| E marte, 29.03.2016, 06:26 PM |
Amanet
moj e bukura e dheut
Nga Mustafe Rugova
Sic po celet pranvera e g'zume
enderr me erdh nje zane e lume
zot m'beso c'fare nate e bardhe
krejt e pashe veten n'parajse
Gezim ma t'madh sikur ate nate
kurre ne jete une nuk kam pase
ah moj ender qofsh e bardhe
kur prej teje s'due me dale
fort te madhe une kam keshe
m'pat shku goja vesh me vesh
k'shtu e paska kjo jete virane
here tuj késhe e here me naze
Kush ka pune me zana t'lume
gazi as vaji si hiqet buze
droe me zanen mu idhnu
kush me keq s'din me t'shitu
Amanet moj e bukura e dheut
Mos mi shtin shume dite nermjet
edhe ne ardhesh ti nate e dite
kurre mos druej se po m'merzite!
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, Mars 2016-