| E diele, 24.04.2016, 10:01 AM |
Ramadan Ademaj
Nenes sime
Kur t'ma ve doren mbi koke
e kur floket mi lemon
s´ka me t´embel gje n´kete bote
keshille me t´mire kur ajo t´keshillon.
E kur t´jam shume i merzitur
nena shpejte me heton
faqet vjen te mi pergdhel
dashuri e saj sheron
e kur t´shtrihem te pushoj
shpesh here gjumi me mashtron
dore e saj dore shume e lehte
me carcafe kur t´me mbulon
Edhe atehere kur nuk me hahet
edhe atehre kur s´kam uri
kur me fton te ulem n´sofer
sa shume ha me vjen cudi
M`duket zbrazur pa njeri
kur ne shtepi ajo me mungon
si per buke une ndjeje uri
mosprania e saj m´trishton
Ne cdo gjuhe e n´cdo fjalor
nuk ka fjale qe zevendeson
fjale me t´embel sikur nene
nje fjale tjeter s´ekziston