Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Ramiz Hoxha - Cërnica

| E marte, 22.03.2016, 08:17 PM |


Këngë atdhedashurie :

RAMIZ HOXHA – CËRNICA

Teksti, muzika dhe interpretimi:

Demir Krasniqi

Këndon Kosova, këndon Drenica,

Për një trim që pat Cërnica !

Trimëria e Ramiz Hoxhës –

Krenaria e mbarë Kosovës !

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon,

Fjala e tij, kudo jehon:

“Me Serbijen: JO, SE JO!

Me Shqypnijen: PO, SE PO !

Me Beogradin : JO, SE JO!

Me Tiranën : PO, SE PO !

Cërnica rriti tribunin –

Krerëve serbë ua dridhi trurin !

Ky tribun i madh shqiptarë –

Ramiz Cërnica – Hero Kombëtarë!

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon ...etj.

Ideal me nivel t’ lartë,

Me fjalë t’ urta, mendje artë!...

Në elitën patriotike ,

Mbarëkombëtare dhe politike!...

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon ...etj.

Në Kuvendin e Prizrenit –

Histori i la gjithë vendit !

Popullit mirë ia çeli sytë –

Porsi Abdyl Frashëri i dytë !

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon ...etj.

N’ histori t’ popullit shqiptarë,

Padrejtësisht, si komb i ndarë,

Për Çlirim, Bashkim Kombëtarë –

Do t’ kujtohet si legjendarë !

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon ...etj.

Në Prizrenin historike,

Me qëndrimin heroik,

Shëmbëlltyrë e burrë besnik –

Për Atdhe qëndroi kreshnik !

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon ...etj.

Me veprime t’ mençurisë,

N’ interes të shenjtërisë –

Do t’ kujtohet si prijatarë ,

Veprimtarë dhe atdhetarë !

Refreni :

Vepra e tij, sa rënd peshon ...etj.

Gjilan, më 05.03.2016. Demir KRASNIQI