| E shtune, 26.03.2016, 06:31 PM |
Dedë Preqi
KUDO JENI SHQIPTARË !
Kudo jeni shqiptarë
U qoftë jeta e mbarë,
Për „Bajram e Pashkë“
T’i cakërrojmë gotat bashkë,
Jemi vellezër me gjak e fe
Që na lidh një atdhe.
Kush është ai matrapaz i keq
Në qoftë tradhëtarë, apo dreq,
N’mes shqiptarëve me futë panik
Jam musliman, apo jam katolik,
Mos, të lutëm se na mallkon zoti
Kemi një gjak Jashari dhe Kastrioti.
Gjithë shqiptarët janë një shkëmb
Një armik e kanë ndër dhëmbë,
Mbi atë tokë ku s‘pushon gjelbërimi
Të jehojë kënga dhe kushtrimi,
Jemi vëllezër me gjak e fe
Që na lidh një Atdhe…