Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Baladë për një legjendë të re

| E enjte, 17.03.2016, 08:00 PM |


BALADË E RE PËR NJË LEGJENDË TË RE

 

Nderim heroit kosovar Adem JASHARI

 

Nga Albert HABAZAJ

 

Kjo tokë filloi të mësohet me dhembjen,

Me ëndrrat mbështetur në murin e pushkatimit:

Hiena zgërdhihet kur shuan një familje,

Zogjtë e bjeshkëve e ndalën fluturimin.

 

Ende plagët e lirisë kullojnë gjak,

Dhembjen nuk e nxen dot pentagrami epik,

Një det me lot rreh të thinjurat dallgë

Për Adem Jasharin si Muji kreshnik.

 

Për Adem Jasharin, që si Mic Sokoli

U ngrit për Drenicën sipër, mbi legjendë,

Për atë që fjalën dardane e foli

Si bajraktar mbi hark dielli të prerë.