Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: 572 vjetori i Kuvendit te Lezhes

| E marte, 01.03.2016, 08:47 PM |


Gjon Keka: Me rastin e 572 vjetorit te Kuvendit te Lezhes

Neser behen 572 vite te Kuvendit te Lezhes (2 Mars 1444 ne Katedralen e Shen Nikolles) ,kuvend ky qe mori epitetin e Kuvendit te beslidhjes historike ne mes njeri tjetrit per ta mundur te keqen qe i kanosej vendit nga pushtuesi barbar osman.

Kuvendi i Lezhes nuk ishte vetem simbol i unifikimit ,por edhe simbol i fitores dhe besnikerise ndaj atdheut.

Aty u kuptua lufta e madhe ne mese te drites dhe erresires, ku me ane te ketij kuvendi arbnoret u betuan qe te jene deri ne fund pjese e drites dhe ne krye te saj zgjodhen vizionarin dhe strategun Gjergj Kastrioti si Kapiten te lidhjes dhe ushtrise se perbashket arbnore.

Kuvendi i Lezhes ishte edhe nje lloj thirrje e tere kombeve te Europes qe te bashkohen per ta debuar te keqen qe i kanosej tere kontinentit europian, mbreterit dhe princet e kohes do te duhej te merrnin shembull nga ky Kuvend te krijimit te nje kuvendi ose beslidhje te perbashket te kombeve europiane ne luften kunder pushtuesit barbar osman, por kjo nuk u mor parasysh, megjithkete Gjergj Kastrioti u be mburoj e tere kontinentit dhe civilizimit te perbashket europian.