| E hene, 02.05.2016, 04:47 PM |
NDERIM
DHE DHEMBJE PËR POETIN KOÇI PETRITI (1941-2014)
Homazh nga Albert HABAZAJ
U trondit pranvera, dhe lulja, dhe prilli,
dita e Pashkës papritur u lëkund,
u ngroh më dhembshur me erë pelini,
lirikat e majit fluturuan gjithkund.
Lotoi lulja, me ngashërim pranvera
dhe unë u tkurra, u mpaka, qava,
me lot e lule u mbush atmosfera,
në zjarr të baladës lotët i thava.
Profesor Koçiu si antropologji poetike,
përjetësisht imazh i zogut të dallgës,
drithërueshëm iku si një trishtim drite,
Liriku i Kombit në krahë të baladës.