Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Libri është diell

| E shtune, 23.04.2016, 05:26 PM |


LIBRI ËSHTË DIELL

 

Poezia e 23 Prillit - Ditës Botërore të Librit

 

Nga Albert HABAZAJ

 

Shkëlqimtari tragjik, Lartësia e tij Shekspir

Po vjen si shenjt e takohet me ne i qeshur,

I fal bibliotekës dritë e hapësirë

Dhe shpresën në kutinë e Pandorës mbetur.

 

Vjen Shekspiri me frymën e hyjnorëve të tokës,

Me të erdhën gjithë: nga Homeri te Sidorela*),

Herë si rruzuj të bukur me ylber rreth botës,

Herë si në det anijet e bardha me vela.

 

Vjen Shenjtëria e Penës nga Parajsa shenjtërisht,

Na kujton thesarin e fluturon prapë në Qiell;

Dhe me nderim të thellë e adhurojmë sinqerisht

Dhe ngrohemi nga rrezet e librit, se libri është diell.

 

*) Sidorela Risto Sanchez, poete dhe përkthyese, vajza e Poetit të njohur shqiptar Petraq Risto

Vlorë - Tiranë, e shtunë, 23 prill 2016