Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Tahiri: Pavdekësia

| E diele, 20.03.2016, 09:00 PM |


Bedri TAHIRI

 

Pavdekësia

(Prof. Mahmud Hysës)

 

Ç’paska sot kjo Dibra Jote

Që me gojë fare nuk  flet?

Të përcolli burrë me nam

Të shtrirë e symbyllur po të pret!

 

Letërsinë e vjetër shqiptare

Na e mësove me zell e dashuri

Priftërinj, dhaskalë e bejtexhi

I bëre tok në Krestomaci

 

Pal Engjëlli e Dhaskal Todri

Barleti, Budi e Variboba

Bogdani, Çami, Bardhi e Nezimi

Kuvendonin shtruar te Voskopoja

 

Ligjërimet përplot ëmbëlsi

Vendosmëria e burrave të motit

Librat e brumosur me urtësi

Të japin jetë në PAVDEKËSI

Galicë, 18 mars 2016