| E enjte, 31.03.2016, 07:15 PM |
TRAGJIKOMEDIA SHQIPTARE NE “193 KAFAZET”
(Mbi romanin e Rezart Palluqit)
Nga Novruz Xh Shehu
Një e qeshur shekspiriane të përfshin ndërsa lexon romanin “193 KAFAZET”, te shkrimtarit Rezart Palluqi, me banim në Hollandë.
Nje e qeshur qe sa të përlot aq të bën ti kthehesh së qeshurës deri në pacakun e duhur. Një vepër e ngritur mbi një stil të ri të të shkruarit, në një kënd të ri të denoncimit historik të postkomunizmit jo vetëm shqiptar, në një ndriçim të ri te guximshem me tërë pathosin e mundshëm të intelektualit krijues, në një mënyrë tjetër të ngërtheshjes midis metaforës artistike dhe publicçistikës, në një shpërthim sa njerëzor deri në brutalitetin e domosdoshëm, në një interpretim të ri filozofik ndaj çfar po ndodh sot në shoqërinë primitive shqiptare e më tejë, në një operim të realitetit sa të dhimbshëm aq qesharak, sa tragjik aq butaforik, sa Dantesk, aq Donkishotian, në një vorbull ku shoqërisë poskomuniste ku gjykimit të krimeve su dihet as filli e as fundi.
Krahas librave “Sy” të Ardian Kristian Kyçykut dhe” Funerali i Pafundm” i Visar Zhitit, “193Kafazet “ e Rezartit plotëson trininë e një britme universal të autorëve shqiptarë, për çfar ka ndodhur në Kafazin Shqipëri, në këtë Funeral të pambarimtë, në këtë sy stërvigan që shqyhet e shqyhet të shoh e të përfshijë tërë çfar ka ndodhur si një kamer që duhet të denoncojë dramcitettin ttagjik në Gjyqin e Qiejve.
Rezarti ka arritur të xhvesh mitin e flamurëve, ti vesh ata në vënd të mbathjeve, kanatjereve, të luaj e të shpërfill miliona këngë, vepra, bëma, duke I vendosur në një amfiteatër qesharak që është ngritur nga shoqëria njerëzore për mijëra vite.
Sa ulërin nga dhimbja, po aq qesh me lot nga ajo çfar bëhet në fakt, çfar luhet më simbolet, mitet, legjendat, përrallat. Sa shikon zhgënjmin total, autori s’të lë të rrish gjatë me këtë zhgënjim tronditës, sit ë dojë të most ë të ngrihet vrikthi tensioni e të plandosesh diku I paralizuar nga ky realitet që s’na vjen mirë ta shikopjmë, pranojmë, gjykojmë.
YLLI, Zhaneta, Viktori, janë tre personazhet qendror, rreth të cilëve vërtitet Komunizmi dhe poskomunizmi, njeriu dhe antinjeriu, idealizmi primitive dhe ndjesia e kriminelit të pakorregjueshëm.
Ka proferuar të denoncojë lojën tragjikomike të shqiptarëve me Eshtrat e të Pushkatuarve në Komunizëem.
Një lojë sa komike aq tragjike. Sa të bën të qash aq të qeshësh. Sa të bën të japësh jetën për kafazin Shqipëri, aq të bën të largohesh prej tij sa të gjesh një vrimë të mundëshme teje e më tejë, pa atdhe, pa kafaz, duke veshur e xhveshur flamurët në vend të të mbathurave, duke bredhur nëpër Hollandë e duke u kacafytur me labirintet e e kriminelëve të Komunizmit që shetisin kudo si azilant, në çdo anë të planëetit.
Aha, dikush po var buzët se “s’duhet marrë gjatë me Komunizmin” Eh çfar bëhet në Atdheun tonë të shtrënjtë, ku Shënjti pushkatohet si kriminel, e krimineli zgjidhet në tempull si shenjtë!
Njerzit e kanë qejf humorin, dhe autori e ka proferuar atë, njerzit kanë qejf të qeshin kur duhet qarë, autori jua ka mundësuar atë, njerzit kanë dëshirë të harrojnë të kaluarën dhe të bredhin duke veshur e xhveshur flamurët, edhe këtë autori jua ka servirur…
Në paralamentin tonë kanë shkuar pushjkatarët, zuzarët, kusarët, si dikur kovaçët, vrasëtarët, druvarët!
Epo çfar mund të pritet për drejtësi në një Kafaz ku Kriminelët janë bërë prokurorë e gjykojnë viktimat, u hedhin ndonjë kockë fëmijve të atyre që i vranë e I futën nëpër ledhe, kodra, përrenjë…e s’dihet nëse do kujtohet kush për ta..
Hahahaha…E dini? Qeverria shqiptare ka kërkuar 5 milionë euro që të ngrerë një grup për të zbulluar varret e të pushlkatuarve në Komunizëm…Dhe thua pastaj se nuk interesohen pushtetarët…Epo dikush i vë zjarrin vetes mbasi mbushet me benzinë, prapë pushtetarët dalën në dritare dhe shikojnë tërë tërë kënaqësi sesi digjen fëmijtë e atyre që pushkatuan Hahaha! Sa për të qeshur është në kafazin tonë. Në kafazet tona, nën mbathjet tona të flamurta, të mbushur me shqiponja, vija, yje, gazëra e britma të çmëndurish apo zuzarësh!
Personazhet e Rezartit qendrojnë të patutur në pozicionet e tyre: Ylli në kërkim të eshtrave, të babait, Xhaneta në vazhdim të ecjes nëpërmjet të krimit edhe në brezin tjetër, Viktori në vëzhgim total të të tërë viktimave apo fëmijve të tyre tëm përhapur si zogjtë e korbit nëpër botë!...
Dhe tragjikomedia vazhdon!
Një stil e një metaforë që të mrekullon në veprën e Rezartit…!
Por dreqi e mori, sduhet qendruar gjatë me të se mandej harrojmë mitet tona që pa ta smund të rrojmë!
Hhahahaha!...
Të qeshim miq në këtë kafaz që na i ka dhënë Zoti me tërë kujdesin e duhur!