Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bejtullah Sadiku: Hierarkia (j0)reale

| E hene, 29.02.2016, 03:24 PM |


Hierarkia (j0)reale

Nga Bejtullah Sadiku

Në çdo kohë, në çdo shekull, gati në çdo periudhë kohore ka patur, ka dhe duhet të ketë hierarki. Ky lloj termi antik daton që moti, nga koha e faraonëve, koha antike e që praktikohet deri në kohën e sotme moderne e bashkohore, se dikush duhet të udhëheq dhe prijë, por kuptohet drejtë, objektivisht dhe sa më në mënyrën ma reale?! Por, çka po ngjanë e çka po ngjet?

Si dje, si sot, apo ndoshta edhe si nesër, llojet e hierarkive që domodoshmërisht të kenë qenë të domosdoshme e në suazat e të mundshmes dhe të reales, ato janë keqpërdorë e keqkuptuar shumëfish dhe imponuar jashtë asaj që ka qenë, është e duhet të jetë meritore.

Ka patur, ka dhe (kuptohet) duhet të ketë hierarki dhe ate në shumë fusha e lami, si p.sh:

Hierarki:

– shtetërore;

– politike;

– intelektuale;

– profesionale:

– strategjike;

– ushtarake:

– akademike;

– kombëtare etj.etj.

Por assesi, nuk duhet të ketë hierarki:

– amatorësh;

– diletantësh;

– injorantësh;

– imponuesish;

– trilluesish;

– hileqarësh;

– rrenacakësh;

– tradhtarësh /akombëtarësh etj. etj., që kanë tendenca negative e me shtim të numrit të tyre, sa që dëshmon vetë koha se në shoqëri, komb e popull, sjellin më shumë të këqija se të mira…!

Duhet gjetur çelësi dhe haptazi të thuhet e veprohet NDAL, STOP, hapni krahun dhe rrugën e progresit dhe përparimit, se kështu na mori dreqi i mallkuar…?!

Krefeld, 27.02.2016

Germany