| E merkure, 23.03.2016, 08:37 PM |
Libri:Nëna Tereze në arte , ShB"Shkrola", Prishtinë,2010 ,fq.200, i Sinan Gashit, është një libër me vlerë dhe i veçantë ku, siç e thotë edhe vetë titulli , paraqitet figura emblematike e Nënë Terezes në arte : në poezi , në prozë , në dramë , në filma artistikë dhe dokumentarë , në muzikë , në pikturë , në skulpturë ,etj.Për Nënën Tereze , thekson autori , kanë krijuar vepra të shumta artistike, të gjinive dhe llojeve të ndryshme , njerëz moshash të ndryshme ,kombesh të ndryshme,racash të ndryshme dhe madje hapësirash të gjerësive aq sa kjo botë.Për të madje janë mbajtur edhe tribuna të specializuara shkencore , sesione shkencore ,etj.Pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ,vetëm Nëna Tereze është përjetësuar kaq shumë edhe në veprat artistike për të qenë e gjallë gjatë shekujve , tash , por , edhe zyrtarishtë e dekretuar për shenjtëreshë nga ana e Vatikanit...
Libri në fjalë është pasjisur me literaturën e shfrytëzuar , referenca të shumta dhe me indeksin e emrave, gjë kjo që e bën libër shkencor.