| E diele, 28.02.2016, 10:00 AM |
Ne mes Dr. Prof Irakli Premti, ne te majte biznesmeni dhe sipermarresi Prenge Doci, ne te djathte nje pjesetar i studimit per Dumrene
Naftë të cilësisë së lartë, të tipit gaz konndensatë, ka me shumicë në Dumre
Nga Prof. Dr. Irakli Premti*
Nga studimet gjeofizike për kërkimin e naftës e të gazit më gjerësisht janë përdorur gravimetria dhe sizmika. Punimet gravimetrike janë kryer në rajone të ndryshme të Ultësirës Pran-adriatike të zonës Jonike dhe pjesërisht të zonës Kruja dhe rezultatet i kanë përshkruar në raporte, relacione dhe artikuj.
Kështu S. Arapi, Th. Pulija, P. Kita “Raport mbi punimet gravimetrike të kryera në rajonin Berat-Skrapar gjatë viteve 1970-1971” Fier 1972; nga S. Arapi e specialisti kinez Lu Sian Sin në “Mbi efektivitetin gjeologjik të gravimetrisë për kërkimin e strukturave gëlqerore në rajonin Vlorë-Roskovec” Fier 1973. S. Arapi në “Raport mbi rrjetin mbështetës gravimetrik të territorit perspektiv për naftë e gaz” Fier 1973; si dhe “Zhvendosja e anomalive gravimetrike nga kulmi i strukturave” Përmb.Stud.Nr.4,1974; “Krijimi i rrjetës mbështetëse gravimetrike për pjesën jugperëndimore të vendit tonë” Përmb.Stud.Nr.3,1976; “Metodat e gravimetrisë dhe rritja e efiktevitetit të sajë në kompleksin e metodave të kërkimit të naftës dhe gazit” Nafta dhe Gazi Nr.5, 1977; “Llogaritja e efiktivitetit të forcës së gravitetit për trupat gjeologjikë në dy tri përmasa e me trajtë të çfaredoshme si dhe përdorimi në interpretimin e anomalive gravimetrike”, Permb. Stud. Nr. 2,1979. V. Dishnica “Raport mbi punimet gravimetrike në rajonin Gorisht-Ramice-Çorush viti 1971” Fier 1972; Çan Sin, Ljan Xhan Xhen, V. Dishnica etj në “Raport mbi punimet gravimetrike në rajonin Kepi i Rodonit-Lekaj viti 1972” Fier 1973. F. Strakosha, P. Kita “Raport mbi punimet gravimetrike në rajonin Osmanzezë-Memaliaj” Fier 1973. Th. Pulija, V. Dishnica “Raport mbi rezultatet e punimeve gravimetrike te zhvilluara në rajonin Lekaj-Lushnjë gjate vitit 1973” Fier 1974 dhe “Raport mbi rezultatet e punimeve gravimetrike të kryera në rajonin e Lushnjes, Fierit dhe Këlcyrë-Përmet” Fier 1975. Th. Pulija, P Kurcanaj, V, Veiraj në “Raport mbi rrezultatet e punimeve gravimetrike të kryera në rajonin e Dyrmit-Shalës” Fier 1976 dhe “Relacion mbi punimet gravimetrike tematiko-metodike në rajonin Kranë-Finiq dhe prodhimtare në rajonin Vanë të zhvilluara gjatë vitit 1977” Fier 1977. S. Arapi në disertacionin “Studim i ligjësive të përhapjes së fushës së gravitacionit në zonat e jashtme tektonike (Jonike, Kruja, Sazani) në kuadrin e kërkimeve gjeologo-gjeofizike të strukturave për naftë e gaz” Fier 1981. nga A. Frashëri etj është eksperimentuar përdorimi i elektrometrisë dhe magnetometrisë për kërkimin e shtratimeve të naftës e gazit A. Frashëri, R. Avxhiu, P. Alikaj, S. Kasapi “Rezultatet e një eksperimentimi hartografik gjeoelektrik detar” Përmb.Stud.Nr.4,1977; A. Frashëri, R. Liço, H. Haxhiu “Mundësia e përdorimit të polarizimit spontan si tregues i pranisë së shtratimit të naftës e gazit në thellësi” Përmb.Stud.Nr.2,1979; A. Frashëri “Përdorimi i elektrometrisë për kërkimin e naftës dhe të gazit” Nafta dhe Gazi, Nr.4, 1979; dhe “Relacion mbi rezultatet e eksperimentimeve për vlerësimin e saktësisë së vrojtimeve magnetometrike në rajonin e Ballshit” Tiranë 1980.
Në vendburimin e naftës Ballsh V. Kavaja ka eksperimentuar përdorimin e radiometrisë “Relacion mbi rezultatet e vrojtimeve eksperimentale të punimeve radiometrike në vendburimin e Ballshit” Tiranë 1978.
Punimet sizmike janë zhvilluar në rajone të ndryshme në Ultësirën Pranëadriatike dhe në zonën Jonike, rezultatet e të cilave janë paraqitur në raportet përkatës, nga ekipi sizmik Nr. 5 “Raport mbi punimet sizmozbuluese të kryera në zonën Sqepur-Bistrovicë shkalla 1:20000” Fier 1971 A. Kokobobo, V. Xhango “Raport mbi punimet sizmozbuluese të kryera në rajonin Mbrostar-Cakran viti 1971” Fier 1972 dhe në “Raport mbi punimet sizmozbuluese të kryera në rajonin Ballagat-Dumre gjate vitit 1972” Fier 1973. Nga A. Toska, T. Meçe etj “Raport mbi rezultatet e punimeve sizmozbuluese të zhvilluara në rajonin e Dumresë gjatë vitit 1971” Fier 1972; T. Meçe, Xhu Mao Sun etj “Raport studimi i karakteristikave të reflektimeve nga gelqerorët në rajonin e Vurgut “ Fier 1972, A. Toska, Co Çen Sian, D. Mezini “Raport mbi punimet sizmozbuluese të zhvilluara në rajonin Vurgut gjate vitit 1972” Fier 1973. P. Sadushi, Dh. Stefa “Raport mbi punimet sizmozbuluese të zhvilluara në rajonin Amonicë-Kocul” Fier 1972; nga H. Topçiu, A. Çollaku etj “Raport mbi punimet sizmozbuluese të zhvilluara në rajonin Vjose-Poro gjate vitit 1972” Fier 1973. H. Topçiu dhe në artikujt “Influenca e konditave sizmogjeologjike në punimet sizmike me metoden e valëve të reflektuara” Nafta dhe Gazi Nr. 4 1975; “Percaktimi i saktë i shpejtësive të shpërndarjes së valëve elastike rrit preçizimin e punimeve sizmike” Nafta dhe Gazi, Nr5, 1975; “Mbi kerkimet e drejtëpërdrejta të vendburimeve të naftës e gazit me anën e kompleksit të punimeve gjeofizike” Nafta dhe Gazi” Nr. 1, 1976; V. Bare, V. Leci “Raport mbi punimet sizmozbuluese të kryera në zonën Bistrovicë-Osmanzezë” Fier 1972, dhe “Raport mbi punimet seizmozbuluese të kryera në zonën Ninësh-Osmanzezë shkalla 1:25000” Fier 1973, V. Bare dhe në artikullin “Disa veçori të punimeve sizmike në rajonet malore me kondita sizmologjike të komplikuara” Nafta dhe gazi, Nr. 2, 1972; D. Mezini, E. Veziri “Raport mbi punimet sizmozbuluese të kryera në rajonin Shushicë gjate vitit 1973” Fier 1974; V. Bare, V. Xhango, E. Veizi “Raport ndërtimi gjeologjik dhe prespektiva naftëgazmbajtëse të rajonit Elbasan-Papër-Shtëpaj (në bazë të punimeve sizmike të vitit 1974 dhe punimeve të tjera gjeologjike” Fier 1974; nga E. Veizi, “Një metodë për përdorimin më të drejtë të profilave sizmike të trasuar në periklinalet e strukturave për ndërrimin e skemave strukturore” Nafta dhe gazi, Nr. 5, 1975; Th. Kamberi, Dh. Gjenerali, C. Xhufi etj “Raport mbi rezultatet e punimeve sizmike të kryera gjatë vitit 1975 në rajonin e Prishtës” Fier 1976; Z. Bega, C. Xhufi “Vlerësimi I ndërtimit të prerjeve të thellësisë me anën e diagramave në zona të përgjithësuara të ligjshmërisë së shpejtësisë v(z)=v0 (1+bzz)*v2 sipas metodës së përafrimit” Nafta dhe gazi, Nr. 2, 1978; dhe “Mbi studimin e ligjshmërive të përhapjeve të shpejtësive” Nafta dhe gazi, Nr. 3, 1978.
Studimi i zonës së Dumresë, si një zonë me kapacitete të larta naftmbatëse, më ka tërhequr gjithmonë dhe ka qenë një ëndërr e imja si inxhinier gjeologjie, për të kryer një studim shterues dhe mbi të gjitha punime shterruese në këtë zonë naftëmbajtëse.
Vajtja në Itali dhe kontakti me rezultatet befasuese të Porto Alegros në Brazil, nëpërmjet kolegëve italianë, më dhanë një impuls dhe shkëndijë për të kërkuar në trevën e Dumresë, në mundësitë që, sipas meje, dhe disa kolegëve të mi, paraqiste kjo trevë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.
Mbasi u njoha me materialin nëpërmjet literaturës të profesorëve brazilainë që ishin në Ital ku unë pata rastin të hyjë në kontakt me to, vura re që këto studime përkonin e ngjasonin me strukturën naftëmbajtëse të Dumresë.
E thënë ndryshe, këto dy struktura ngjasonin si dy pika ujë, në kuptimin gjeologjik-strukturor dhe teknonik. Pra, meqë në Porto Alegro kërkimet që lidheshin me evaporitet (gipset) kishin dënë rezultat befasues, unë ditë e natë mendoja se ky rezultat mund të aplikohej me metodën e analogjisë edhe në Dumre.
Zona e përfytyruar si naftmbajtëse në Dumre shtrihet në zonën e Shpirag-Dumre, në një sipërfaqe prej 400 kilometër katror, nga Shpiragu-Berati e deri në Bënjë.
Në vitin 1989, në revistën e mirënjohur shkencore “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, në bashkëautorësi me Isa Bajon dhe Lufter Bandillin, botuam shkrimin me titull “Strukturat e brezit antiklinal të Beratit si pjesë përbërëse e zonës jonike nuk ndërpriten por mbulohen nga evraporitet e Dumresë”.
Në këtë shkrim, mbi bazën e përgjithësimit të materialit gjeologjik, sizmik e gjeofizik për rajonin e Dumresë dhe të studimeve të artikujve të botuar në atë kohë për zonën jonike e për albanidet nga autorë të ndryshëm, dhamë mendime mbi ndërtimin gjeologo-strukturor të rajonit të Dumresë dhe marrëdhëniet me zonat kufizuese, mbi mekanizmin e ri të formimit të evaporiteve në këtë zonë naftëmbajtëse.
Pas botimit të këtij shkrimi nën shembullin e Porto Alegros, kur u ktheva nga Italia mësova se në Dumre, nën referimin e studimit tim dhe të dy kolegëve, nga shoqëria angleze PRIMER, kishte filluar kryerja e shpimit të posit në Dumre, gjë që unë e mora vesh vonë dhe nuk më erdhi mirë që qeveria dhe strukturat e asaj kohe nuk qenë konsultua me mua.
Shpimi i puist, mbasi kaloi evaporitet (gispet) vajti në thellësinë 6128 metra dhe mbas kësaj thellësie ra në avari të palikuidiueshme. Pyetjet enigmë më mbajnë peng edhe sot: si ndodhi që ra në avari të palikuidueshme dhe pse firma nuk e vazhdoi shpimin edhe për treqind metra të ngelura mbasi ajo kapi shtresën gjeologjke opima-opima?!
Të gjithë të dhënat, hartat dhe grafikat që shkojnë deri në 500 faqe grafike të shkallëve të ndryshme, më çojnë në përfundimin shkencor se në Dumre ka naftë dhe nuk ka pak, por një sasi të mundshme që shkon deri në 4 milion metra kub gaz vetëm për një shpim, kur sipërfaqja e evaporiteve është 400 kilometra katror dhe imagjinojeni se sa puse mund të hapeshin e sa rezreva të fjetura mund të viheshin në punë. Ky fakt më vuri në dyshim se rënia në avari e pusit nuk ishte një rastësi.
Nga të dhënat sizmke të strukturave të Dumresë, konstaohet se këto nuk kanë qenë të sheshta por të copëtuara tektonikisht dhe ilustruese për këtë është fakti se vetëm struktura e Dumresë është e ndarë me blloqe, njëzet e katër blloqe të thellesive të ndryshme, siç paraqitet në grafikë.
Tani, pas kaq kohësh, unë dua t’i rikthem këtyre studimeve dhe të tërheq vëmendjen e specialstëve dhe të strukturave, sepse, e para: duhet të angazhohet një shoqëri për shpimet në zonën e Dumresë, një shoqëri japoneze ose kineze, qoftë dhe franceze, që të mund ta çojnë deri në fund realizimin e këtij projekti madhor për të ardhmen e naftës dhe gazit në Shqipëri.
Imagjojeni se çfarë bumi të fortë ekonomik mund të sillte zbulimi i rezervave të naftës në këtë zonë, rezerva për të cilat ka aq shumë nevojë ekonomia shqiptare për t’u ngritur dhe zhvilluar në këtë kohë krize dhe stanjacioni global.
*Ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar