nga qytetërimi.
Shkaku, se: Pavetëdije, Shteti kishte krijuar liqe
Jetesë. Gjelbërim. Peshqi e bretkosa guak-guak.
Që, në fëmijëri tek Livadhi përpara Shtëpisë
Pasdarke, me këngë më venin në gjumë.
Hite të cilat nuk i kisha dëgjuar tridhjetë vite
Paprtimas, i dëgjova te Gani Xhafolli, në Prishtinë.
Dhe, përçudi, mbi livadhet e Babait. Fushës Kërçovës
Sugari i tij, sot deshi të ndërtoj vikend-shtëpi.
Natën e kalova me Xhangon. Rakinë e rrushit
Edhe me Piktorin Bektashi të Baba Tomorrit.
Again e Çelike, që ia kishte djeg stanet Lugati
Premtimet e tij për Takimet poetike nën Rrap:
Nesër, qengjat në vend të ujkut do t’i hanë poetët.
Kushëririn, që posa kishte ardhë nga Zvicra
I armatosur me dy “kashikara” raki rrushi.
Pasmenete, macja e telefonit ma prishi gjumin.
E prita disa minuta, nuk u lajmërua Qyqja.
Ditën e nesërme, persëri më mori në telefon
Edhe, kësaj radhe nuk e rrëfeu veten. Zërin.
Pas pak kohe, po i njëjti numër i panjohur
Përjashtim, u dëgjua një zë gruaje e përgjumur
Zëra fëmiu në dhomë për ankesa dite. Heshtje.
E fala qyqen. Thirrja, a m’ë erdhi nga varret
Apo, nga Katundi. Shkaku, se: xhindet rrëzë Çukës:
Gjithë natën, dikur më kishin hudhur dorë më dorë
Majë shelgjeve. Lisave. Çati më çati me këngë.
E në mëngjes, më kishin kthyer mes Nanës e Babait.
Mesditë, më rrahu Nusja me pashterkë të kuqe...
(Nesër)
Edhe, e vrisni mendjen për mua si Poet
Nesër, a do të jem nën Rrap? Hije.
Jo. Unë do të jem para dy shtambave me verë
Mikes azgane. Dhe, dy “kashikarave” me raki rrushi.
Këmbëkryq nën Rrap. Roje te pragu i Shtëpisë…