Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Tahiri: Orakulli

| E marte, 29.03.2016, 07:04 PM |


Në 17-vjetorin e vrasjes së poetit e profesorit Latif Berisha nga forcat e barbarisë serbe si dhe në marrjen e vendimit të krijuesve vushtrrias për themelimin e Klubit Letrar, i cili u pagëzua “Latif Berisha”

 

Bedri TAHIRI

 

ORAKULLI

(Prof. Latif Berishës)

 

Kur mizorët jetën ta shuan

Isha me luftëtarët tej në male

Nga "Tufa" u lexoja poezinë "Tri gota"

Nën vetëtimat e bombave të  NATO-s

 

Nuk pata kohë të të thurë  elegji

I respektuari e më i miri profesori im

Milosaoja e Rina nuk bënin më dashuri

Atdheu kërkonte dritë, kërkonte liri

 

Në përvjetorin e shtatëmbëdhjetë

Të përfytyrova si dikur në katedër

Sjelljet engjëllore e fjalët plot ëmbëlsi

Seç më janë fshehur thellë në zemër

 

Viciana e lashtë mbushur me magji

Penat krijuese i bashkoi në Kala:

Të na prijë përpara si suferinë

Orakulli ynë që mbëltoi mbarësi.

Vushtrri, më 24 Mars 2016