Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Vargje për Dr. Rugovën

| E marte, 22.03.2016, 08:19 PM |


Dedë Preqi

 

VARGJE IDELIKE PËR DR.RUGOVËN

 

Sa herë tinza ti  futën ndërkëmzat pas shpinde

Menduam se do ti ndëshkoje, por kurrë se bëre!

 

Ziliqarët ta patën mëni fjalën e shalin e purpurtë,

Por, i munde me buzëqeshje dhe me fjalën e  butë!

 

Sot kuajt e shalës me turr gomari i kanë heqë frenjtë,

Garojnë kush po del i pari në altarin tënd të shtrenjtë!

 

Ata që munduan dje tempullin e demokracisë ta fyejnë,

Sot në fytyrat e tyre derdhën lumenj me pështymë!

 

Njerëzit e urtë sikur Ti, duhet të përkujtohen jo rrallë,

Edhe shumë gjëra janë për të cilat kërkojmë për t’na falë!

 

Sot njerëzit e vendit tënd kërkojnë udhët  e tyre pa fund,

Duke mos i harruar diellorët , që derdhën gjak e mund!

 

Ne nuk mund të jemi  t‘lumtur nëse vet nuk ndryshojmë,

Apo të sillemi kot rreth botës, e tokën tonë ta lëshojmë!

 

Në asnjë vend  sot bota  s’është njësoj e transparente,

Edhe greci i diellit kur largë rrezaton,  aty këtu dallon!

 

Kush e di edhe sa vargje thurën për ty, zotëri president

Pavarësia e Kosovës është e mishëruar me emrin tënd!

 

Rreth nesh sillen akoma mjegulla të cilat po na kaplojnë,

Por, rrugës tënde të qiltër ballëhapur do të shkojmë!

 

President historik të pagëzoi populli iDardanisë së vjetër,

Bashkë me Bogdanin të pavdekshëm do mbetëni  kryevepër!!!