Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Çamëria

| E hene, 18.04.2016, 06:00 PM |


Ç   A   M   Ë   R   I   A  -  poezi Hymnore

 

Jam fije  bari  e  bimur  n´këto  troje

jam  gjuha  shqipe   e  dheut  amtar

në zemër kam    dashurën Kosovë

në shpirt e kam    lashtën  Çamëri!..

 

Atdhe, thirri ata që ty s´të kanë humbur

thirri të mblidhen në qytete dhe fshatra

thirre shkencën, artin, dhe univerzitetet

të krijojmë  Bashkimin  për  Shqipërinë

 

Nuk ka rehati pa  u bashkuar shqiptarët

nuk ka rehati  pa  i  rikthyer  tokat tona

nuk ka rehati pa  lumturi  të shqiptarve

gjuha na do    jemi    zotët  e vendit

 

Të rënët  e  tëra  kohërave  na thërrasin

ç´po bëjmë  ne    gjallët e  tashëm

pse kjo heshtje e  turpshme  ndaj vetes

mos heshtja na ka vrarë  e  shkërmoqur

 

Të tashmit që kundërshtojnë bashkimin

do të ikin  n´Hadhé, të harruar me turp

Çamëria  e  Bashkuar  s´ka zëvendësim

për 13  mijëvjet, jam Jugu  i Shqipërisë

 

Zgjohu Shqipëri! Zgjohu Shkup  i  Ilirisë

fol nëna  ime e përgjakur; jam Çamëria

një revolucioni i yni  është  i nevojshëm

Një  revolucion  shqiptar   për  bashkim!..


Rrustem Geci -  Poezi nga dorëshkrimet, prill, 2016