Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Meri Lalaj: Gjakova dhe poeti

| E premte, 08.04.2016, 07:00 PM |


Meri Lalaj

 

Gjakova dhe poeti

 

(Kushtuar Din Mehmetit)

 

Nuk dija si shkohet në Kosovë

Desh fati një ditë shkela në Gjakovë

Në vitin e trishtë me tri nënta

Dhe plagët trifish më të rënda:

Shtëpi të rrënuara me bomba të vrara

Dhe rrugët plaguar nga minat të çara.

Më e rëndë se çdo gjë që të sheh syri

Me tulla të bardha i ngritur ish MURI

Shkruar në të emra njerëzish të humbur

Të vrarë, burgosur a nën dhe të zhdukur…

 

Po kur pyeta: A ka poetë qyteti?

Me mburrje më thanë: Asht Din Mehmeti.

Kuptova: Gjakovës i jep jetë poeti

Dhe jetë prej Gjakovës ai merr për vedi.

Nuk dija si shkohet në Kosovë

Së pari një ditë shkela në Gjakovë.

 

Tiranë, Panairi i Librit, 4 nëntor 2004