| E marte, 05.04.2016, 09:33 PM |
GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU,
NE ARTET FIGURATIVE TE SHEKULLIT XV. 1
Nga Prof Dr Lutfi ALIA
Në mesjetën arbërore, krahas arësimit dhe kulturës, morën zhvillim dhe artet figurative, sidomos piktura, që ishte e pranishme gjerësisht në kishat arberore, por u zhvillua dhe arti i mozaikut, miniaturat në dorëshkrimet dhe në kodikët, ikonostatet, afresket dhe skulpturat.
Për shkak të rrethanave shumë të vështira, që kaloi vendi ynë në mesjetë, sidomos pushtimi dhe shkaterrimet nga barbarët dhe hordhite turke, u çdukën shumë vlera artistike e kulturore arbërore. Për fatin e keq dhe disa nga ikonat e realizuara në shekullin XV dhe që janë ruajtur deri në ditët tona, nuk i kanë emërat e piktorëve, sepse në atë kohë, ata nuk e vinin emërin në veprat tyre.
Këto rrethana, kanë ndikuar, që në vendin tonë të ruhen shumë pak vepra arti, andaj një pjesë e tyre gjënden në arkivat, në koleksionet private dhe në muzeumet europiane, kësisoj kur kërkojmë vepra të lidhura me figurën dhe veprën e heroit tonë Gjergj Kastrioti, duhet t’i kërkojmë kryesisht në vendet e tjera, por të mos harrojmë se diçka ka mbetur dhe në vendin tonë.
Në këtë shkrim do të tregoj disa vepra të realizuara për Gjergj Kastriotin, si portrete, skica, grafika, një miniaturë, një afresk, një kameo dhe tre medaljone argjendi, që i përkasin shekullit XV.
Në vitin 1901, në një shkrim në revistën “Albania”, Faik Konica shtroi një pyetje: “A ekziston një portret autentik i Skenderbeut?” Nxitjen për këte artikull, Konica e mori pasi lexoi veprën e Frederick Kenner: “Vjetari i koleksioneve të shtëpisë perandorake. Viena: vellimi XIX, viti 1898”, ku shkruan se në koleksionin e Arkidukës Ferdinand i Tirolit, ndodhen dy portrete të Skenderbeut, njëri i pikturuar në profil nga e majta dhe tjetri në profil nga e djathta (1).
Frederick Kenner, mendonte se njeri nga këto portrete është vepër e piktorit italian Gentille Bellini (1429 – 1507), i cili e realizoi para vitit 1466, me kërkesën e autoriteteve venedikase, ndofta në vitin 1463, kur Gjergj Kastrioti vizitoi Venecian me rastin ceremonisë të shpalljes Qytetar Nderi. (1)
Ndërsa portreti i parë ka humbur, i dyti shkruan Kenner, është kopje, riprodhim i portetit origjinal të mëparshëm dhe është pikërisht ai, që ndodhet në Firence, andaj e quajti portreti fiorentin.
Në vitin 1960, Fan S. Noli, në kumtesën, që mbajti në seminarin e Federatës Panshqiptare “Vatra” në Boston, theksoi se i vetmi portret origjinal i Gjergj Kastriotit, është ai që gjendet në Firence, në Galleria Degli Uffizi, i cili sipas tij ka të ngjarë të jetë realizuar para vitit 1466, kur Gjergji u takua me fisnikët Dei Medici, që kishin financuar Gjergjin, në luftën kundër pushtuesve otomanë. (2)
F. Noli thotë se prortreti duhet të jetë realizuar para vitit 1466, por Cristofano Dell’Altissimo, qe konsiderohet autori, lindi në vitin 1530, pra ndofta Noli donte të thoshte, por nuk e tha, se portreti në Firence, është kopie e një portreti tjetër të realizuar para vitit 1466. (3)
Portreti I Gjergj Kastriotit, fillimisht ndodhej në Palazzo Vecchio (rezidenca e fisnikëve Medici) dhe më pas u transferua në Palazzo Pitti, ndërsa ne vitin 1587, e vendosën në Sala del Mappamondo të muzeut te krijuar nga Cosimo I Medici, në Galleria degli Uffizi, ku ndodhet në ditët e sotme.
Gjatë punimeve restauruese, që u kryen mbi këtë portret në vitet 1993 – 1994, specialistia Barbara Schleicher, konstatoi, se një autor anonim i shekullit XVIII, kishte ndërhyrë mbi pikturë, duke shtuar mbishkrimin me germa të bardha: GEORGIVS SCANDER:BEK. Njëkohësisht, Schleicher, duke pastruar sipërfaqen e pikturës, zbuloi dhe një mbishkrim tjetër më të hershëm dhe me germa të vogla të praruara, me emërin: GEORGIVS CASTIOTVS SCANDERBECVS. (4)
Portreti i Gjergj Kastriotit, i ekspozuar n? Muzeun Uffizi t? Firences, është konsidruar vepër e Cristofano dell’ Altissimo (Cristofano di Papi dell'Altissimo: 1530 – 1605), ndërsa në fakt nuk është vepër origjinale e tij, por kopie e një portreti të mëhershëm e një tjetër piktori.
Cristofano dell’Altissimo ishte lindur në vitin 1530, pra 62 vite pasi Gjergj Kastrioti kishte vdekur dhe 23 vite pas vdekjes të Gentile Bellini, çka verteton se ai nuk e ka njohur Gjergj Kastriotin dhe p?r realizimin e k?tij portreti, duhet t? ket? pasur si modele skica, ose ndonjë gravurë, ose portrete preçedente, por ai vetë dhe studiues të shumtë të ketij portreti, nuk tregojnë ku u mb?shtet p?r t? realizuar k?t? vepër.
Shumë kritikë arti insistojnë, se portreti që ndodhet në Galleria Degli Uffizi, është realizuar para vitit 1466, por nuk japin të dhëna për autorin, madje për një periudhë kohe u konsiderua anonim.
Ndër opinionet me bindëse është ai i Frederick Kenner, i cili thekson: “Portreti i parë ka humbur, ndërsa i dyti është kopje, riprodhim i portetit origjinal të mëparshëm dhe kjo kopje është pikërisht portreti, që ndodhet në Firence”. (1)
Në vitet 1461 – 1466, Gjergj Kastrioti ka vizituar disa qytete italiane si Bari, Brindizi, Foggia, Terni, Barletta, San Giovanni Rottondo, Otranto, Leçe, Roma, Vatikani, Napoli, Firence, Venecia, Trieste, Ankona, Peruxhia, Siena, Bologna, Milano, Urbino etj.
Në vitin 1464, Papa Pio II e ftoi Gjergj Kastriotin në Vatikan, ku i bëri pritje madhështore.
Gjatë udhëtimeve dhe vizitave në këto qytete, nuk përjashtohet mundësia që Gentile Bellini, e ka takuar dhe ka realizuar disa skica e më pas portretin e Gjergj Kastriotit.
Pra portreti i Cristofano dell’Altisimo, që ndodhet në Firence, nuk është portreti i parë, por kopie e një portreti të mëparshëm të Bellinit.
N? historinë e artit italian, Cristofano Dell’Altissimo njihet si piktor riprodhues i portreteve t? autor?ve t? tjer?, pra kopjonte pikturat e autoreve t? tjer?, nd?rsa punimet e tij origjinale jan? aq t? pakta, sa studiues të shumtë, kane shprehur dyshime p?r origjinalitetin e veprave të tij.
N? mënyr? llogjike shtrohet pyetja: kush ishte autori i portretit pararend?s, që kopjoi Kristofano?
Për të dhënë një përgjigjie sa më bindëse rreth kësaj pyetje, po prezantoj disa fakte historike.
Sipas kritikes t? artit Silvia Meloni Trkulja, q? i referohet veprës të Giorgio Vasari “Le vite de’più eccellenti pittori”(1568), rezulton se Kristofano pikturonte p?r llogari t? Dukës të Toskanës - Kozimo I dei Medici, qe e kishte d?rguar n? Komo, p?r t? kopiuar 280 portrete t? koleksionit të Paolo Giovio (1483 – 1552), i cili kishte 484 porterete dhe tabllo n? vaj, vepra t? piktor?ve t? shquar t? koh?s, madje në këtë koleksion ishin dhe pikturat e vëllez?rve Gentile e Giovanni Bellini. (5)
Paolo Giovio e admironte Gjergj Kastrioti, andaj i kushtoi veprën “Commentario de Turchi, con gli fatti et la vita di Scanderbeg”, i botuar në vitin 1539. Këto rrethana sugjerojnë mundësinë, që në koleksionin e Giovio, të ishte dhe një portret i Gjergjit, ndërsa studiuesi Ilia Karanxha mendon se historiani i shquar Paolo Giovio, autentiticitein e portretit të Skënderbeut e bazonte në ngjashmëria mes subjektit të pikturuar dhe trashëgimtarve të Skënderbeut. (6)
Gjatë vizitave n? Itali, Gjergj Kastrioti më shpesh shkonte në Napoli, n? sht?pin? e tij ne lagjen Stella, madje n? vitin 1468, n? k?t? sht?pi u vendosën dhe jetuan princesha Andronika Arianiti Komnena Kastrioti dhe i biri Gjoni. N? port?n e kësaj sht?pie, ende ruhet stema e familjes Kastrioti dhe në dyshemenë e hollit, është dhe një mozaik me stemën heraldike të familjes Kastrioti.
Ndon?se kryesisht q?ndronte n? Napoli, Gjergji shkonte dhe në Rom?, Vatikan, Firence, Venecia, Siena, Milano etj, e n? k?to udh?time takonte fisnik?t dhe miqt? e tij të shumt?.
Në vitin 1461, kur Gjergj Kastrioti me kalorësit e tij shkoi në ndihmë të mbretit të Napolit, Papa Pio II e ftoi në Castillione d’Orcia, n? dasm?n e nipit Antonio Pikolomini me gruan e dytë Maria Marzano Aragona, e bija e mbretit Ferdinand i Napolit. Sipas tradites te fisnikeve te mesjetes, në dasëma, ftoheshin dhe piktorët e ne kete ceremoni te rendesishme sigurisht dhe Gentile Bellini, ku ka takuar Gjergjin, për të cilin realizoi skica dhe më pas portretin e par? t? heroit ton?. Kjo rrethane sugjeron se Bellini mund ta kete perfunduar portretin në vitet 1461 – 1464, ndofta ka bërë edhe dy. At Vinçenc Malaj dhe Zef Prela megjithë kundërshtitë mes tyre, thonë se në Galleria Degli Uffizi në Firence, ndodhen dy portete të herëshme, njeri i punuar në mesin e shekullit XVI nga Cristofano dell’Altissimo, që e ka realizuar portretin sipas pikturës, që ndodhej në koleksionin e Paolo Giovio në Komo dhe tjetri origjinal, me autor Gentile Bellini, që dikur ndodhej në muzeun e Komos. (7)
Mendimi i ekzistencës të dy porteteve, nuk është konfirmuar nga Galleria Degli Uffizi.
Studiuesi i artit R. Goci shkruan se portreti i parë i Gjergj Kastriotit është skicuar e më pas është pikturuar nga Gentile Bellini, por nuk sjell të dhëna të sakta, që të provojnë këtë hamendësim. (8)
Disa studiues italianë të artit mesjetar, duke bërë paralelizma të rrethanave historike, me portretin e Skenderbeut, thonë se vellezërit Bellini, kishin lidhje me komunitetin albanez në Venecia dhe se frekuentonin shpesh“Shkollën Albanese” të pikturës.
Në vitin 1463, senati i Venedikut i akordoi Gjergj Kastriotit titullin qytetar nderi. Në ceremoninë e dorëzimit të këtij titulli Gjergji u takua me Gentile Bellini, të cilin, si thote Keener, senati i Venecias e kishe ngarkuar me detyrën të realizonte portretin e kryetrimit tonë. (8)
Kjo rrethanë është e mundëshme edhe pse nuk ekziston një kronikë e kohës që ta konfirmoi.
Portreti i Gjergj Kastriotit i pikturuar nga Bellini, është i pari dhe autentik dhe ka sh?rbyer si model p?r shum? piktor? t? tjer?, t? cil?t m? pas realizuan grafika dhe portrete t? tij.
Portreti i Gjergj Kastriotit ne Galleria Degli Uffizi ne Firence, fillimisht u konsiderua anonim e më pas si vepër e piktorit Cristofano dell’Altissimo.
Portreti i Gjergj Kastriotit, është pikturuar n? profil dhe ndërmjet shumë hollësive në fizionominë e Gjergjit rreth 60 vjeçar, shquhet dhe mbresa (cikatricia) e nj? plage n? pjes?n e t?mthit, q? p?rkon me faktin historik, të treguar nga Marin Barleti, se disa muaj m? par?, gjat? nj? beteje t? ashp?r kund?r turqëve, Gjergji ishte plagosur pik?risht n? pjes?n e t?mthit. (9)
Ky është i vetmi portret, që pasqyron qartë mbresën e kësaj plage, çka dëshmon se Bellini e kishte takuar Gjergjin dhe nuk i kishte shpëtuar kjo veçori, që e pasqyroi në veprën e tij, pikerisht atë që e kopjoi besnikërisht dhe Cristofano del’Altissimo, rreth 80 – 85 vjet më vonë.
Teknika e lartë e pikturës dhe ky detaj “anatomik”, i ka nxitur studiuesit e artit, të insistojnë se ky portret cilësor është vepër e Gentile Bellini, mjeshtër me forcë interpretuese, me aftësi të larta teknike, i cili me skrupolozitet ka arrijt ta trajtoi me hollësi edhe mbresën e plagës në temthin e anës së djathtë, ashtu si ka pasqyruar mjeshtërisht dhe hollësi të tjera të fytyrës, mjekrën e thinjur, si dhe veshjet karakteristike me stofa ngjyrë të kuqe.
Manteli me ngjyrë të kuqe skarlat i pasqyruar në pikturë, ishte veshje tipike e Gjergj Kastriotit, që ia dhuronte çdo vit Senati i Venedikut, si rezulton në letërkembimet me Gjergj Pellini, ambasadorin e tij në Venedik, të cilin ndër të tjera e porosiste të merrte dhe dy veshjet me stofin ngjyrë skarlat, që i dërgonte Serenissima. Në kembim te veshjeve, Gjergji i dërgonte senatit dy lepuj dhe dy skiftera, si simbole mirënjohje për Venedikun qe e kiste njohur sovranitetin e Albanise. (10)
Në portretin e Firences, Gjergji paraqitet me berretën ngjyrë skarlat, e tipit “alla Caramagnola”, nën të cilën duket pjesërisht dhe kapuçi i bardhë. Këtë model berrete, e shohim dhe në portretin e Gjergj Kastriotit e familjes Currani në Shkodër, në një miniaturë të vitit 1465, në tre medaljonet dhe në shume piktura të tjera dhe gravura të më vonëshme, sidomos të shekullit XVII dhe XVIII.
Askush nuk beson se Kristofano Altissimo, i lindur 62 vjet pas vdekjes te Gjergj Kastriotit, të njihte historinë e stofës së kuqe dhe modelin e berretës, por këto rrethana dëshmojnë se Ai e ka kopjuar ashtu si e kishte prezantuar Gentile Bellini në portretin e hershëm, ashtu si e kishte parë të veshur Gjergjin me mantel ngjyrë skarlat dhe me berretën “alla Caramagnola”.
Shumë studiues të huaj dhe shqiptarë bashkohen me mendimin se Kristofano nuk ?sht? autori i par? i portretit të Gjergj Kastriotit, por jo të gjithë janë të mendimit se është kopje e një portreti të më hershëm të Gentile Bellinit. Studiuesi kompetent i mesjetës shqiptare Ilia Karanxha, shkruan: “Nga fundi i shekullit XIX lindi idea e pikturës të Skënderbeut me autor Gentile Bellini, por që u zvarris deri në ditët tona, duke sjellë para lexuesve herë portretin e realizuar nga Cristofano dell’Altissimo i Galeris? Uffizi n? Firence, herë një portret të familjes Currani Shkodër dhe herë e lidhnin me medaljet me imazhin e Skënderbeut. Le të kujtojmë këtu se, gjatë gjithë shekullit që kaloi, askush në Shqipëri, nuk mori mundimin të bënte një studim për jetën dhe veprën e Gentile Belinit, për të gjurmuar, në se ekzistonte ndonjë pikë takimi mes Belinit edhe Skënderbeut”. (6)
Edhe ato pak studime të autorëve shqiptarë të shekullit XX, më shumë janë bazuar në hamendësi dhe në interpretime të studimeve të kryera nga studiues të huaj, se sa në hulumtime të mirfillta dhe në studime direkte të portretit që ndodhet në Firence.
Këto rrethan shtrojne pyetjen: Në shekullin XV, a kishte piktorë albanezë që të kenë realizuar ndonjë portret të Gjergj Kastriotit?
Dihet se barbarët turq shkatërruan gjithëçka, që i përkiste kulturës dhe artit albanez, por dihet se albanezët kur emigruan në Itali, morën me vete ikona të kishave, ashtu si dhe veprat e artit. Njihet historia e ikonës se famëshme “Zonja e Këshillës së Mirë”, që e sollën shkodranët në vitin 1467 , e cila prej 550 vitesh ndodhet dhe nderohet në Santuarin e Genazzano në Romë, por në kronikat e shekullit XV - XVI theksojnë, se albanezët sollën në Itali shumë ikona dhe vepra arti, por nuk kanë treguar saktësisht çfarë veprash ishin, ku u vendosën dhe ku përfunduan.
Për të ndriçuar këto boshllëqe në historinë e artit tonë mesjetar, një ndihmë të madhe ka dhënë Prof. Giancarlo VALLONE, në shkrimin “I volti dei Castriota Scanderbeg, della linea antica nel museo Pietro Cavoti – Fytyrat e Kastrioti Skendebeg të linjes antike, në muzeun Pietro Kavoti”, çka më nxiti ta trajtoj në këtë shkrim. (11)
Pietro Cavoti (Kavoti) (1819 – 1890), artist galatinez (nga Galatina), bëri emër me pikturat e tij në gjysmën e dytë të shekulli XIX dhe sot shumë nga ata punime ruhen në Muzeun e Galatina, madje janë me interes jo vetëm për historinë e ikonografisë të kësaj treve, por dhe për ne shqiptarët.
Pas vitit 1850, Pietro Kavoti për 30 vjet, iu dedikua kopjimit me laps, me karbon dhe në akuarel të shumë portreteve të personazheve të shquar në historinë e Salentos, mes të cilëve realizoi vizatime të disa veprave arti të fisnikëve albanezë, të cilët i morën me vehte, për të mos u shkatërruar dhe për të mos u djegur nga pushtuesit osmanë.
P. Kavoti kopjoi vepra të ekspozuara në muzeumet e provincës, në koleksionet private, disa ikona të kishave, jo vetëm të autoreve italianë, por dhe ato të sjella nga albanezët.
Nga veprat e Pietro Kavoti, kanë mbetur pak dhe ndër ato që kanë mbijetuar, disa lidhen me Gjergj Kastriotin, me familjarët e tij dhe me gjeneracionet pasardhëse të familjes fisnike të Kastriotëve.
Një ndër veprat më të rëndësishme të Pietro Kavoti është një akuarel i portretit të Gjergj Kastriotit, të cilin e riprodhoi sipas një pikture origjinale, e cila rezulton se ka humbur.
Si tregon Kavoti, portreti origjinal i Gjergj Kastriotit, ishte pronë e familjes Kastrioti dhe ndodhej në kështjellën e Galatina, që si dihet nga viti 1485 ishte pronë e djalit të Skenderbeut, dukës Gjon II Kastrioti e më pas i të birit dukës Ferrante (nipi i Skenderbeut). (12)
Studiuesi Vallone shkruan: “Portreti i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, që ndodhej në kështjellën e Galatinës, ka humbur, por Pietro Kavoti na ka lënë kopjen në akuarel të origjinalit, te cilin e realizoi shpejt e shpejt, por me dorë mjeshtri ... Ështe kopje e një portreti origjinal të Gjergjit, që ruhej nga familja dukale në kështjellën e Galatina. Portreti në akuarel, është me rëndësi, sepse ka shumë mundësi të jetë fytyra e vërtetë e heroit albanez, sipas një pikture të vjetër, që dikur ruhej nga familja dukale e Kastriotëve”.
Nuk ka informacion kush ishte autori i portretit origjinal, në se ishte italian apo albanez, nuk dimë as vitin kur u realizua, por mundësia më e madhe është, që portreti të jetë realizuar kur Gjergj Kastrioti ishte gjallë, sepse prezantohet me tipare të veçanta, që nuk i shohim në portretet e tjera të më vonëshme. Ky portret ishte pronë e familjes Kastrioti, të cilët ashtu si morën me vehte armët (shpatat dhe perkrenaren), morën dhe portretin e tij, të cilin e ruajtën për shumë vite.
Pikërisht, katër shekuj me vonë atë portret riprodhoi në akuarel Pietro Kavoti.
Justifikimi se portreti origjinal ka humbur nuk më duket shumë bindës. Nuk duhet të harrojmë se pasardhësit e Kastrioteve, kur u ndodhën në veshtirësi ekonomike dhe financiare, nxorrën në shitje disa nga vlerat e familjes dhe të mos çuditemi se shitën dhe veprat e artit, mes tyre dhe portretin me shumë vlera të Gjergj Kastriotit. Këtë konkluzion e bazoj dhe në faktin, se disa vepra artistike të familjes Kastrioti, gjënden të shpërndara në koleksione private të disa familjeve fisnike italiane.
Pietro Kavoti tregon se shkonte shpesh në shtëpinë e familjes galatineze Arkudi (Arcudi) dhe në një nga vizitat e zakonëshme gjeti një “vizatim antik”, pikërisht portretin e Gjon Kastriotit, të cilin e kopjoi menjëherë, madje ka shënuar dhe datën e realizimit 6 mars 1857.
Në krahun e djathtë sipër, Kavoti ka riprodhuar shqiponjën dykrenëshe me krahët e hapura në fluturim dhe yllin gjashtëcepash, njëlloj si stema heraldike e familjes Kastrioti.
Gjoni paraqitet në moshë të avancuar, me mjekër e mustaqe, me berretën e modelit caiola (Kajola), tipike në shekullin XV dhe i veshur me mantel. Në pjesën e poshtëme ka shënuar emërin Giovanni Castriota (Gjon Kastrioti) dhe poshte tij inicialet P. C (Pietro Cavoti) dhe në vazhdim majtas, në brendësi të kornizës vezake rrethuese të portretit, ka shkruar emërin Alessandro Tomaso Arcudi, poseduesi i vizatimit antik.
Shkrimin në anën e djathtë, në brendësi të kornizës, nuk kam mundur ta identifikoj plotësisht.
Viti kur u realizua ky portret dhe autori i veprës origjinale nuk njihet, por duke u bazuar në praninë e shqiponjës të Kastriotëve dhe veshjen, të gjitha gjasat janë, se është realizuar në shekullin XV.
Në pjesën poshtë-majtas të vizatimit, është autografi i stilizuar i Pietro Kavoti
Portreti origjinal i Gjon Kastriotit, që e riprodhoi Pietro Kavoti, përmendet dhe nga A. T. Arcudi në veprën “Relazione di S. Pietro in Galatina”.Genova 1709 (14), por dhe ky nuk gjendet, pra konsiderohet i humbur.
Studiuesi G. Vallone shkruan: “Resta il dubbio, che il disegno ritragga in realtà un altro Giovanni Castriota, padre di Scanderbeg”. Pra mendon se ky vizatim nuk prezanton Gjonin II, të birin e Skenderbeut, por gjyshin i tij, princin Gjon Kastrioti (1380 – 1442).
Këtë konkluzion Vallone e bazon me praninë e shqiponjës dykrenore të Kastrioteve dhe në faktin se Pietro Kavoti ka vizatuar dhe një portret tjetër të Gjon Kastriotit. Portretin e dytë e gjeti në sakristinë e katedrales Shen Pjetri e Shen Pali të Galatina. Vizatimin e dytë, Kavoti e ka realizuar me karbon dhe e prezanton me fizionomi më të ri në moshë dhe me berretën e një tipi tjetër.
Gjoni II Kastrioti (1455 – 1505), në vitin 1468 iku në Itali, së bashku me nënën Donika dhe u sistemuan në Napoli e me pas shkoi ne feudet e Sant’Angelo dhe te San Giovanni Rotondo, te cilat me pas i kembeu feudet e Galatina dhe Soleto ne Leçe dhe mori titujt kont dhe duka i pare i Galatina. (12, 13)
Ne sfondin e vizatimit, Pietro Kavoti shkruan: “Giovanni Castriota, primo Duca di Galatina - Gjon Kastrioti, Duka i parë i Galatina, ndërsa në portretin e parë ka shënuar në brendësi të kornizës vetëm Giovanni Castriota, çka na nxit të mendojmë se i pari i përket princit Gjon Kastrioti.
Pra, piktori Pietro Kavoti ka realizuar dy vizatime dedikuar Gjon Kastriotit, i pari sipas portretit në pronesi të familjes Arkudi, ndërsa të dytin e gjeti ne sakristine e katedrales të Galatina, por dhe ky portret origjinal i Gjonit II Kastrioti, nuk gjendet më, pra konsiderohet i humbur.
G. Valloni thekson, se kopja e portretit te Gjon II Kastrioti, duka i parë i San Pietro Galatina, është me rëndësi të veçantë, pasi nuk njihej asnjë vepër tjetër, që të prezantonte fytyrën e tij.
Sipas mendimit tim, prania e shqiponjës dykrenore në vizatim, sugjeron se portreti që kopjoi nga origjinali i familjes Alessandro Arkudi është i Gjon Kastrioti - gjyshi, sepse duka Gjoni II Kastrioti (i biri i Skenderbeut), me pas e ndryshoi stemen heraldike te familjes. (12, 13)
Mbreti i Francës, Charles VIII, në shpërblim të pjesëmarrjes në përgatitjen e kryqëzatës kundër turqëve, i njohu Gjon II Kastriotit të drejtën të vendosi kryqin e Jeruzalemit mbi stemën e tij familjare dhe të drejtën që e kishte humbur në favor të Venedikut, si princ i Arbërisë. Pas viti 1489, Gjoni II, fillloi të përdorë një shqiponjë dykrenare ndryshe nga i ati, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Gjoni II Kastrioti ishte i martuar me Irena Brankovi?. Nga kjo martesë lindën 6 fëmijë: Gjergji II, Kostandini, Federiku, Alfonsi, Ferrante dhe Maria. Ndër femijët e tij, u shqua Ferrante Kastrioti (1465 – 1561), trashëgimtari i titullit Duka II i San Pietro në Galatina.
Portretin origjinal të dukës Ferrante Kastrioti, piktori Pietro Kavoti e gjeti në shtëpinë e fisnikut Calo Filippi (Kalo Filipi) në Galatina dhe e riprodhoi me shumë mjeshtëri
Ferrante u martua dy herë, së pari me Andriana Acquaviva (e bija e dukëve të Nardò) dhe me pas me Isabella Sanseverino d'Aragona. Nga këto martesa lindën: Akile, Federiko, Alfonso, Prado dhe Erina (Irena), por historiani leçez Scipione Ammirato, ne vitin 1576 shkruan: “Ferrante kishte mbi 15 fëmijë jo të ligjshem, disa prej të cilëve, me vullnetin e tij morën mbiemërin Kastrioti, madje ndonjë prej tyre trashëgoi dhe titujt e fisnikërisë”.
Një ndër figurat e shquara ne Itali të dinastisë të Kastrioteve, është Erina Kastrioti, Dukesha e Tretë e San Pietro në Galatina, e cila u martua me Pietro Antonio Sanseverino, princin e Bisignano.
Gjatë një udhëtimi në Kalabri, pas vizitave në disa kisha, manastire dhe nëpër shtëpi fisnikësh, në kërkim të veprave të artit, Pietro Kavoti ndaloi në Abacinë Shën Maria e Akuaformoza, e urdhërit ciscersen dhe aty, ndërmjet pikturave dhe ikonave, gjeti dhe portretin e dukeshës Erina Kastrioti.
I mrekulluar nga bukuria e Erinës, në atë portret me bardhësi fisnike, me një vështrim të thellë dhe meditativ, me flokët bjonde të gershetuara me mjeshtëri dhe të mbuluara me kapuç të bukur e plot ornamente shumëngjyrëshe, me gjerdanët me gurë të çmuar varur në qafë dhe me veshje elegante, Pietro Kavoti, iu përvesh punës dhe realizoi një kopie të portretit, po me ato cilësi artistike, sa dhe origjinali. Punimi i Pietro Kavoti, për fatin tonë të mirë ende ruhet, ndërsa origjinali, të cilin Kavoti e pa në Abacinë e Akuaformosa në Kalabri, nuk gjendet, ka “humbur”.
Lexuesit mund të pyesin: “Portreti i Erina Kastriotit, pse ruhej në Abacinë e Akuaformoza?”
Duhet t’iu kujtoj se shumica e banorëve në komunën e Akuaformoza janë arbereshë, të vendosur në këto troje në vitet 1467 – 1468, si dhe nje pjese të ardhur me eksodet e viteve të më vonëshme dhe të ndihmuar nga dukesha Erina. Në abaci shërbenin shumë murgjer arbëreshë të ritit ortodoks.
Dukesha Erina nderohej dhe respektohej nga arbëreshët e Akuaformoza, madje tregojne dhe një legjendë të bukur: “Dikur, kjo qendër banimi quhej Ariosa (Arioza), por gjatë nje vizite në Abbacine e Shen Maries, Dukesha Erina Kastrioti pasi piu ujin e freskët në Badia, tha: “Che acqua formosa” dhe nga ajo ditë, kjo qendër banimi mori emërin e ri Akuaformoza (arbereshet e quajne Firmoza).
Në koleksionin e bocetave të piktorit Pietro Cavoti, është dhe një vizatim me portretin e kontit Pardo, djali legjitim i Ferrante Kastrioti, i cili ishte i pari i Kastrioteve, ne degen Leçeze te familjes.
Portretin e kontit Pardo Kastrrioti, Kavoti e riprodhoi sipas origjinalit, që e gjeti ne rezidencën e Kostandin Kastriotit. Pasardhësit e kesaj dege të familjes Kastrioti, banonin ne Leçe (Lecce), rruga “Augusto Imperatore”. (Kostandini ishte i biri i Akile Kastriotit, pra nipi i Ferrante Kastrioti).
Në pjesën e poshtëme të vizatimit të portretit të kontit Prado Kastrioti, Kavoti ka bërë dy shënime informuese. Në pjesën e poshtëme të portretit është shkruar emëri Prado Castriota Scanbderbeg dhe në vazhdim shkruan: “I shoqëruar nga Cosimo de Giorgi, shkuam në shtëpinë e kontit Kostandin Kastriota Skenderbeg, i cili na mirëpriti dhe me lejoi të vizatoj portretin: 9 prill 1882”.
Pietro Kavoti, në pjesen e sipërme të portretit, ka vizatuar një kuadrat me permasa 35 x 20 cm dhe poshtë tij shkruan: “Në të gjithë kornizën janë dhe 8 shqiponja”, por nuk i ka vizatuar shqiponjat.
Ndofta 8 shqiponjat shprehin 8 familjet fisnike Kastrioti, që jetonin në Provincën e Leçes
Portreti origjinal i kontit Prado Kastrioti, nuk gjendet, pra konsiderohet i “humbur”.
Me këto vizatime, që realizoi piktori Pietro Kavoti, na dhuroi portretet e disa nga pasardhesit e familjes fisnike te Gjergj Kastriotit.
Bibliografia.
1. Frederick Kenner: Vjetari i koleksioneve të shtëpisë perandorake. Viena: vellimi XIX, viti 1898.
2. Fan S. Noli: Vepra. Vol IV, f. 607, Tirane 1989.
3. Dh. Dhamo: Konferenca e dyte e studimeve albanologjike. Vell. I. F. 516, Tirane 1969
4. Kristo Frasheri: portreti i Skenderbeut. Shqiptari i Italise, 17 janar 2016.
5. Silvia Meloni Trkulja: Omaggio e Leopoldo De’ Medici. Parte II. Gabinetto disegni degli Uffizi.
Cataloghi, vol 44. 1976
6. Ilia S. Karanxha Skënderbeu autentik dhe modeli i Romës Zemrashqiptare 16.11.2014
7. R. Goci: Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne artet figurative. F. 9, Prishtine 1998
8. Ferit Hudhri: Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat e piktoreve te huaj. F.26. Tirane 1989
9. Marinus Barletius: Histori de Vita et Gestis Scanderbeg Epirotarum Principis. Roma 1508
10. Jeton Omari: Scanderbeg tra storia e storiografia. Tesi di laurea. Università di Padova. 2014
11. Prof. Giancarlo VALLONE: “I volti dei Castriota Scanderbeg, della linea antica nel museo
Pietro Cavoti. sito web castriotascanderbeg.it. 2016
12. Monti G. M: La spedizione in Puglia di Giorgio Castriota Scanderbeg ed i feudi pugliesi,
della vedova e del figlio. In Japigia, 1939
13. Petta P: Despoti d’Epiro e principi di Macedinia. Esuli albanesi in Italia del Rinascimento.
Lecce, Ediz. Argo, 2000
14. Alessandro T. Arcudi: “Relazione di San Pietro in Galatina”.Genova 1709.
15. Ferrari A. G: Apologia paradossica della Città di Lecce. Lecce 1707.