Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjëmimi i frymës së re demokratike

| E premte, 01.04.2016, 07:55 PM |


Gjëmimi i frymës së re demokratike

Nga Gjon Keka

Zgjidhjet e thjeshta të problemeve politike janë të mundura dhe rrallë mbesin të pazgjidhura, ndërsa zgjidhjet e komplikuara rezultojn me një domosdoshmëri të caktuar të veprimit të urtë dhe të rivënjes së vlerave në rend të pare si dhe të interesit të atdheut e shtetit.Kur është fjala për zgjidhje për problemet politike në debatin politik konvencional, gjithmonë duhet një arsyetim logjik dhe i menduar mirë se si të përdoren mjetet më të mira të dialogut për të arritë deri te zgjidhja e duhur ,por një zgjidhje e tillë e problemeve nuk mund dot të arrihet duke mohuar origjinë e tij, se nga ka dal dhe si është shfaqur ai problem.

Në shoqërit e dalura nga lufta apo nga sistemet ideologjike problemet gjejnë hapësirën e tyre të shfaqjes së shpesht, madje ,madje në ato shoqëri që nuk fillojnë të gjallojn dhe të orientohen sipas frymës së demokracisë dhe të drejtave e barazisë,sundimit të rendit dhe ligjit etj ,problemet bëhen edhe më agresive , më të komplikuara dhe shpesh ose kulmon me anarki ,ose edhe me devijim nga rruga e nisur.Duke mos harruar se shoqëritë e tilla duke qenë se kanë dal nga jo gjendje duhet përgatit edhe për hapin e ri atë të gjendjes së re, të frymës së re, të kuptimit të ri, të jetës së re në realitetin e ri politik, shoqëror dhe të demokracisë. Shoqëritë që kalojn nga gjendjet e tilla të sundimit nga jashtë apo të diktatit dhe kalojn në një qorrsokak apo në një gjendje tjetër të sundimit nga brenda, të shtypjes dhe të nëpërkëmbjes ato shoqëri nuk arrijn të realizojn vetëveten në kohën e pritur, as të zhvillohen në gjendjen e re, por bien pre e tensioneve të rrënjosura, paragjykimeve ,disharmonisë dhe antipative. Duke u nisur nga kjo është e nevojshme dhe jetike për cdo shtet që të ketë një kontroll të mirë mbi problemet e së tashmes, cka do të thotë për t'i zgjidhur këto probleme sociale dhe për të kryer zgjidhje tjera të cilat e presin në rrugën në vijim.

Përqendrimi i kompetencave për të zgjidhur këto probleme, do të thotë përqëndrim në të mirën e shoqërisë dhe shtetit si dhe të ardhmes së tij.Vetëm në një vend të lirë mund të zgjidhen problemet që janë shfaqur,dhe kjo tregon se është koha për të shkruar historinë e tyre dhe të ardhmen,por nëse ato nuk zgjidhen sipas parimeve të brendshme dhe të të drejtës mund të rezultoj në humbje të lirisë në të gjitha skajet e saj edhe për to shkruan histora, si histori e dështimit dhe paaftësisë.

Prandaj duke parë si Kosovën ashtu edhe Shqipëriën duhet nënvizuar se aty do të gjeni të njëjtën gjë për të cilat do të bieni dakord me mua se tek të dy vendet janë të nevojshme zgjidhje të ndërgjegjshme, rregullimi politik i problemeve kombëtare-ekonomike, të sundimit të rendit dhe ligjit ,të procesit të integrimit në Unionin Europian etj.Kosova dhe Shqipëria duhet ta tërheqin litarin që i kanë vërë në qafë popullit dhe të guxojn të kapërcejn nga doktrinat e thata dhe vëllazëria që kanë lidhur me turq ,si dhe të guxojn të vëjnë në jetë sundimin e rendit dhe të ligjit ,shfaqejn e rrënjëve dhe imazhit europian të vendit gjë pa të cilën vendet nuk mund të arrijn asnjë reformë ,dhe asnjë zhvillim normal të tyre.Shihet qarte se në Kosovë dhe Shqipëri është thyer njëra këmbë ,cështja është që kjo këmbë të mos jetë thyer përgjithmonë,por të ketë shërim,të ketë zgjidhje dhe vendet të ecin në rrugën e duhur.

Duke ditur se si Kosova dhe Shqipëria kanë bërë përvoja të hidhura nga politikat e gabuara,pa vizion nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe pa identitet ato duhet të bëjnë vendin e tyre me përvoja të ëmbëla të cilat e lumturojn një popull dhe e orientojn atë drejtë të ardhmes së mirë për të gjithë duke mos e lënë vendin në qorrsokak dhe të mbuluar me probleme të njëpasnjëshme.Shqiptarët në përgjithësi mund të jenë vërtetë të lirë vetëm pasi të kenë kuptuar mjerimin politik, intelektual ,dembelizmin aziatik dhe mungesën e vizionit.Shoqëritë e vërteta demokratike aty ku sundon rendi dhe ligji luftojn parimin e egoizmit dhe çnjerëzores në rrënjë, ato nuk lejojn që në vendin e tyre të futen dukurit negative të cilat e dëmtojn atë dhe frymën e lirisë, të drejtës, barazisë dhe zhvillimit të vendit. Poashtu Shqiptarët do të mund të jenë të fuqishëm si komb vetëm me anë të njohjes dhe promovimit të lirisë dhe të vërtetës,parime këto që qëndrojn në gji të cdo shoqërie aspiruese, demokratike dhe të civilizuar.Ata duhet natyrshëm të jenë pjesë e përbashkët e lirisë së popujve të edukuar dhe të civilizuar të kontinentit europian.

Dhe krejtë në fund mund të nënvizoj se pa një frymë restauruese ,pa nëj filozofisë të restaurimit ,pa një kulturë dhe lëvizje të re demokratike që gjallon nga brenda dhe që ka mik lirinë nuk mund të zgjidhet asnjë problem, dhe nuk mund të ketë zhvillime pozitive te vendeve të lartëcekura.Me pak fjalë shihet qartë se kjo llokocitje ,ky gjëmim i frymës së re demokratike që ka filluar të lind mund të iluminoj vendin ,duke vetëm nëse qëndron mbi themelet e të vërtetës së kombit, të lirisë ,demokracisë dhe të parimeve bazë mbi të cilat qëndron kombi ynë si një komb me rrënjë të thella europiane dhe identitet të qartë europian.